Saturday, October 18, 2014
Unë jam nëna e besimtarëve dhe jo nëna e jobesimtarëve!
Unë jam nëna e besimtarëve dhe jo nëna e jobesimtarëve!
أخبرنا أبو المظفر السمعاني ، حدثنا أبو الحسن البزاز ، حدثنا عيسى بن علي الوزير قال:
قرئ على يحيى بن صاعد ، حدثكم يوسف بن موسى القطان ، حدثنا أبو معاوية ، حدثنا هشام عن أبيه عن عائشة رضى الله عنها أنها ذكرت عند رجل فسبها ، فقيل له : أليست أمك ؟ قال : ما هي بأم فبلغها ذلك فقالت : صدق إنما أنا أم المؤمنين ، وأما الكافرين فلست لهم بأم
Hishami ka transmetuar nën autoritetin e babait të tij, se (nëna e besimtarëve) Aishja (radiallahu anha) është përmendur në prani të një njeriu dhe ai e fyu (shau) atë, pas së cilës i është thënë atij: ''A nuk është atëherë ajo nëna yte?'' Ai tha: ''Ajo nuk është nëna ime!''
Kur lajmi i këtij incidenti i arriti Aishes radiallahu anha, ajo tha: ''Ai ka folur të vërtetën! Me të vërtetë, unë jam nëna e besimtarëve dhe jo nëna e jobesimtarëve.''1
Burimi: ''El-Huxhexh Fi Bejen El-Mehexheh'', 2/402 nga Imam Ebul Kasim El-Asbahani, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Fjala e Aishes radiallahu anha, është edhe dëshmi se Rafiditë (Shijat) të cilët e shajnë (fyejnë) dhe shpifin për nënën e besimtarëve, Aishen radiallahu anha, janë kafira (jobesimtarë).
Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri-tjetrin; gratë e tij janë (si) nënat e tyre.'' (El-Ahzab, 6). (Shpjegim i Përkthyesit).
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment