Sunday, September 11, 2016

Zoti juaj po ju paralajmëron juve (po ua tërhjekë vërejtjen)!


Zoti juaj po ju paralajmëron juve (po ua tërhjekë vërejtjen)!

Nuk është koha për panik por është koha për pendim e për dua (lutje). Nga caktimi i Allahut subhanehu ue teala nuk mund të ikë askush e as askush nuk mund të shpëtojë nga dënimi i Tij.

Derisa ezani thërret, një pjesë e madhe e njerëzve qëndrojnë në rrugë nga frika se do të ndodhë sërish tërmet, mirëpo shumica prej tyre nuk e kanë frikë Atë që e dërgon tërmetin, e as që bëhen gati që t'i biejnë në sexhde Atij (të falin namazin). Na ka mbuluar e keqja në tëra anët, njerëzit i bëjnë veprat e këqija dhe fare nuk brengosen, e mandej të hutuar pyesin: 'Pse po na ndodhin këto të këqija neve?!'

Përderisa je i tillë, dije se edhe nëse ndodhë sërish ndonjë tërmet ti ndoshta mund të shpëtosh nga ai, mirëpo nuk ke shpëtim nga Allahu subhanehu ue teala sepse një ditë do të dalësh para Tij dhe do të përgjigjesh për çdo të keqe që ke vepruar në këtë botë.

Shejh Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Allahu ndonjëherë i jep tokës leje që të marrë frymë, e cila është kur ndodhin tërmete të mëdha; kjo i bën njerëzit që të ndjehen të frikësuar, kështu që ata pendohen, hjekin dorë nga gjynahet, i luten Allahut dhe ndjejnë keqardhje (për gjynahet e tyre).
Kur ka pasur ndonjë tërmet, disa nga Selefët (të parët tanë të mirë) kanë thënë: Zoti juaj po ju paralajmëron juve (po ua tërhjekë vërejtjen).
Kur Medina ishte goditur nga një tërmet, Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, iu kishte drejtuar njerëzve dhe kishte thënë: ''Në qoftë se ka (nëse ndodhë) edhe një tjetër tërmet, unë nuk do të qëndroj këtu me juve.''1

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. ''Miftah Der El-Se'ada'', 1/221.

No comments:

Post a Comment