Sunday, September 4, 2016
Vazhdim i tekstit: Në cilin libër Ibn Tejmija ka thënë se Allahu është ulur në Arshin e Tij dhe se Ai ka lënë vend ku do të ulet Profeti?
Vazhdim i tekstit: Në cilin libër Ibn Tejmija ka thënë se Allahu është ulur në Arshin e Tij dhe se Ai ka lënë vend ku do të ulet Profeti?
Shejh Mahmud Shukri El-Alusi, është përgjigjur detajisht në lidhje me këtë çështje mirëpo ne do të përmendim vetëm fjalët që Shejhu i sjellë nga vetë librat e Shejhul Islam Ibn Tejmijes i cili në ''Err-Risale Et-Tedmurije'', ka thënë: ''Ndjekësi i iluzioneve mendon se kur përshkrimi është ''Ai Istiva (u ngrit) mbi Arsh'', atëherë Istivaja është sikurse Istivaja e një njeriu mbi një anije ose mbi kafshë sikurse Allahu thotë: ''Dhe Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) dhe ju mundësoi të udhëtoni hipur në anije ose në kafshë. Që të mund ju lehtë të uleni mbi shpinën e tyre.'' (El-Zuhruf, 12-13).
Ai (ndjekësi i iluzioneve) mendon se kur Allahu është ngritur dhe lartësuar mbi Arsh, nënkupton se Allahu ka nevojë për Arshin sikurse njeriu ka nevojë për anijet dhe kafshët për t'u ulur, Allahu është i Lartësuar (dhe i Pastër) nga gjithë ky (shpjegim) i rremë (i pavërtetë).''
Pastaj vazhdon Shejh Mahmud Shukri El-Alusi dhe përmend nga fjalët e Shejhul Islam Ibn Tejmijes, nga po i njëjti libër: ''Është e ditur se Allahu teala nuk ka nevojë për krijesat. Ai është Krijues i Arshit dhe gjërave të tjera. Çdo gjë është e varur nga Ai, Ai nuk është i varur nga ndonjë gjë, atëherë si ka mundësi që dikush të besojë se kur Ai është ngritur dhe lartësuar mbi Arsh, se Ai pastaj ka nevojë për Arshin? Allahu është i Lartësuar (dhe i Pastër) nga thëniet e këtyre zullumqarëve, kushdo që mendon kështu është injorant dhe në rrugë të gabuar.''2
Burimi: ''Ghajetul Ameni fi red ala en-Nabheni'', 1/628.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Vazhdim i pjesës së parë: http://jetmirjakupi.blogspot.mk/2016/09/ne-cilin-liber-ibn-tejmija-ka-thene-se.html
2. Për më gjërësisht nga vetë librat e Shejhul Islam Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë mund të lexoni në këtë link: http://jetmirjakupi.blogspot.mk/2014/03/kur-selefet-dhe-imamet-e-sunnetit-thone.html
3. Në temën të cilën do ta postojmë ditëve në vazhdim do të përmendim thëniet e disa dijetarëve të cilët kanë folur rreth kësaj çështje. (Shpjegim i Përkthyesit).
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment