Friday, September 30, 2016

Por ata ju largojnë nga ata që janë ulur afër juve!


''Telefonat celular ju sjellin më afër personit që është larg nga ju. Por ata ju largojnë nga ata që janë ulur afër juve!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, September 24, 2016

Mbulesa për para


''Po të ishte e vërtetë që dikush jep para që femrat shqipëtare të mbulohen, do të mbuloheshin edhe shumë meshkuj shqipëtarë, pasiqë imani (besimi) i disave është vetëm tek paraja - prandaj i sheh disa të cilët mendojnë se askush nuk mundet ta bëjë asnjë vepër për hirë të Zotit por vetëm për shkak të parasë - kjo për shkak se disa njerëz mendojnë se edhe të tjerët janë sikurse ata vetë.''

''Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le t'i mbulojnë kraharoret me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre...''1

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. En-Nur, 31.

Thursday, September 22, 2016

Bëhu gati për luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij!


Bëhu gati për luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij!

Transmetohet se Ibn Abbasi (radiallahu anhu) ka thënë: ''Do t'i thuhet në Ditën e Ringjalljes atij që e ka konsumuar (që e ha) kamatën: ''Merre armën tënde për luftë.'' Pastaj ai e recitoi ajetin:
''Dhe në qoftë se ju nuk e bëni këtë, atëherë iu është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij.'' (El-Bekare, 279).

Burimi: ''Tefsir Ibn Kethir'', 2/657.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, September 19, 2016

Njerëzit janë dy llojesh - kërkues të diturisë dhe kërkues të dunjasë


''Njerëzit janë dy llojesh: kërkues të fesë (të diturisë) dhe kërkues të dunjasë.''

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.

Burimi: ''Mexhmu El-Fetua'', 11/620.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, September 18, 2016

Mos e humbisni namazin e ardhshëm


''Pa marrë parasysh se sa shumë namaze i keni humbur (nuk i keni falur) deri tash, mos e humbisni namazin e ardhshëm!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, September 17, 2016

Të butë dhe të përulur ndaj besimtarëve dhe të ashpër ndaj jobesimtarëve


Të butë dhe të përulur ndaj besimtarëve dhe të ashpër ndaj jobesimtarëve

''O ju që besuat! Kushdo nga mesi juaj që ia kthen shpinën (largohet prej) fesë së tij (Islamit), dijeni se Allahu do të sjellë njerëz që Ai i do dhe që ata e duan; të përulur ndaj besimtarëve dhe të ashpër ndaj jobesimtarëve; që luftojnë (përpiqen) në rrugën e Allahut dhe nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi.'' (El-Maide, 54).

Shejh Muhamed Salih El-Munexhid, Allahu e ruajt thotë:

''Në këtë ajet Allahu i përshkruan cilësitë e atyre që Ai i do, e para prej të cilave është: përulësia dhe jo të qenit arrogant ndaj Muslimanëve, dhe të qenit i ashpër ndaj jobesimtarëve, dhe jo të përul apo poshtëron veten para tyre.
Ata (të cilët Allahu i do) përpiqen për hirë të Allahut kundër Shejtanit, jobesimtarëve, munafikëve dhe zullumqarëve, dhe ata përpiqen kundër nefsit (vetës) së tyre. Ata nuk frikësohen nga qortimet (fajësimet) e asnjë qortuesi, për shkak se për aq kohë sa ata janë duke ndjekur urdhërat e fesë së tyre, ai nuk do të brengoset për askë që e përqeshë apo e fajëson (qorton) atë.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, September 16, 2016

Nëse i bindesh shumicës së njerëzve që gjenden në tokë


Me pyeti një vëlla se a thua pse disa hoxhallarë kanë më shumë pëlqime, komente e ndjekës në fejsbuk dhe youtube e kështu me rradhë se sa disa të tjerë edhe pse nuk i përmbahen fesë ashtu siç Allahu subhanehu ue teala dhe i Dërguari i Tij salallahu alejhi ue selem na kanë porositur?

Përgjigja është shumë e thjeshtë:

1. Ngase ua bëjnë rrafsh të gjithëve - ua lehtësojnë haramet secilit që dëshiron ta bën një haram. Me cilindo që të ulen, ia gjejnë zgjidhjen edhe nëse ajo zgjidhje është kundër fesë Islame, dhe njerëzit gjithmonë i duan ata që ua lehtësojnë haramet.

2. Numri i madh i ndjekësve, likeve (pëlqimeve) e komenteve e kështu me rradhë nuk do të thotë se i tilli është në hak (në të drejtë). Shejtani ka më shumë pasues por kjo nuk e bën atë të jetë në hak.
Pasuesit e feve tjera në botë janë në numër më të madh se pasuesit e fesë Islame por kjo nuk i bën ata të jenë në hak.
Allahu subhanehu ue teala, kur flet për shumicën e njerëzve në Kur'an në disa ajete thotë:

''Nëse i bindesh shumicës së njerëzve që gjenden në tokë, ata do të të shmangin nga rruga e Allahut. Ata ndjekin vetëm hamendjet. Ata vetëm gënjejnë.'' (El-En'am, 116).

Allahu subhanehu ue teala, i ruajt nga sherri i keqbërësve vëllezërit tanë të cilët e shpjegojnë Islamin ashtu siç është e jo ashtu siç e duan të tjerët vetëm e vetëm për t'u krenuar me numrin e madh të likeve (pëlqimeve) e ndjekësve.

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Imam Dhehebiu në lidhje me shirkun që njerëzit e bënin tek varri i Zonjës Nefise Bint Hasan


Imam Dhehebiu në lidhje me shirkun që njerëzit e bënin tek varri i Zonjës Nefise Bint Hasan

Është praktikë e të devijuarve që të hulumtojnë dhe mundohen me çdo kusht të gjejnë fjalë të dijetarëve në mënyrë që të mbrojnë devijimet e tyre, në mënyrë që t'ju thojnë të tjerëve ja ne po i pasojmë imamët.
Kemi parë të tillët të cilët e marrin një fjalë të një imami për një çështje të caktuar dhe i fshehin fjalët tjera të tij në po të njëjtën çështje. Pra e marrin atë fjalë që ju konvenon, mirëpo i fshehin pastaj sqarimet që po i njëjti imam i thotë.

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë atyre të cilët pretendonin se duaja pranohet afër varreve për shkak të banorëve të varreve iu përgjigjet: ''Duaja pranohet afër varreve të Profetëve, Eulijave dhe vendeve tjera të bekuara. Por ARSYEJA E PRANIMIT të duasë është në khushunë (përulësinë) dhe në qarjen e tij.''

Imami në lidhje me të devijuarit të cilët kërkonin ndihmë nga njerëzit e drejtë, thotë në lidhje me Zonjën Nefise dhe shirkun që njerëzit e bënin tek varri i saj: ''Dhe injorantët nga mesi i Egjiptianëve kanë besim në atë që është përtej përshkrimit, dhe është e palejueshme (për të mbajtur besim të tillë) për shkak të Shirkut që është në të, dhe ata i bëjnë sexhde varrit të saj dhe kërkojnë istigfar (falje) prej saj si ai (besimi) i mushrikëve (idhujtarëve).''

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 17/77; 10/106 nga Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, September 15, 2016

Ose ne e godasim atë ose ai na vë në gjumë


''Namazi i Sabahut është raundi ynë i parë kundër Shejtanit, ose ne e godasim atë ose ai na vë në gjumë.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, September 14, 2016

Nëna e tij e barti atë me mundim


Herën tjetër kur nëna juaj të ketë nevojë për ndihmë që të bart qeset (torbat), kujtoji ajetet:

''Nëna e tij e barti atë me mundim.'' (El-Ahkaf, 15).

''Nëna e ka bartur atë, duke duruar mundim pas mundimi.'' (Lukman, 14).

Përktheu: Jetmir Jakupi

Ata që i burgosin dhe torturojnë Muslimanët


''Një grua shkoi (u dërgua) në Xhehennem për shkak se e mbylli (burgosi) një mace, imagjinoni fatin e atyre që i torturojnë dhe i burgosin njerëzit e La ilahe ila Allah.''

Shejh Ahmed Musa Xhibril

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sa të mrekullueshëm janë ata të cilët sot thërrasin në Sunnet


''Sa të mrekullueshëm janë ata të cilët sot thërrasin në Sunnet. Edhe më të mrekullueshëm janë ata të cilët i përgjigjen (thirrjes) dhe e pranojnë Sunnetin.''

Imam Junus Ibn Ubejdi, Allahu e mëshiroftë.

Burimi: ''El-Hilje'', 3/21 nga Imam Ebu Nuajmi; ''El-Ibane El-Kubra'', nr.20 nga Imam Ibn Bata; ''Es-Sunneh'', nr.21-23 nga Imam Lalikai.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, September 13, 2016

Mos e vono pendimin sepse me të vërtetë vdekja mund të vijë papritur


''O biri im! Mos e vono pendimin sepse me të vërtetë vdekja mund të vijë papritur.''

Këshillë e Llukmanit alejhi selam drejtuar birit të tij.

Burimi: ''Shu'ab El-Iman'', nr.6701 nga Imam Bejhekiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Do ta dini se Kijameti është afër atëherë kur është normale të jesh i pamoralshëm


''Do ta dini se Kijameti është afër atëherë kur është gjë normale të jesh i pamoralshëm.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Kur ju bini në dashuri në diçka haram, ju do ta humbni aftësinë tuaj për të dashur hallallin


''Kur ju bini në dashuri në diçka haram, ju do ta humbni aftësinë tuaj për të dashur hallallin.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, September 11, 2016

Zoti juaj po ju paralajmëron juve (po ua tërhjekë vërejtjen)!


Zoti juaj po ju paralajmëron juve (po ua tërhjekë vërejtjen)!

Nuk është koha për panik por është koha për pendim e për dua (lutje). Nga caktimi i Allahut subhanehu ue teala nuk mund të ikë askush e as askush nuk mund të shpëtojë nga dënimi i Tij.

Derisa ezani thërret, një pjesë e madhe e njerëzve qëndrojnë në rrugë nga frika se do të ndodhë sërish tërmet, mirëpo shumica prej tyre nuk e kanë frikë Atë që e dërgon tërmetin, e as që bëhen gati që t'i biejnë në sexhde Atij (të falin namazin). Na ka mbuluar e keqja në tëra anët, njerëzit i bëjnë veprat e këqija dhe fare nuk brengosen, e mandej të hutuar pyesin: 'Pse po na ndodhin këto të këqija neve?!'

Përderisa je i tillë, dije se edhe nëse ndodhë sërish ndonjë tërmet ti ndoshta mund të shpëtosh nga ai, mirëpo nuk ke shpëtim nga Allahu subhanehu ue teala sepse një ditë do të dalësh para Tij dhe do të përgjigjesh për çdo të keqe që ke vepruar në këtë botë.

Shejh Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Allahu ndonjëherë i jep tokës leje që të marrë frymë, e cila është kur ndodhin tërmete të mëdha; kjo i bën njerëzit që të ndjehen të frikësuar, kështu që ata pendohen, hjekin dorë nga gjynahet, i luten Allahut dhe ndjejnë keqardhje (për gjynahet e tyre).
Kur ka pasur ndonjë tërmet, disa nga Selefët (të parët tanë të mirë) kanë thënë: Zoti juaj po ju paralajmëron juve (po ua tërhjekë vërejtjen).
Kur Medina ishte goditur nga një tërmet, Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, iu kishte drejtuar njerëzve dhe kishte thënë: ''Në qoftë se ka (nëse ndodhë) edhe një tjetër tërmet, unë nuk do të qëndroj këtu me juve.''1

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. ''Miftah Der El-Se'ada'', 1/221.

Cili prej ulemave të cilët i referohen shumë Sufitë, thoshte se Allahu do ta ulë Profetin në Arshin e Tij?


Cili prej ulemave të cilët i referohen shumë Sufitë, thoshte se Allahu do ta ulë Profetin në Arshin e Tij?

Shejh Abdul Kadir Xhejlani, Allahu e mëshiroftë, transmetohet se ka thënë: ''Ehli Sunneti besojnë se Allahu e ka zgjedhur të Dërguarin dhe Profetin e Tij mbi të gjithë Profetët dhe të Dërguarit e tjerë që të ulet me Të mbi Arshin e Tij në Ditën e Gjykimit.''1

Çfarë do të thonë Sufitë Barelvi dhe Deobanditë, veçanërisht pasuesit e tarikatit Kadiri në lidhje me thënien e këtij imami!2

Burimi: ''El-Ghunje'', 1/105 të Shejh Abdul Kadir Xhejlaniut, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Edhe pse e kemi cekur në tema tjera ky nuk është qëndrimi i saktë dhe ne nuk i takojmë këtij mendimi sikurse mund të lexoni në temën në linkun në vazhdim: http://jetmirjakupi.blogspot.mk/2016/09/a-ishte-vetem-ibn-tejmija-ai-qe-e.html
2. Nëse bidatçitë polemizojnë se a i atribohet saktë ky libër këtij Shejhu, e sjellim fjalën e Imam Ibn Kethirit, Allahu e mëshiroftë, i cili ndër të tjera thotë për Shejh Abdul Kadir Xhejlanin: ''Ai ishte i drejtë dhe i devotshëm, dhe i shkroi librat e quajtur ''El-Ghunje'' dhe ''Futuh El-Ghajb'', në të cilat ka gjëra të mira dhe në të cilat gjithashtu citohen hadithe të dobëta dhe të shpikura..'' ( ''El-Bidaje uen-Nihaje'', 12/768). (Shpjegime të Përkthyesit).

Saturday, September 10, 2016

A ishte vetëm Ibn Tejmija ai që e saktësonte thënien e Imam Muxhahidit rreth uljes së Profetit në Arsh?


A ishte vetëm Ibn Tejmija ai që e saktësonte thënien e Imam Muxhahidit rreth uljes së Profetit në Arsh?

Grupacionet e devijuara e kundërshtojnë dhe e akuzojnë Shejhul Islam Ibn Tejmijen se ai ishte i vetmi që thoshte se thënia e Imam Muxhahidit se Allahu do të lë vend për Profetin salallahu alejhi ue selem që të ulet në Arsh, mirëpo kjo gjë nuk është e vërtetë.
Më saktë, dijetarët nuk kanë qenë gjithë të një mendimi sikurse do ta sqarojmë në vazhdim në lidhje me komentimin e ajetit 79 të sures El-Isra, respektivisht ajetin: ''Është e vërtetë se Zoti yt do të të vendosë ty në El-Mekam El-Mahmud (në një vend të lavdëruar).''

Sipas mendimit më të saktë, mendim të cilin edhe ne e pasojmë - 'El-Mekam El-Mahmud' është për qëllim ndërmjetësimi i madh që do t'i jepet Muhamedit salallahu alejhi ue selem në Ditën e Gjykimit për këtë Ummet dhe ky është mendimi i shumicës së komentuesve të Kur'anit dhe dijetarëve.

Fillimisht vlen të ceket se Imam Muxhahidi, Allahu e mëshiroftë ishte prej tabi'inëve dhe fillimisht këtij Imami i atribohet thënia 'Allahu do ta ulë Pejgamberin me Të në Arshin e Tij.'

Në lidhje me këtë thënie nga Imam Muxhahidi, Allahu e mëshiroftë dijetarët kanë polemizuar fillimisht se a i ka thënë ky Imam vërtetë këto fjalë dhe për këtë dy mendime:

1. Një grup i dijetarëve kanë thënë se kjo thënie i atribuohet gabimisht Imamit - pra nuk i ka thënë këto fjalë dhe se ky qëndrim është i gabuar.
2. Një grup i dijetarëve kanë thënë se këto fjalë vërtetë i ka thënë Imam Muxhahidi dhe vetë ata kanë qenë të këtij mendimi.

Imam Ibn Haxher Eskalani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''(Imam Abdurrahman) Ibnul Xheuzi ka thënë: ''Shumica e (dijetarëve) janë të mendimit se El-Mekam El-Mahmud do të thotë Shefati (ndërmjetësimi). Është thënë: ''Është ulja në Arsh.'' Është thënë gjithashtu: ''Është ulja në Kursi.''
Një grup (i dijetarëve) i kanë përmendur këto dy thënie. Nëse ato (thënie) vërtetohen atëherë ato nuk janë në kundërshtim me thënien e parë (domethënë se nënkupton ndërmjetësimin), sepse është një mundësi se Ulja nënkupton lejimin e ndërmjetësimit, dhe gjithashtu është e mundur se Ulja është në të vërtetë Ndërmjetësimi sikurse është e njohur dhe Ulja në të vërtetë është një gjendje që është el-uasiletu uel-fadileh.''1

Pra, jo vetëmse Ibnul Xheuzi po tregon se është mendimi i tillë në mesin e një grupi të dijetarëve, por ai gjithashtu po thotë se ky mendim nuk është kundër mendimit të shumicës së dijetarëve! Pra, këta që akuzojnë Shejhul Islam Ibn Tejmijen, tash duhet ta akuzojnë edhe Ibnul Xheuzin që jetoi 200 vite para Ibn Tejmijes dhe Ibn Haxher Eskalanin që e sjell këtë mendim.

Dijetarë të shumtë kishin mendimin se El-Mekam El-Mahmud nënkupton se Allahu subhanehu ue teala, do ta ulë Muhamedin alejhi selam në Arshin e Tij. Fjalët e dijetarëve janë të shumta, mirëpo ne do të përmendim disa thjeshtë për të kuptuar se nuk ishte vetëm Ibn Tejmija sikurse e akuzojnë të devijuarit.

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë ka thënë: ''Në mesin e atyre të cilët thonë se transmetimi i Muxhahidit duhet të pranohet dhe të mos kundërshtohet janë: Abas Ibn Muhamed Ed-Dauri El-Hafidhi, Jahja Ibn Ebi Talib El-Muhadithi, Muhamed Ibn Ismail Es-Sulemi Et-Tirmidhiu El-Hafidhi, Ebu Xhafer Muhamed Ibn Abdul Malik Ed-Dakiki, Ebu Davud Sulejman Ibn El-Eshe'th Es-Sixhistani autori i Es-Sunnetit (autori i librit ''Suneni i Ebu Davudit''), Imami i kohës së tij Ibrahim Ibn Is'hak El-Harbi, Hafidh Ebu Kilabe Abdul Malik Ibn Muhamed Er-Rikashi, Hamdan Ibn Ali El-Uerak El-Hafidhi dhe një grup i njerëzve të tjerë nga Ulematë e Sunnetit.''2

Imam Dhehebiu, ka thënë: ''Shpjegimi që Muxhahidi i ka dhënë këtij ajeti, sikurse e përmendëm më lartë është kundërshtuar nga disa prej dijetarëve. El-Mirvezi (nxënës i Imam Ahmed Ibn Hanbelit) është munduar shumë që ta mbrojë këtë qëndrim (të Muxhahidit), dhe ai ka përpiluar një libër në lidhje me këtë çështje...''3

Imam Ibn Abdul Berri, Allahu e mëshiroftë edhe pse e kundërshton thënien e Imam Muxhahidit e pranon se këtë thënie e ka thënë Imam Muxhahidi, pra pse askush nuk i akuzon këta Imam që i kanë thënë këto fjalë?!4

Në transmetime të tjera të shumta, përmenden thëniet e imamëve të cilët kishin besimin se El-Mekam El-Mahmud do të thotë se Allahu do ta ulë Pejgamberin në Arshin e Tij në Ditën e Gjykimit, si: Imam Muxhahidi, Seid Ibn Ijas El-Xhurejri, Imami i Ehli Sunnetit Ahmed Ibn Hanbeli, Ebu Xhafer Muhamed Ibn Abdul Malik Ed-Dekiki, Harun Ibn Marufi, Abdul Vehab El-Veraku, Is'hak Ibn Ravejh, Ebu Davud Es-Sixhistani, Muhamed Ibn Mus'abi, Ibrahim Ibn Matuvejh El-Esbahani, Ebu Kilabe Er-Rikashi, Ali Ibn Sehl El-Bezazi, Ebu Ubejd El-Kasim Ibn Selami, Abas Ibn Muhamed Ed-Deuri, Ebu Bekr El-Axhuri, Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbeli e shumë dijetarë të tjerë.

Të gjitha thëniet e këtyre imamëve dhe të tjerëve mund të gjenden në librat: ''Et-Temhid''; ''El-Uluv'', ''Esh-Sheriah''; ''Tabekat El-Hanabile''; ''Es-Sunneh'' nga Imam Halali dhe nga Imam Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbeli'';  ''Ibtal Et-Teuilat'' etj.

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. ''Fet'h El-Bari'', Kitab El-Edhan, hadithi 614.
2. ''El-Uluv'', 1/194.
3. ''El-Uluv'', 2/1081-1090, nr.422-426.
4. ''Et-Temhid'', 7/157.

Sunday, September 4, 2016

Çfarë thotë Ibn Tejmija në lidhje me hadithin se i Dërguari i Allahut do të ulet në Arsh?


Çfarë thotë Ibn Tejmija në lidhje me hadithin se i Dërguari i Allahut do të ulet në Arsh?

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Hadithi në lidhje me atë se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) ulet në Arsh është transmetuar nga një numër i njerëzve nëpërmjet shumë senedeve (zinxhirëve) merfu (domethënë që i janë atribuar Profetit salallahu alejhi ue selem), por të gjitha ato janë meudu (të shpikura).''

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Asnjë tekst në lidhje me çështjen e Profetit tonë se do të ulet në Arsh nuk është vërtetuar (saktësuar); ka një transmetim të pavlefshëm (të kotë) në lidhje me këtë çështje.''

Burimi: ''Dar Te'arud El-Akl ue'n-Nakl'', 3/19 nga Shejhul Islam Ibn Tejmije dhe ''El-Uluv'', 2/1081, nr.422 nga Imam Dhehebiu.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Vazhdim i tekstit: Në cilin libër Ibn Tejmija ka thënë se Allahu është ulur në Arshin e Tij dhe se Ai ka lënë vend ku do të ulet Profeti?


Vazhdim i tekstit: Në cilin libër Ibn Tejmija ka thënë se Allahu është ulur në Arshin e Tij dhe se Ai ka lënë vend ku do të ulet Profeti?

Shejh Mahmud Shukri El-Alusi, është përgjigjur detajisht në lidhje me këtë çështje mirëpo ne do të përmendim vetëm fjalët që Shejhu i sjellë nga vetë librat e Shejhul Islam Ibn Tejmijes i cili në ''Err-Risale Et-Tedmurije'', ka thënë: ''Ndjekësi i iluzioneve mendon se kur përshkrimi është ''Ai Istiva (u ngrit) mbi Arsh'', atëherë Istivaja është sikurse Istivaja e një njeriu mbi një anije ose mbi kafshë sikurse Allahu thotë: ''Dhe Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) dhe ju mundësoi të udhëtoni hipur në anije ose në kafshë. Që të mund ju lehtë të uleni mbi shpinën e tyre.'' (El-Zuhruf, 12-13).
Ai (ndjekësi i iluzioneve) mendon se kur Allahu është ngritur dhe lartësuar mbi Arsh, nënkupton se Allahu ka nevojë për Arshin sikurse njeriu ka nevojë për anijet dhe kafshët për t'u ulur, Allahu është i Lartësuar (dhe i Pastër) nga gjithë ky (shpjegim) i rremë (i pavërtetë).''

Pastaj vazhdon Shejh Mahmud Shukri El-Alusi dhe përmend nga fjalët e Shejhul Islam Ibn Tejmijes, nga po i njëjti libër: ''Është e ditur se Allahu teala nuk ka nevojë për krijesat. Ai është Krijues i Arshit dhe gjërave të tjera. Çdo gjë është e varur nga Ai, Ai nuk është i varur nga ndonjë gjë, atëherë si ka mundësi që dikush të besojë se kur Ai është ngritur dhe lartësuar mbi Arsh, se Ai pastaj ka nevojë për Arshin? Allahu është i Lartësuar (dhe i Pastër) nga thëniet e këtyre zullumqarëve, kushdo që mendon kështu është injorant dhe në rrugë të gabuar.''2

Burimi: ''Ghajetul Ameni fi red ala en-Nabheni'', 1/628.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Vazhdim i pjesës së parë: http://jetmirjakupi.blogspot.mk/2016/09/ne-cilin-liber-ibn-tejmija-ka-thene-se.html
2. Për më gjërësisht nga vetë librat e Shejhul Islam Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë mund të lexoni në këtë link: http://jetmirjakupi.blogspot.mk/2014/03/kur-selefet-dhe-imamet-e-sunnetit-thone.html
3. Në temën të cilën do ta postojmë ditëve në vazhdim do të përmendim thëniet e disa dijetarëve të cilët kanë folur rreth kësaj çështje. (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, September 3, 2016

Në cilin libër Ibn Tejmija ka thënë se Allahu është ulur në Arshin e Tij dhe se Ai ka lënë vend ku do të ulet Profeti?


Në cilin libër Ibn Tejmija ka thënë se Allahu është ulur në Arshin e Tij dhe se Ai ka lënë vend ku do të ulet Profeti?

Shejh Mahmud Shukri El-Alusi, Allahu e mëshiroftë në kritikën e Sufiut Nabheni drejtuar Shejhul Islam Ibn Tejmijes se gjoja ai ka thënë: ''Allahu është ulur në Arshin e Tij dhe Ai ka lënë një vend për Profetin Muhamed salallahu alejhi ue selem, i cili do të ulet me Të, sikurse Ebu Hajani e ka përmendur në tefsirin e tij.''

Ka thënë Shejh Mahmud Shukri El-Alusi: ''Në cilin libër Ai (Shejhul Islam Ibn Tejmija Vetë) ka thënë se Allahu është ulur në Arshin e Tij dhe se Ai ka lënë një vend në të cilin Profeti salallahu alejhi ue selem, do të ulet? Në cilin libër Shejh Ebu Hajani e ka parë këtë?''1

Burimi: ''Ghajetul Ameni fi red ala en-Nabheni'', 1/628.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Shejh Mahmud Shukri El-Alusi, Allahu e mëshiroftë është përgjigjur më detajisht në lidhje me këtë çështje të cilën do e publikojmë ditëve në vazhdim in shaa Allah. (Shpjegim i Përkthyesit).

Friday, September 2, 2016

Thënia 'Alejhi Selam' dhe 'KerremAllahu Uexhhehu' veçanërisht për Ali Ibn Ebi Talibin dhe Ehli Bejtin


Thënia 'Alejhi Selam' dhe 'KerremAllahu Uexhhehu' veçanërisht për Ali Ibn Ebi Talibin dhe Ehli Bejtin

Në lidhje me këtë çështje dijetarët janë ndarë në mendime se a lejohet përdorimi i këtyre fjalëve ndaj dikujt tjetër jashta Pejgamberëve të Allahut, dhe e vërteta është se kjo fjalë nuk është përdorur vetëm për Ali Ibn Ebi Talibin dhe Ehli Bejtin radiallahu anhum, por edhe për sahabë të tjerë. Më saktë ajo që e kanë thënë dijetarët e Ehli Sunnetit është se nëse duhet të përdoren fjalë të tilla për dikë, atëherë më primare është të përdoren për Ebu Bekrin, Omer Ibn Hattabin dhe Uthman Ibn Affanin radiallahu anhum, të cilët janë më meritor se sa Ali Ibn Ebi Talibi radiallahu anhu.

Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë ka thënë: ''Kjo frazë është përdorur shumë nga shkruesit të cilët kanë transkriptuar libra në të cilin fraza 'alejhi selam (paqja qoftë mbi të) është përdorur për Aliun (radiallahu anhu), me përjashtim të Sahabëve të tjerë, ose janë përdorur fjalët ''KerremAllahu uexhhehu''.
Ndonëse kuptimi është i pranueshëm, ne duhet t'i respektojmë të gjithë Sahabët në mënyrë të barabartë në këtë mënyrë, sepse kjo është një lloj i nderimit dhe i respektimit, dhe dy Shejhat (Ebu Bekri dhe Omer Ibn Hattabi) dhe Prijësi i Besimtarëve Uthmani janë më meritor për këtë - Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.''1

Disa dijetarë kanë thënë se arsyeja e ndalimit të përdorimit të këtyre frazave për dikë nga sahabët është që të mos përngjasojmë me Shijat të cilët në këtë formë e veçojnë Ali Ibn Ebi Talibin dhe Ehli Bejtin radiallahu anhum.2

Mirëpo shprehje të tilla janë përdorur edhe për shumë sahabë jashta Ehli Bejtit, sikurse për Ebu Bekrin, Omer Ibn Hattabin, për Ebu Aufën radiallahu anhum. Është përdorur edhe për disa nga gratë e Profetit salallahu alejhi ue selem, si për Aishen, Hadixhen dhe Hafsën radiallahu anhuma.
Të gjitha këto i transmetojnë Muslimi, Darekutni, Ibn Kethiri, Hatib El-Bagdadi, Ibn Tejmija, Ibn Sa'di, Ebu Davudi, Ibn Haxheri e të tjerë.

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. ''Tefsir Ibn Kethir'', 3/517.
2. ''Muxhem El-Menehi El-Lefzijah'', fq.454, nga Shejh Bekr Ebu Zejdi, Allahu e mëshiroftë.

Shejhul Islam Ibn Tejmije dhe Imam Ebu Hanifja, Allahu i mëshiroftë


Shejhul Islam Ibn Tejmije dhe Imam Ebu Hanifja, Allahu i mëshiroftë

Prej dijetarëve që nuk ka qenë Hanefi e që më së shumti e ka mbrojtur Imam Ebu Hanifen, Allahu e mëshiroftë ka qenë Shejhul Islam Ibn Tejmija, megjithatë i sheh ata që pretendojnë se janë Hanefi të nxjerrin vrer kundër tij.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nuk ka asnjë dyshim në lidhje me diturinë e Imam Ebu Hanifes (Allahu e mëshiroftë). Njerëzit më vonë i kanë atribuar shumë gënjeshtra Imam Ebu Hanifes, të cilat ishin të gjitha të pavërteta. Qëllimi i shkrimeve të tilla ishte që të njollosin Imam Ebu Hanifen.'' (''Minhexh El-Sunneh El-Nebeuije'', vëll.1, fq.259).

Shkruar nga: Jetmir Jakupi