Sunday, September 11, 2016
Cili prej ulemave të cilët i referohen shumë Sufitë, thoshte se Allahu do ta ulë Profetin në Arshin e Tij?
Cili prej ulemave të cilët i referohen shumë Sufitë, thoshte se Allahu do ta ulë Profetin në Arshin e Tij?
Shejh Abdul Kadir Xhejlani, Allahu e mëshiroftë, transmetohet se ka thënë: ''Ehli Sunneti besojnë se Allahu e ka zgjedhur të Dërguarin dhe Profetin e Tij mbi të gjithë Profetët dhe të Dërguarit e tjerë që të ulet me Të mbi Arshin e Tij në Ditën e Gjykimit.''1
Çfarë do të thonë Sufitë Barelvi dhe Deobanditë, veçanërisht pasuesit e tarikatit Kadiri në lidhje me thënien e këtij imami!2
Burimi: ''El-Ghunje'', 1/105 të Shejh Abdul Kadir Xhejlaniut, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Edhe pse e kemi cekur në tema tjera ky nuk është qëndrimi i saktë dhe ne nuk i takojmë këtij mendimi sikurse mund të lexoni në temën në linkun në vazhdim: http://jetmirjakupi.blogspot.mk/2016/09/a-ishte-vetem-ibn-tejmija-ai-qe-e.html
2. Nëse bidatçitë polemizojnë se a i atribohet saktë ky libër këtij Shejhu, e sjellim fjalën e Imam Ibn Kethirit, Allahu e mëshiroftë, i cili ndër të tjera thotë për Shejh Abdul Kadir Xhejlanin: ''Ai ishte i drejtë dhe i devotshëm, dhe i shkroi librat e quajtur ''El-Ghunje'' dhe ''Futuh El-Ghajb'', në të cilat ka gjëra të mira dhe në të cilat gjithashtu citohen hadithe të dobëta dhe të shpikura..'' ( ''El-Bidaje uen-Nihaje'', 12/768). (Shpjegime të Përkthyesit).
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment