Friday, October 31, 2014

Kur besimtari do të gjejë rehati nga sprovat dhe vështirësitë?!


Kur besimtari do të gjejë rehati nga sprovat dhe vështirësitë?!

Imam Ibn Hasnevi, Allahu e mëshiroftë, ka transmetuar: حضرت أبا عبد الله أحمد بن حنبل وجاءه رجل من أهل خراسان فقال: يا أبا عبد الله قصدتك من خراسان أسألك عن مسألة قال له سل قال: متى يجد العبد طعم الراحة قال: عند أول قدم يضعها في الجنة

''Unë isha në prani të Imam Ahmedit kur një njeri nga njerëzit e Horosanit erdhi tek ai dhe tha: ''O Ebu Abdullah, kam ardhur tek ti prej Horosani për shkak se dëshiroja të të pyesë ty në lidhje me një çështje të caktuar.''
Imam Ahmedi, tha: ''Pyet.'' Ai tha: ''Kur besimtari do të gjejë shijen e rehatisë (pra, kur do ta shijojë rehatinë)?''

Imam Ahmedi, tha: ''Me hapin e parë të cilin ai e bën në Xhennet.''1

Burimi: ''Tabekat El-Hanabila'', 1/291.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kjo dunja është dunja e sprovave, e vështirësive dhe padyshim se muslimanët do të sprovohen në të dhe do të kenë vështirësi në të.
Sikurse ka thënë i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem: ''Kjo botë është burg për besimtarin, dhe Xhennet për jobesimtarin.''(Transmeton Imam Muslimi, nr. 2956).
Pra, për muslimanin kjo dunja është një burg, dhe Xhenneti dhe kënaqësia e vërtetë e tij janë në botën tjetër, ndërsa sa i përket jobesimtarit, Xhenneti i tij është vetëm në këtë dunja, në të cilën ai i shijon kënaqësitë e saj, e pastaj fati i tij përfundimtar do të jetë poshtërimi dhe humbja, në Xhehennem në të cilin do të jetë përgjithmonë. (Shpjegim i Përkthyesit).

Thursday, October 30, 2014

A e njeh ndonjë që dëshiron ta vrasë mikun e tij?!


A e njeh ndonjë që dëshiron ta vrasë mikun e tij?!

Imam El-Fezari, Allahu e mëshiroftë, ka transmetuar: لما أراد الله تعالى قبض إبراهيم عليه السلام هبط إليه ملك الموت فقال له إبراهيم رأيت خليلا يقبض روح خليله قال فعرج ملك الموت إلى ربه ثم عاد إليه فقال له يا إبراهيم ورأيت خليلا يكره لقاء خليله

''Kur Allahu ka vendosur që të marrë shpirtin e Ibrahimit (alejhi selam), Ai dërgoi Melekun e Vdekjes tek ai.
Ibrahimi (alejhi selam) i tha Melekut të Vdekjes: ''A e njeh ndonjërin që dëshiron të vrasë mikun e tij?!''
Meleku i Vdekjes u kthye tek Allahu. Ai pastaj u kthye prap (tek Ibrahimi alejhi selam) dhe tha:

''O Ibrahim, dhe t'i a e njeh ndonjë mik i cili nuk dëshiron të takojë mikun e tij?''

Burimi: ''Hilje El-Evlija'', 10/9.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, October 29, 2014

Të qenurit grua është e paçmueshme!


Të qenurit grua është e paçmueshme!

Shumë prej meshkujve mendojnë se ata janë duke i bërë një nder (një të mirë) femrës, duke kërkuar dorën e tyre për martesë, por le të mendojmë pak në lidhje me këtë:

Ajo e ndryshon mbiemrin e saj, shtëpinë e saj, lë familjen e saj, zhvendoset në shtëpinë e bashkëshortit të saj, ndërton një shtëpi me të, mbetet shtatzënë me të, shtatzënia ndryshon trupin asaj dhe ajo shton peshë.
Pothuajse dorëzohet në sallën e lindjes, për shkak të dhembjeve të padurueshme të lindjes së fëmijës.

Edhe fëmijët që ajo i lind, mbajnë emrin e bashkëshortit të saj. Deri në ditën që ajo vdesë...

Çdo gjë që ajo bën: gatimin, pastrimin e shtëpisë, kujdesin për prindërit e bashkëshortit të saj, rritjen e fëmijëve, fitimin e parave, të këshilluarit e tij, të siguruarit se ai do të relaksohet, ruajtjen e të gjitha marrëdhënieve familjare, gjithçka që i bën dobi bashkëshortit të saj.
Ndonjëherë kjo i kushton me shëndetin, hobin dhe bukurinë e saj.

Pra, kush në të vërtetë, është duke i bërë kujt nder (një të mirë)?

Vëllezër të dashur, vlerësoni gratë në jetën tuaj gjithmonë, sepse nuk është e lehtë që të jesh një grua. Të qenurit grua është e paçmueshme!

Allahu subhanehu ue teala, dhe i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, treguan për vlerën e gruas në Kur'an dhe në Sunnet.

Një grua është një nënë dhe për vlerën e nënës transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se ka thënë: جَاءَ رَجُلٌ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ : ( يَا رَسُولَ اللَّهِ ، مَنْ أَحَقُّ النَّاسِ بِحُسْنِ صَحَابَتِي ؟ قَالَ : أُمُّكَ . قَالَ : ثُمَّ مَنْ ؟ قَالَ : ثُمَّ أُمُّكَ قَالَ : ثُمَّ مَنْ ؟ قَالَ : ثُمَّ أُمُّكَ . قَالَ : ثُمَّ مَنْ ؟ قَالَ ثُمَّ أَبُوكَ ).

''Një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, dhe tha: ''O i Dërguar i Allahut, cilët nga mesi i njerëzve më së shumti e meritojnë ta shoqërojë më mirë? (pra cili meriton më shumë mirësinë, kujdesin, rrespektin, sh.p.)''
Ai tha: ''Nëna jote.'' Njeriu pyeti: ''E pastaj kush?'' Ai tha: ''Nëna jote.'' Ai pyeti (përsëri): ''E pastaj kush?'' Ai tha: ''Nëna jote.'' Ai pyeti (përsëri): ''E pastaj kush?'' I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, tha: ''Babai yt.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Transmetojnë Buhariu, nr.5971 dhe Muslimi, nr. 2548.

Tuesday, October 28, 2014

Falu në të, se nesër ajo tokë do ta dëshmojë këtë për ty


Falu në të, se nesër ajo tokë do ta dëshmojë këtë për ty

Imam Salih El-Miri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kurdo që (Imam) Malik Ibn Dinari arrinte në një vend të pastër, ai do t'i thoshte Thabitit: ''Kryeje (fale) një namaz këtu, sepse nesër kjo tokë mund të dëshmojë këtë për ty.''

Burimi: ''Sifetu Safve'', 2/196-197, nga Imam Abdurrahman Ibn El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, October 27, 2014

Të quajturit e muslimanit, qen ose derr dhe fjalë tjera të këqija është mëkat që duhet të dënohet


Të quajturit e muslimanit, qen ose derr dhe fjalë tjera të këqija është mëkat që duhet të dënohet

سئل النووي رحمه الله : " ماذا يجب على من يقول للمسلم : يا كلب ، أو يا خنزير ، ونحوه من الألفاظ القبيحة هل يأثم ؟. 
فأجاب : الحمد لله ، يأثم ويعزر ، وعليه التوبة . والله أعلم ". انتهى من "فتاوى النووي" ص 224

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, është pyetur: ''Çfarë duhet të bëhet me atë i cili e quan një Musliman, qen ose derr dhe fjalë të tjera të këqija. A është duke mëkatuar ai?

Ai u përgjigj: ''Falënderimi i takon Allahut.
Ai është duke bërë mëkat dhe duhet të ndëshkohet, dhe ai duhet të pendohet. Dhe Allahu e di më së miri.''1

Burimi: ''Fetaua El-Nevevi'', 224.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Fatkeqësisht në këtë kohë i gjen shumë muslimanë të cilët merren me gjëra që nuk ju hynë në punë atyre (përzihen në punë të huaja dhe hynë në diskutime të ndryshme) dhe (gjatë tyre) i ofendojnë vëllezërit e tyre musliman me kësilloj fjalësh dhe të ngjashme me to.
Shohim edhe pretendues të dijës (hoxhallarë) të cilët përdorin kësilloj ofendimesh kundër muslimanëve me të cilët nuk pajtohen në mendime.
Imam Maliku, në ''El-Muveta'' transmeton nga Jahja Ibn Seidi, Allahu e mëshiroftë, se Isau, i biri i Merjemes (alejhi selam) ka hasur në një derr në rrugë. Ai i tha atij: ''Shko në paqe.'' Dikush pyeti: ''A i thua këtë një derri?!''
Isau alejhi selam, tha: ''Unë frikësohem se mos e mësojë gjuhën time me fjalë të këqija.''
Them: Sa largë janë të tillët nga sjellja dhe edukata e Pejgamberëve dhe dijetarëve të mirëfilltë që e ruanin gjuhën e tyre nga fjalët e këqija kundrejt vëllezërve të tyre. (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, October 25, 2014

Ata do të na luftonin me shpatat e tyre!


Ata do të na luftonin me shpatat e tyre!

Imam Ibrahim Ibn Ed'hemi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ne jemi duke jetuar në ëmbëlsi të tillë, që në qoftë se mbretërit do të dinin për këtë, ata do të na luftonin neve rreth saj me shpatat e tyre.''

Në një transmetim tjetër përmendet me këto fjalë: ''Nëse mbretërit dhe bijtë e mbretërve do të dinin për lumturinë tonë, ata do të na luftonin neve me shpata në lidhje me të.''1

Burimi: ''El-Xhevab El-Kafi'', 233.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imami me këto fjalë ka për qëllim të jetuarit në devotshmëri dhe me dashuri ndaj Allahut subhanehu ue teala, të cilat dërgojnë në vepra të mira dhe largim nga veprat e këqija. (Shpjegim i Përkthyesit).

Ky është më i mirë se shoku i keq


Ky është më i mirë se shoku i keq

Imam Abdul Aziz Ibn El-Hattabi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: رؤى إلى جنب مالك بن دينار كلب عظيم ضخم أسود رابض فقيل له يا أبا يحيى ألا ترى هذا الكلب إلى جنبك قال هذا خير من جليس السوء

''Një qen i madh i zi është parë shtrirë pranë (Imam) Malik Ibn Dinarit, kështu që i është thënë atij: ''O Ebu Jahja! A nuk mund ta shohësh këtë qen i cili është i shtrirë pranë teje?''
Ai tha: ''Ky është më i mirë se një shok i keq.''

Burimi: ''Reuda El-Ukala'', 70.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, October 24, 2014

Kur Allahu synon shkatërrimin e një robi...


Kur Allahu synon shkatërrimin e një robi...

Selman El-Farisi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Kur Allahu synon shkatërrimin e një robi (për shkak të nefsit të tij të keq), Ai ia heq turpin.''

Burimi: ''Hilje El-Evlija'', 1/204.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, October 23, 2014

O Zoti ynë, por ai nuk e ka kryer këtë vepër?!


O Zoti ynë, por ai nuk e ka kryer këtë vepër?!

Imam Ebu Imran El-Xhuni, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''E kam ndëgjuar se Melekët (Engjujt) në qiellin e dunjasë shkruajnë të gjitha veprimet (e njerëzve).

El-Meliku (Allahu) do të thotë: ''Shkruaje veprën e tillë dhe të tillë (nën emrin) e këtij dhe këtij personi.''

Engjujt do të thonë: ''O Zoti ynë, por ai nuk e ka kryer këtë vepër?!''

Allahu do të thotë: ''Ai kishte për qëllim (për të bërë atë), ai kishte për qëllim (për të bërë atë)!''

Burimi: ''Kitab El-Ihlas uen-Nijeh'', 75.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, October 22, 2014

Mos u shtir, Allahu do të të pyesë për të në Ditën e Gjykimit!


Mos u shtir, Allahu do të të pyesë për të në Ditën e Gjykimit!

Imam Er-Rebiu, Allahu e mëshiroftë ka thënë: ''(Imam) Hasani ishte duke i paralajmëruar (duke ua tërhequr vërejtjen) njerëzve dhe dikush psherëtiu (me zë të lartë) në praninë e tij (në mënyrë që njerëzit të mendojnë se ai i frikësohet Allahut), kështu që (Imam) Hasani tha:

''Allahu do të të pyesë në Ditën e Gjykimit se çfarë në të vërtetë ke menduar me atë.''1

Burimi: ''Kitab El-Ihlas uen-Nijeh'', 1/27.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, përderisa Imam Hasani ishte duke i këshilluar njerëzit dhe duke ua tërhequr vërejtjen që të kenë kujdes nga veprat e këqija dhe t'i përmbahen veprave të mira, personi në fjalë psherëtiu me zë të lartë në praninë e Imamit në mënyrë që njerëzit të mendojnë se ai i frikësohet Allahut subhanehu ue teala.
Andaj, Imami duke e parë se vepra e atij personi nuk ishte e sinqertë, reagoi duke ia thënë ato fjalë.
Kjo është edhe këshillë e mirë që njeriu mos të shtiret së koti, pasiqë do të vjen dita kur Allahu subhanehu ue teala, do të na pyesë për çdo vepër dhe nuk do të mund të shtiremi para Tij. (Shpjegim i Përkthyesit).

Tuesday, October 21, 2014

Unë nuk kam nevojë për të


Unë nuk kam nevojë për të

Ismail Ibn Halid, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: مر إبليس بعيسى بن مريم وهو متوسد حجرا فقال له : يا عيسى قد رضيت من الدنيا بهذا الحجر ؟ قال : فأخذ من تحت رأسه فقذف به إليه فقال : هذا لك مع الدنيا لا حاجة لي فيه

''Shejtani kaloi pranë Isaut (alejhi selam), djalit të Merjemes, ndërsa koka e tij ishte duke pushuar në një gurë.
Shejtani tha: ''O Isa, a je i kënaqur vetëm me një gurë të vetëm të kësaj dunjaje?''
Ai (Isa alejhi selam) hoqi gurin prej nën kokës së tij dhe ia hodhi atë atij (Shejtanit), duke i thënë: ''Kjo është për ty, së bashku me dunjanë! Unë nuk kam nevojë për të.''

Burimi: ''Kitab Dhem Ed-Dunja'', 3/410.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Gruaja e mirë dhe gruaja e keqe


Gruaja e mirë dhe gruaja e keqe

Imam Abdurrahman Ibn Ebza, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Një grua e drejtë (e mirë) me një burrë është si një kurorë e madhe me gjethe ari mbi kokën e një mbreti, dhe një grua e keqe me një burrë është si një peshë e rëndë mbi një njeri të moshuar.''

Burimi: ''El-Musanef'', 17428.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, October 20, 2014

A ishte Shejhul Islam Ibn Tejmije, Nasibij dhe Munafik i cili fliste kundër sahabëve?


Bidatçitë dhe heretikët shpërndajnë gënjeshtra në lidhje me Shejhul Islam Ibn Tejmijen

Pyetja: Shejh na ka arritur kjo pyetje të cilën e përcollëm deri tek ju: Selamu alejkum. Pse Shejhul Islam Ibn Tejmije ka folur keq në lidhje me Imam Ali (Ibn Ebi Talibin), Ebu Bekrin, Omer Ibn Hatabin, Fatimen dhe Husejnin radiallahu anhum, sepse i kam lexuar disa thënie të Shejhul Islamit të cilat janë kundër këtyre sahabëve në faqe të bidatçive?
A është e vërtetë se dijetarët e kanë quajtur atë (Shejhul Islam Ibn Tejmijen) Nasibij (1) dhe se ai është konsideruar munafik (hipokrit), sikurse e ka përmendur Shejh Ibn Haxher Eskalani? Allahu ju shpërbleftë për punën tuaj.

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut, Zotit të Botërave. Unë dëshmojë se nuk ka asnjë të denjë për adhurim përveç Allahut, dhe se Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij.

Kushdo që thotë thënie të tilla në lidhje me Shejhul Islam Ibn Tejmijen, Allahu e mëshiroftë atë, është njëri nga dy gjëra: injorant ose paragjykues.
Libri i tij ''Minhexh Es-Sunneh En-Nebeuije'' është libri në të cilin ai ka shkruar më së shumti në lidhje me Ebu Bekrin, Omerin, Aliun dhe Fatimen dhe pjesën tjetër të familjes së të Dërguarit, Allahu qoftë i kënaqur me ata të gjithë.

Kushdo që e akuzon Shejhul Islam Ibn Tejmijen se ka ofenduar ndonjërin prej këtyre njerëzve të nderuar, të devotshëm dhe të pafajshëm, ose është duke gënjyer rreth tij duke i atribuar atij diçka të cilën ai fillimisht nuk e ka thënë, ose duke paraqitur një pjesë të asaj të cilën ai e ka thënë në mënyrë që të zhgënjejë lexuesin që të besojë se thënia e tillë është e Shejhul Islam Ibn Tejmijes, ndërsa ai e ka cituar atë për ta hedhur poshtë (për ta përgënjeshtruar). Kjo ndodhë shumë nga armiqtë e tij. (2)

Allahu ka ndaluar (pra nuk është e vërtetë, sh.p.) që (Shejh) Ibn Haxher Eskalani të përshkruan (Shejhul Islam) Ibn Tejmijen si Nasibij ose Munafik (Hipokrit).
Megjithatë, ai ka cituar në librin e tij ''Ed-Durer El-Kamineh'', i cili është një libër i historisë, nën biografinë e Ibn Tejmijes disa nga thëniet e armiqve të Ibn Tejmijes, ndër të cilat është edhe kjo që ju përmendet.
Por pas kësaj ai ka përmendur thëniet e atyre që e kanë lavdëruar atë (Shejhul Islam Ibn Tejmijen), sikur t'u ishte përgjigjur (sikur kundërpërgjigje ndaj) armiqve të tij (të Shejhul Islam Ibn Tejmijes) të cilët kanë bërë deklarata qortuese kundër tij. (3)

Pse personi i cili i ka cituar thëniet e tilla nga Ibn Haxheri - të cilat nuk janë fjalët e tij siç e sqaruam - nuk i ka përmendur thëniet tjera të cilët e kanë lavdëruar atë?
Përgjigja është e qartë: ai është një njeri me qëllime të liga (të këqija) dhe me sëmundje në zemrën e tij, dhe ai nuk ka asnjë lloj të integritetit shkollor (pra nuk është i ndershëm dhe i besueshëm në atë që vepron, sh.p.); kështu që si mund t'i besohet diturisë së tij, dhe si mundet ndonjëri të mësojë fenë prej tij? (4)

Zakonisht, bidatçitë dhe njerëzit e prirjeve të korruptuara (prishura) janë të mësuar të gënjejnë kur ata kanë mosmarrëveshje (dhe debatojnë), dhe ata trillojnë (sajojnë) gënjeshtra kundrejt kundërshtarëve të tyre.
Kjo është veçanërisht zakon i atyre të cilët e mbajnë Tukjen (fshehjen) - e cila dërgon në gënjeshtra dhe hipokrizi - të jetë një rit fetar nga e cila ata pretendojnë të kërkojnë përkrahjen e Allahut, Zotit të Botërave.

Së fundi, ia vlen të përmendet se është një rrezik i madh që të vizitohen faqet e internetit të bidatçive dhe heretikëve, sidomos për një person i cili nuk është me themele të shëndosha në fe (pra nuk ka dije në çështjet e fesë), kështu që ju duhet të jeni shumë i kujdesshëm.

Allahu e di më së miri.

Fetuaja me numër 268642, drejtuar Shejhut, Dr. Abdullah El-Fekihut, specialist në fikh dhe në gjuhë arabe.

Pyetja është parashtruar dhe është përkthyer nga: Jetmir Jakupi

1. Nasibij janë ata që e urrejnë Aliun radiallahu anhu, dhe familjen e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem.
2. Është për qëllim se Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, shpesh herë në librat e tij, i citon fjalët që janë thënë nga grupacionet e devijuara për ndonjë sahabij apo dijetarë apo për ndonjë prej çështjeve të besimit, dhe mandej po të njëjtat fjalë (që janë të gabuara dhe të devijuara) i demanton apo përgënjeshtron ato dhe e sqaron se si ka qenë e vërteta në ato çështje.
Ndërsa shpesh herë bidatçitë me qëllim që ta sulmojnë Shejhul Islam Ibn Tejmijen dhe t'ua mjegullojnë besimtarëve qëndrimin ndaj tij, i shkëpusin fjalët e Shejhul Islamit dhe pretendojnë se ai ka thënë ato fjalë - ndërsa në realitet Shejhul Islami vetëmse i ka cituar ato fjalë në librat e tij, që më pas t'i demantojë të njëjtat.
Dhe është e ditur për njerëzit e dijes se shumë armiq të Shejhul Islam Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë, kanë vepruar kështu kundër tij duke shpifur dhe manipuluar edhe në kohërat e mëhershme sikurse ka përmendur Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë në librin e tij ''El-Bidaje uen-Nihaje'', dhe veprojnë edhe sot sikurse po i shohim disa të tillë, Allahu i udhëzoftë.
3. Pra, nuk është e vërtetë që Imam Ibn Haxher Eskalani, Allahu e mëshiroftë, i ka thënë ato fjalë si qëndrim i tij ndaj Shejhul Islam Ibn Tejmijes. Përkundrazi ai në atë libër flet dhe tregon mendimet e kundërshtarëve të Shejhul Islam Ibn Tejmijes, rrespektivisht akuzat që janë bërë kundër tij nga kundërshtarët e tij dhe flet lavdëratat që dijetarët e mëdhenjë të kohës së tij i kanë bërë për Shejhul Islam Ibn Tejmijen.
Dhe përfundimisht njerëzit e dijes e kanë të njohur se po në atë libër Imam Ibn Haxher Eskalani, për Shejhul Islam Ibn Tejmijen flet me dhjetëra fjalë të mira, ndër të cilat për të thotë: Ishte imam i imamëve, bekim i këtij Ummeti, lider i dijetarëve, shembull që njerëzit ta ndjekin, deti i diturisë, mrekullia e kohës sonë, i pakrahasueshëm në kohën tonë, imam i Muslimanëve, pasues i Selefit, shtypës i bidatçive dhe shumë fjalë të tjera të mira dhe të mëdha për të. Shih në ''Ed-Durer El-Kamineh'', 186-187.
4. Personat e tillë kanë për qëllim vetëm mbrojtjen e akides (besimit) të tyre të devijuar me çdo kusht, edhe nëse duhet të gënjejnë, shpifin mbi dikë, vetëm e vetëm që të mbrojnë akiden (besimin) e tyre të devijuar. Dhe të tillë janë përhapur edhe në mesin e muslimanëve shqipëtarë, të cilët pretendojnë se janë hoxhallarë dhe fëmijë të hoxhallarëve!
Andaj si mund të merret dituria prej tyre, kur nuk janë të besueshëm, janë mashtrues dhe manipulues të cilët fshehen pas emrave - pra fshehen në pretendimet e tyre se pasojnë ndonjërin nga katër Medh'hebet - zakonisht këta mashtrues pretendojnë se janë në Medh'hebin Hanefi, ndërsa nuk kanë asgjë të bëjnë me Medh'hebin e Imamit të nderuar Ebu Hanifes, Allahu e mëshiroftë. (Shpjegime të Përkthyesit).

Sunday, October 19, 2014

Nëse i braktis veprat e këqija, ai është vëllau im


Nëse i braktis veprat e këqija, ai është vëllau im

رأيتم لو وجدتموه في قليب، ألم تكونوا مستخرجيه؟ قالوا: بلى، قال: فلا تسبوا أخاكم واحمدوا الله عز وجل الذي عافاكم، قالوا: أفلا نبغضه؟ قال: إنما أبغضوا عمله فإذا تركه فهو أخي

Njëherë, Ebu Derda radiallahu anhu, kaloi pranë një grupi të njerëzve të cilët ishin grumbulluar rreth një njeriu duke e ofenduar dhe rrahur atë, dhe ai (Ebu Derda radiallahu anhu) tha:

''Çfarë mendoni se ju do të bënit në qoftë se ai do kishte rënë në një pus?'' - pyeti Ebu Derda. ''A nuk do të përpiqeshit që ta nxjerrni atë jashtë?''
''Sigurisht'' - ata thanë.
Ebu Derda radiallahu anhu, tha: ''Mos e ofendoni (fyeni) vëllaun tuaj dhe falënderoni Zotin i Cili ju ka ruajtur juve nga rënia në një mëkat të tillë.''
''A nuk e urren atë?'' - ata e pyetën Ebu Derden.

Ai u përgjigj duke thënë: ''Unë vetëm e urrejë atë të cilën ai e ka bërë (pra mëkatin e tij) dhe nëse ai e braktis praktikën (veprën) e tillë, ai është vëllau im.''1

Burimi: ''El-Musanef'', 11/180, nga Imam Ibn Ebi Shejbe, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Sa këshillë dhe veprim i mirë i Ebu Derdes radiallahu anhu. Sa veprim i mirë është mosngutja. Shumica e njerëzve fatkeqësisht, çdoherë kur ndëgjojnë për mëkatin e ndokujt, e sulmojnë dhe ofendojnë pa u munduar fare të reagojnë në të mirën e tij, që të tillin ta këshillojnë që të pendohet dhe të largohet nga veprat e këqija.
Përkundrazi, shumica e njerëzve nuk hezitojnë fare që ta sulmojnë dhe ofendojnë të tillin ndërsa as që mundohen ta këshillojnë! Sa veprim i shëmtuar është ky. (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, October 18, 2014

Unë jam nëna e besimtarëve dhe jo nëna e jobesimtarëve!


Unë jam nëna e besimtarëve dhe jo nëna e jobesimtarëve!

أخبرنا أبو المظفر السمعاني ، حدثنا أبو الحسن البزاز ، حدثنا عيسى بن علي الوزير قال:
قرئ على يحيى بن صاعد ، حدثكم يوسف بن موسى القطان ، حدثنا أبو معاوية ، حدثنا هشام عن أبيه عن عائشة رضى الله عنها أنها ذكرت عند رجل فسبها ، فقيل له : أليست أمك ؟ قال : ما هي بأم فبلغها ذلك فقالت : صدق إنما أنا أم المؤمنين ، وأما الكافرين فلست لهم بأم

Hishami ka transmetuar nën autoritetin e babait të tij, se (nëna e besimtarëve) Aishja (radiallahu anha) është përmendur në prani të një njeriu dhe ai e fyu (shau) atë, pas së cilës i është thënë atij: ''A nuk është atëherë ajo nëna yte?'' Ai tha: ''Ajo nuk është nëna ime!''

Kur lajmi i këtij incidenti i arriti Aishes radiallahu anha, ajo tha: ''Ai ka folur të vërtetën! Me të vërtetë, unë jam nëna e besimtarëve dhe jo nëna e jobesimtarëve.''1

Burimi: ''El-Huxhexh Fi Bejen El-Mehexheh'', 2/402 nga Imam Ebul Kasim El-Asbahani, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Fjala e Aishes radiallahu anha, është edhe dëshmi se Rafiditë (Shijat) të cilët e shajnë (fyejnë) dhe shpifin për nënën e besimtarëve, Aishen radiallahu anha, janë kafira (jobesimtarë).
Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri-tjetrin; gratë e tij janë (si) nënat e tyre.'' (El-Ahzab, 6). (Shpjegim i Përkthyesit).

Pasuesit e Imam Ahmed Ibn Hanbelit janë bërë vetëm pak në numër dhe janë të papërfillshëm!


Pasuesit e Imam Ahmed Ibn Hanbelit janë bërë vetëm pak në numër dhe janë të papërfillshëm!

يقولون لي قـد قـل مذهب أحمد * وكل قليل في الأنام ضـئيلُ
فقلت لهم: مهلاً غلطتم بزعمكم * الم تعلموا أن الـكِرام قـليلُ

Në një poezi në lidhje me Imam Ahmed Ibn Hanbelin, Allahu e mëshiroftë, dhe pasuesit e tij, thuhet:

''Ata më thanë mua: ''Pasuesit e medh'hebit të (Imam) Ahmedit
Janë bërë vetëm pak në numër, dhe çfarëdo që është pak në numër, në të vërtetë konsiderohet i papërfillshëm (në masë aq të vogël sa që nuk merren parasysh - pra të parëndësishëm)!''

Unë ju thashë atyre: Ju gabuat në akuzën tuaj!
A nuk e dini ju atëherë se të drejtët (ata që janë në rrugën e drejtë) janë vetëm pak në mesin e shumicës?!''

Burimi: ''Xhele El-Ajnejn'', 178.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, October 16, 2014

Nëse nuk pyet, atëherë si do të mësosh?


Nëse nuk pyet, atëherë si do të mësosh?

Një poet njëherë ka thënë:

إذا كنت لا تدري ولم تك بالذي يسأل من يدرى فكيف إذا تدرى

''Nëse t'i nuk di, dhe nuk je
Një person i cili i pyet ata që dijnë,
Atëherë si do të dijsh (mësosh)?''1

Burimi: ''Xhamiul Bejan El Ilm ue Fadlihi'', të Imam Ibn Abdulberrit, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Dituria mësohet duke i pyetur ata që dijnë në lidhje me ato gjëra që na interesojnë e të cilat ne nuk i dijmë.
Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Pyetni pra dijetarët (ata që dijnë) nëse ju nuk dini.'' (En-Nahl, 43). (Shpjegim i Përkthyesit).

Tuesday, October 14, 2014

A je duke qeshur gjatë një Xhenazeje?!


A je duke qeshur gjatë një Xhenazeje?!

وروى الخلال عن ابن مسعود أنه رأى رجلا يضحك في جنازة . فقال : أتضحك مع الجنازة ؟ لا أكلمك أبدا

El-Kadiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''(Imam) Halali ka transmetuar se Ibn Mes'udi, radiallahu anhu e ka parë një njeri duke qeshur gjatë një xhenazeje, dhe ai i tha atij: ''A je duke qeshur gjatë një Xhenazeje?!
Unë nuk do të të flasë më asnjëherë.''

Burimi: ''Edeb Esh-Sherijah'', 1/231-232.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, October 12, 2014

Unë kam qenë i mirë me ty edhe para se të lindje ti


Unë kam qenë i mirë me ty edhe para se të lindje ti

قال أبو الأسود الدؤلي لبنيه : قد أحسنت إليكم صغارا وكبارا وقبل أن تولدوا . قالوا : وكيف أحسنت إلينا قبل أن نولد ؟ قال : اخترت لكم من الأمهات من لا تسبون بها

Transmetohet se Imam Ebu Esued Ed-Du'ali, Allahu e mëshiroftë, njëherë ju ka thënë fëmijëve të tij: ''Unë kam qenë i mirë me ju kur keni qenë fëmijë, kur ju u rritët, dhe gjithashtu para se ju të lindnit.''

Ata pyetën: ''Dhe si ke qenë i mirë me ne (si është e mundur), para se ne të lindnim?!''

Ai tha: ''Unë zgjodha për ju nëna nëpërmjet të cilave ju nuk do të keqtrajtoheshit (pra, të cilat do të kujdeseshin, do ju donin dhe nuk do ju keqtrajtonin juve, sh.p.).''1

Burimi: ''Edeb Ed-Dunja ue-Din'', 1/196.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Këto fjalë njëherit janë këshillë e mirë për meshkujt para se të martohen që të gjejnë vajza besimtare të cilat kanë frikë Allahun subhanehu ue teala, dhe të cilat në të ardhmën do bëheshin nëna të mira për fëmijët e tyre.
Ashtu sikurse na ka porositur edhe i Dërguari i Allahut, salallanhu alejhi ue selem, i cili transmetohet se ka thënë:
''Gratë mund të martohen për katër gjëra: për pasurinë e tyre, prejardhjen e tyre, bukurinë e tyre dhe për përkushtimin e tyre fetar. 
Zgjidhni atë që është e përkushtuar në fe (fetare), u mbulofshin me pluhur duart tuaja (domethënë që t'i të përparosh).'' (Transmetojnë Buhariu, nr.4802 dhe Muslimi, nr.1466).
Dhe: ''Kjo botë është gëzime të përkohshme, ndërsa gëzimi më i mirë i përkohshëm i kësaj bote është një grua e drejtë (e mirë).'' (Transmeton Muslimi, nr.1467). (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, October 11, 2014

Mos ia kthe përshëndetjen atij që të thotë vetëm 'Selam'


Mos ia kthe përshëndetjen atij që të thotë vetëm 'Selam'

Shejh Abdul Kadir Xhejlani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Nëse dikush të përshëndet ty vetëm me fjalën ''Selam'', atëherë mos ia kthe përshëndetjen, më saktë bëja me dije se kjo nuk është një përshëndetje Islame (domethënë në vend të saj duhet të thotë 'Es selamu alejkum').''

Burimi: ''Edeb Esh-Sherijah'', 1/436.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, October 10, 2014

Edhe në qoftë se bëhesh sikur Sulejmani, t'i sërish do të përfundosh në një varr!


Edhe në qoftë se bëhesh sikur Sulejmani, t'i sërish do të përfundosh në një varr!

Në një poemë persiane në lidhje me dunjanë, thuhet:

''Pse t'i ecë me krenari/arrogancë, në këtë botë të pavlerë?
Edhe në qoftë se bëhesh sikur Sulejmani (1), t'i sërish do të përfundosh në një varr!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an, për Sulejmanin alejhi selam: ''Ne e vumë në provë Sulejmanin dhe vendosëm në fronin e tij një trup, por ai iu drejtua Zotit dhe tha: ''O Zoti im, më fal dhe më dhuro një pushtet që të mos e ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhurues i madh!''
Pastaj, Ne ia nënshtruam atij erën që të frynte me urdhërin e tij, andej nga të donte ai.
(Gjithashtu ia nënshtruam) edhe djajtë, ndërmjet të cilëve kishte ndërtues dhe zhytës në ujë, si dhe të tjerë të lidhur në pranga.
(Ne i thamë): ''Kjo është dhurata Jonë për ty, prandaj jep lirisht ose mos jep gjë prej saj, sepse nuk do të kesh kurrfarë llogarie për këtë!
Me të vërtetë, ai te Ne do të ketë vend të afërt dhe strehim të mirë (në jetën tjetër).'' (Sad, 34-40), dhe:
''Sulejmanit Ne ia nënshtruam erën, me të cilën udhëtimin e një muaji ai e bënte brenda një paraditeje ose një pasditeje. Ne i dhamë atij një burim të rrjedhshëm bakri të shkrirë dhe xhinde që i bëmë të punonin para syve të tij, me urdhërin e Zotit të tij.
Këdo prej tyre që largohet nga urdhri ynë, do ta bëjmë që të shijojë dënimin e Zjarrit. I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të drunjta) sikurse rezervuare, enë (kazane) të palëvizshme.'' (Es-Sebe, 12-13).

Pra, kur edhe Sulejmani alejhi selam me gjithë këtë mbretëri dhe bekime që Allahu subhanehu ue teala, ia dha atij, përfundoi në varr, çfarë mendon se të pret ty?!
Kur e di se përfundimi yt është në një varr, pse ecë dhe sillesh me krenari e mendjemadhësi! (Shpjegim i Përkthyesit).

Wednesday, October 8, 2014

Allahu e mëshiroftë njeriun i cili i di kufijtë e tij!


Allahu e mëshiroftë njeriun i cili i di kufijtë e tij!

Një ditë Omer Ibn Abdul Azizi, Allahu e mëshiroftë, kishte ndëgjuar se djali i tij ka blerë një unazë për 1000 dirhem, kështu që ai shkroi një letër djalit të tij, duke i thënë:

''Më ka arritur (lajmi) mua se ke blerë një unazë 1000 dirhem, kështu që kur kjo letër të arrin ty, shite unazën dhe mbushi (ngopi) 1000 barqe (me ushqim - pra jepi sadaka)!
Pastaj blej një unazë për 2 dirhem dhe brendësia e saj duhet të jetë prej hekuri dhe gdhend në të fjalët që vijojnë:

''Allahu e mëshiroftë njeriun i cili i di kufijtë e tij!''

Burimi: ''Medarixh El-Salikin'', 2/331, nga Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, October 7, 2014

Nëse vetëm një njeri do të hynte në Xhennet, unë do të shpresoja se ai jam unë


Nëse vetëm një njeri do të hynte në Xhennet, unë do të shpresoja se ai jam unë

عَنْ يَحْيَى بْنُ أَبِي كَثِيرٍ عَنْ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ قَالَ لَوْ نَادَى مُنَادٍ مِنَ السَّمَاءِ أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّكُمْ دَاخِلُونَ الْجَنَّةَ كُلُّكُمْ أَجْمَعُونَ إِلا رَجُلا وَاحِدًا لَخِفْتُ أَنْ أَكُونَ هُوَ وَلَوْ نَادَى مُنَادٍ أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّكُمْ دَاخِلُونَ النَّارَ إِلا رَجُلا وَاحِدًا لَرَجَوْتُ أَنْ أَكُونَ هُوَ

138 حلية الأولياء لأبي نعيم عمر بن الخطاب

Imam Jahja Ibn Ebi Kethiri, Allahu e mëshiroftë, transmeton: Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, ka thënë:

''Nëse një thirrës nga qielli do të njoftonte: O njerëz, të gjithë ju do të hyni në Xhennet së bashku, me përjashtim të një njeriu; në të vërtetë, do të frikësohesha se unë jam ai.

Nëse një thirrës do të njoftonte: O njerëz, të gjithë ju do të hyni në Xhehennem së bashku, me përjashtim të një njeriu: në të vërtetë, do të shpresoja se ai jam unë.''

Burimi: ''Hilje El-Evlija'', 138.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, October 3, 2014

Dita e Bajramit nuk është për ata të cilët vishen me rroba të reja, por...


Dita e Bajramit nuk është për ata të cilët vishen me rroba të reja, por...

Transmetohet se Omer Ibn Abdul Azizi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Dita e Bajramit nuk është për ata të cilët vishen me rroba të reja, por është dita për ata që kanë frikë Ditën e Gjykimit.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Veshja me rroba të reja në Fitër dhe Kurban Bajram është prej veprave të pëlqyera padyshim, mirëpo qëllimi i këtyre fjalëve është se gëzimi i vërtetë është për ata njerëz të cilët i frikësohen Allahut subhanehu ue teala, dhe Ditës së Gjykimit, dhe të tillët pavarësisht a i kanë mundësitë financiare për t'u pajisur me veshje të reja apo jo, për të tillët është Dita e Bajramit.
Pra, këto festa janë për ata musliman (muslimane) të cilët kanë frikë Allahun subhanehu ue teala, dhe i përmbahen urdhërave dhe ndalesave të Tij, pavarësisht veshjes (a kanë mundësi apo jo të pajisen me rroba të reja).
Allahu subhanehu ue teala, iu ndihmoftë të gjithë muslimanëve, dhe mos i harroni të varfërit në këto ditë. (Shpjegim i Përkthyesit).