Monday, October 27, 2014
Të quajturit e muslimanit, qen ose derr dhe fjalë tjera të këqija është mëkat që duhet të dënohet
Të quajturit e muslimanit, qen ose derr dhe fjalë tjera të këqija është mëkat që duhet të dënohet
سئل النووي رحمه الله : " ماذا يجب على من يقول للمسلم : يا كلب ، أو يا خنزير ، ونحوه من الألفاظ القبيحة هل يأثم ؟.
فأجاب : الحمد لله ، يأثم ويعزر ، وعليه التوبة . والله أعلم ". انتهى من "فتاوى النووي" ص 224
Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, është pyetur: ''Çfarë duhet të bëhet me atë i cili e quan një Musliman, qen ose derr dhe fjalë të tjera të këqija. A është duke mëkatuar ai?
Ai u përgjigj: ''Falënderimi i takon Allahut.
Ai është duke bërë mëkat dhe duhet të ndëshkohet, dhe ai duhet të pendohet. Dhe Allahu e di më së miri.''1
Burimi: ''Fetaua El-Nevevi'', 224.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Fatkeqësisht në këtë kohë i gjen shumë muslimanë të cilët merren me gjëra që nuk ju hynë në punë atyre (përzihen në punë të huaja dhe hynë në diskutime të ndryshme) dhe (gjatë tyre) i ofendojnë vëllezërit e tyre musliman me kësilloj fjalësh dhe të ngjashme me to.
Shohim edhe pretendues të dijës (hoxhallarë) të cilët përdorin kësilloj ofendimesh kundër muslimanëve me të cilët nuk pajtohen në mendime.
Imam Maliku, në ''El-Muveta'' transmeton nga Jahja Ibn Seidi, Allahu e mëshiroftë, se Isau, i biri i Merjemes (alejhi selam) ka hasur në një derr në rrugë. Ai i tha atij: ''Shko në paqe.'' Dikush pyeti: ''A i thua këtë një derri?!''
Isau alejhi selam, tha: ''Unë frikësohem se mos e mësojë gjuhën time me fjalë të këqija.''
Them: Sa largë janë të tillët nga sjellja dhe edukata e Pejgamberëve dhe dijetarëve të mirëfilltë që e ruanin gjuhën e tyre nga fjalët e këqija kundrejt vëllezërve të tyre. (Shpjegim i Përkthyesit).
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment