Saturday, January 31, 2015

Zemrat tuaja janë të vdekura për shkak të dhjetë gjërave


Zemrat tuaja janë të vdekura për shkak të dhjetë gjërave

1). E njeh (beson) Allahun subhanehu ue teala, por prap nuk i bindesh Atij.

2). E reciton Kur'anin, por prap nuk vepron sipas tij.

3). E njeh (e di) shejtanin, por prap je pajtuar me të.

4). Ti deklaron se e do të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, por prap e ke braktisur Sunnetin e tij.

5). Ti deklaron se e do Xhennetin (Parajsën), por prap ti nuk bën vepra për të fituar atë.

6). Ti deklaron se frikësohesh nga Zjarri (Xhehennemi), por prap nuk e parandalon veten që të mos bësh mëkate.

7). Ti thua ''Në realitet vdekja është e vërtetë'', por prap nuk je përgaditur për të.

8). Ti e ke obliguar veten në gjendjen e gabimeve të të tjerëve, por prap nuk i shikon gabimet e t'ua.

9). Ti ushqehesh me ato me të cilat të ka furnizuar Allahu subhanehu ue teala ty, por prap nuk e falënderon Atë.

10). Ti i varrosë të vdekurit e t'u (familjarët, miqtë të cilët vdesin), por prap nuk merr mësim nga ajo.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, January 30, 2015

Unë nuk kam parë askënd nën sipërfaqen e qiellit me më shumë njohuri rreth Hadithit në kohën tonë se sa Shejh Albani


Unë nuk kam parë askënd nën sipërfaqen e qiellit me më shumë njohuri rreth Hadithit në kohën tonë se sa Shejh Albani

Shejh Abdul Aziz Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë nuk kam parë askënd nën sipërfaqen e qiellit me më shumë njohuri (dituri) të Hadithit në kohën tonë aktuale se sa dijetari i madh, Muhamed Nasirudin El-Albani (Shejh Albani).''

Burimi: ''Fetaua Esh-Shejh El-Albani'', fq.12.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Mos u ngatërro me Omerin!


Mos u ngatërro me Omerin!

Ismail Ibn Hamad Ibn Ebi Hanifa, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ne kishim një fqinj i cili ishte Rafidi (Shija - ata që i urrejnë shokët e Pejgamberit alejhi selam) dhe ky njeri kishte në pronësi dy mushka, njërën e kishte quajtur Ebu Bekër dhe tjetrën e kishte quajtur Omer (Ibn Hatab).
Pastaj një natë, njëra nga mushkat e kishte shkelmuar njeriun aq fortë, sa që ai kishte vdekur, dhe njerëzit i treguan (Imam) Ebu Hanifës në lidhje me atë se çfarë kishte ndodhur.

Ai u përgjigj: ''Kontrolloni nëse mushka e cila e kishte mbytur atë quhej Omer?''
Kështu që njerëzit e kontrolluan dhe doli të jetë ashtu sikurse ai tha.

Burimi: ''Imtaa En-Nauadir'', fq.173.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, January 29, 2015

Unë nuk jam duke agjëruar për prindërit e mi, unë jam duke agjëruar për Allahun


Unë nuk jam duke agjëruar për prindërit e mi, unë jam duke agjëruar për Allahun

Ishte një vajzë e vogël (gjashtë vjeçare) e cila agjëronte në Ramazan, megjithëse kjo nuk është e obligueshme për ata që nuk e kanë arritur moshën madhore.

Ajo ishte në shkollë, dhe gjatë kohës së drekës, kur të gjithë fëmijët tjerë dolën jashtë për të ngrënë drekën, ajo qëndronte në klasë, sepse ajo agjëronte.

Mësuesja e saj (jomuslimane) mendoi se ajo ishte shumë e re për të agjëruar, dhe i tha vajzës së vogël se nuk është e domosdoshme që ajo të agjërojë, dhe se ajo mund të hante pak.

Vajza akoma nuk dëshironte të hante. Atëherë mësuesja i tha: ''Prindërit e t'u nuk janë këtu, nuk është me rëndësi nëse t'i hanë pak.''

Vajza e vogël u përgjigj: ''Unë nuk jam duke agjëruar për prindërit e mi, unë jam duke agjëruar për Allahun.''

Kjo thënie e thjeshtë kishte një efekt të tillë të thellë në mësuesen, që më vonë ajo e pranoi Islamin.

Në disa transmetime përmendet se sahabët i mësonin fëmijët e tyre si të vegjël të agjërojnë (kuptohet përderisa nuk ndienin vështirësi të madhe), në mënyrë që ata të mësohen me këtë vepër të madhe të adhurimit.

Transmetohet se Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, i kishte thënë njërit i cili ishte i dehur gjatë Ramazanit: ''Mjerë për ty! Edhe fëmijët tanë janë duke agjëruar.'' Dhe e kishte goditur atë.''1

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. E transmeton Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, në transmetim mu'alak, Bab Seum El-Subijan (Kapitulli mbi agjërimin e fëmijëve).

Wednesday, January 28, 2015

Tri gjëra nga të cilat arrihet lumturia


Tri gjëra nga të cilat arrihet lumturia

Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Lumturia arrihet nga tri gjëra:

1. Duke qenë i durueshëm kur sprovohesh.
2. Duke qenë falënderues kur merr një bekim (kur të ndodhë diçka e mirë).
3. Dhe të pendohesh pasiqë ke bërë mëkat.

Burimi: ''El-Uebil Es-Sejib.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, January 27, 2015

Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...


Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...

Një mësues i tha një nxënësit të tij dembel: ''Nëse më sjellë një grusht me dhe të Xhennetit, t'i do të bëhesh një nxënës i suksesshëm.''

Ditën e nesërme, djaloshi i vogël erdhi me një grusht dhe, dhe ia dha atë mësuesit të tij. Mësuesi u nervozua me të, dhe i tha: ''A po tallesh me mua! Prej ku e morre këtë dhe?''

Nxënësi u përgjigjë me lotë në sy: ''Ky dhe ishte nën këmbët e nënës sime. A nuk na mësonit ju se Xhenneti gjendet nën këmbët e nënave?!''
Mësuesi posa ndëgjoi këto fjalë u pikëllua dhe filloi të qajë.

Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, i kishte thënë Xhahimes, radiallahu anhu: ''Qëndro pranë nënës tënde, se me të vërtetë Xhenneti është nën këmbët e saja.''1

Në një transmetim tjetër, qëndron se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, i ka thënë: ''Kryejë nevojat e tyre (prindërve), se me të vërtetë Xhenneti është nën këmbët e tyre.''2

Të ua dijmë vlerën prindërve tanë sa janë gjallë, ngase do të vjen dita kur ata nuk do të jenë më në mesin tonë, dhe të mundohemi t'i rrespektojmë dhe kryejmë nevojat e tyre, ngase rrespektimi i tyre është shkak për hyrje në Xhennet.

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Transmeton Ahmedi. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë se hadithi është hasen.
2. Transmeton Taberaniu. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë se hadithi është sahih.

Të pasur janë ata që i gëzojnë ato gjëra të cilat i posedojnë


Të pasur janë ata që i gëzojnë ato gjëra të cilat i posedojnë

Një fjalë e urtë thotë: ''Me të vërtetë të pasur janë ata të cilët i gëzojnë (shijojnë) ato që i kanë.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kemi parë e ndëgjuar me qindra e mijëra raste të njerëzve të cilët posedojnë pasuri të madhe materiale mirëpo nuk janë të lumtur përkundër asaj që posedojnë, dhe kemi parë dhe ndëgjuar të kundërtën - njerëz të cilët janë shumë të varfër por janë të lumtur në jetën e tyre.
Andaj pasuri e vërtetë është ajo që të bën të ndihesh rehat dhe i lumtur me familjen tënde edhe në qoftë se ajo që e posedon është e pakët. (Shpjegim i Përkthyesit).

Monday, January 26, 2015

Ata janë burra dhe ne jemi burra!


Ata janë burra dhe ne jemi burra!

Shejh Mukbil Ibn Hadi El-Uadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: فمنهم من نبذهم وقال هم رجال ونحن رجال، صحيح هم رجال ونحن رجال، ولكن الفرق بيننا وبينهم كما بين السماء والأرض

''Në mesin e (njerëzve) janë ata të cilët i hedhin poshtë thëniet (e Selefit) tërësisht dhe thonë: ''Ata janë burra dhe ne jemi burra.''
Po, kjo është e saktë; ata janë burra sikurse ne që jemi burra, por dallimi mes nesh dhe atyre është sikur dallimi (në distancë) mes qiejve dhe Tokës!''

Burimi: ''El-Exhvibah Es-Sadihah fi Fetaua El-Akide'', fq.132.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Ai i cili thotë 'Unë nuk besojë në këto fjalë nga Kur'ani' e ka bërë vetën e tij shkaktar për mosbesim


Ai i cili thotë 'Unë nuk besojë në këto fjalë nga Kur'ani' e ka bërë vetën e tij shkaktar për mosbesim

Imam Abdullah Ibn Mubareku, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ai i cili refuzon (nuk pranon) një prej shkronjave të Kur'anit, e ka refuzuar tërë atë (domethënë gjithë Kur'anin).
Ai i cili thotë: ''Unë nuk besojë në këto fjalë.'' E ka bërë vetën e tij shkaktar për kufër (mosbesim).''

Burimi: ''Akide Es-Selef Ashab El-Hadith'', fq.18.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, January 25, 2015

Rafiditë (Shijat) nga mesi i Xhinnëve


Rafiditë (Shijat) nga mesi i Xhinnëve

Ahmed Ibn Sulejman El-Nexhedi ka thënë në Amalinë e tij: ''... Ebu Muavije ka thënë: ''E kam ndëgjuar (Imam) Ameshin duke thënë: ''Një xhinn njëherë erdhi tek ne dhe unë e pyeta atë: ''Cili është ushqimi i juaj i preferuar?''

Ai u përgjigj: ''Orizi.'' Kështu që ne i dhamë ca atij dhe unë pashë ca grushte me oriz duke u ngritur dhe nuk mund të shihja askënd (duke e marrë atë).''

E pyeta: ''Këto dëshira të kota (bidate) që janë në mesin tonë a egzistojnë edhe në mesin tuaj?'' Ai (xhinni) u përgjigj: ''Po.''
E pyeta: ''Si janë Rafiditë (Shijat) në mesin tuaj?'' Ai u përgjigj: ''Më të këqinjtë prej neve.''

Burimi: ''Tefsir Ibn Kethir'', në komentimin e sures El-Xhinn, ajeti 11. Imam Ibn Kethiri, ka thënë: ''E kam paraqitur këtë zinxhir të transmetimit tek Shejhu jonë, Hafidh Ebu El-Haxhaxh El-Mizi, dhe ai ka thënë: ''Ky zinxhir transmetimi është sahih deri tek Ameshi.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, January 24, 2015

I lumtur është ai i cili qëndron në atë në të cilën ishin Selefi, dhe i shmanget asaj që është shpikur nga Halefi


I lumtur është ai i cili qëndron në atë në të cilën ishin Selefi, dhe i shmanget asaj që është shpikur nga Halefi

Imam Ibn Haxher Eskalani (ka vdekur më 852 H) Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

قال ابن حجر العسقلاني:  (فالسعيد من تمسك بما كان عليه السلف واجتنب ما أحدثه الخلف

''I lumtur është ai i cili qëndron (i përmbahet) asaj në të cilën ishin Selefi (të parët tanë të mirë), dhe i shmanget asaj që është shpikur (bidateve) nga Halefi (ata që erdhën pas Selefit - domethënë pasardhësve).''

Burimi: ''Fet'h El-Bari'', 13/267.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, January 23, 2015

Thursday, January 22, 2015

Kurora nuk është ilaç për dhimbje koke


Kurora nuk është ilaç për dhimbje koke

Një fjalë e urtë thotë: ''Një kurorë nuk është ilaç për dhimbje koke.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra edhe nëse je mbret/sundues, kjo nuk të largon brengat dhe dhimbjet që mund t'i kesh. (Shpjegim i Përkthyesit).

Qëndrimi i Imam Shafiut në lidhje me Atributet e Allahut subhanehu ue teala


Qëndrimi i Imam Shafiut në lidhje me Atributet e Allahut subhanehu ue teala

Imam Muhamed Ibn Idris Esh-Shafiu (ka vdekur më 204 H) Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ne i pohojmë këto Atribute (Cilësi të Allahut subhanehu ue teala) me të cilat ka ardhur Kur'ani, dhe ato të cilat janë përmendur në Sunnet, dhe ne e mohojmë (refuzojmë) mendimin se diçka i përngjason Atij (teshbihun), ngase Ai ka mohuar këtë nga Vetja e Tij, duke thënë: ''Asgjë nuk i shëmbëllen Atij.'' (Esh-Shura, 11).''

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 20/341.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, January 21, 2015

Por kurrë nuk do të harrojnë se si i ke bërë të ndjehen


''Njerëzit do të harrojnë çfarë t'i ju ke thënë, do të harrojnë çfarë t'i ju ke bërë, por ata kurrë nuk do të harrojnë se si i ke bërë të ndjehen.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Problemi nuk është me Zotin tim, por me veten time!


Problemi nuk është me Zotin tim, por me veten time!

Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, transmeton prej Xheririt, Allahu e mëshiroftë: ''Më kanë treguar se një njeri prej Beni Izrailëve i cili kishte një nevojë të cilën ai dëshironte të përmbushet (realizohet) nga Allahu.
Kështu që, ai e kishte angazhuar veten e tij në adhurim të vazhdueshëm, dhe pastaj e kishte lutur Allahun për gjënë që i nevojitej.
Kur ai kishte parë se ajo që i ishte nevojitur nuk ishte përmbushur, ai e kaloi natën duke e fajësuar veten e tij, duke thënë:

''O vetja ime! Çfarë nuk është në rregull me ty, që po parandalon që ajo që të nevojitet ty të përmbushet?''

Dhe ai e kaloi natën i pikëlluar dhe duke e mbajtur veten përgjegjës (fajtor) për këtë gjë, duke thënë:

''Pasha Allahun, problemi nuk është me Zotin tim. Përkundrazi, problemi është me veten time, dhe ai mbeti në një gjendje të tillë duke e mbajtur veten përgjegjës derisa nevoja e tij më në fund ishte përmbushur (realizuar).''

Burimi: ''Ighathet El-Lehfen'', 1/77.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, January 20, 2015

Të kërkuarit falje nuk do të thotë gjithmonë se ju jeni gabim dhe personi tjetër është në të drejtë...


''Të kërkuarit falje nuk do të thotë gjithmonë se ju jeni gabim dhe personi tjetër është në të drejtë.
Ajo nënkupton vetëmse ju e vlerësoni (çmoni) më shumë marrëdhënien tuaj se sa egon tuaj.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Torturohej në të njëjtën formë që i torturonte të tjerët


Torturohej në të njëjtën formë që i torturonte të tjerët

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, transmeton se: ''Muhamed Ibn Abdul Melik Ez-Zajati kishte urdhëruar që të sillet një copë e gjatë e drurit e shpuar me shumë gozhda hekuri.
Ai do t'i torturonte të burgosurit me këtë dru - në mesin e të cilëve ishte (Imam) Ahmed Ibn Hanbeli - e thoshte:

''Unë kurrë nuk kam pasur mëshirë për askënd, ngase mëshira është diçka që e dobëson shpirtin.''

Më vonë, kur ai ishte burgosur në të njëjtin burg, ai ishte torturuar me të njëjtën pajisje.
Kur ai do të bërtiste për mëshirë, i është thënë atij: ''Mëshira është diçka që e dobëson shpirtin.''

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 11/172.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, January 19, 2015

Një shans i dytë nuk do të thotë asgjë nëse ju nuk keni mësuar nga gabimi juaj i parë


Një shans i dytë nuk do të thotë asgjë nëse ju nuk keni mësuar nga gabimi juaj i parë

Një fjalë e urtë thotë: ''Një shans (mundësi) e dytë nuk do të thotë asgjë nëse ju nuk keni mësuar nga gabimi juaj i parë.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Edhe në qoftë se dikush të trajton padrejtësisht


Edhe në qoftë se dikush të trajton padrejtësisht

Shejh Abdurrahman Ibn Nasir Es-Sadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Një shërbëtorë duhet t'i bindet Allahut dhe të jetë i drejtë edhe në qoftë se dikush e trajton atë padrejtësisht.
Nuk është e lejuar që të gënjesh për atë i cili ka gënjyer në lidhje me ty, ose të mashtrosh atë i cili të mashtron ty.''

Burimi: ''Tejsir El-Kerim Err-Rrahman'', 219.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, January 18, 2015

Kur ne mendojmë se askush prej njerëzve nuk është duke na shikuar


Kur ne mendojmë se askush prej njerëzve nuk është duke na shikuar

Një fjalë e urtë thotë: ''Karakteri ynë është ajo që ne bëjmë kur mendojmë se askush nuk është duke na shikuar.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, January 17, 2015

Fillo të duash veten tënde për çdo gjë që t'i je


Fillo të duash veten tënde për çdo gjë që t'i je

''Ndalo së urrejturi veten tënde për çdo gjë që nuk je dhe fillo të duash veten tënde për çdo gjë që t'i je.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, January 16, 2015

Disa prej atyre të cilët japin fetua meritojnë të jenë në burg më shumë se sa vjedhësit


Disa prej atyre të cilët japin fetua meritojnë të jenë në burg më shumë se sa vjedhësit

Imam Rebia Ibn Abdurrahmani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Dhe disa prej atyre të cilët japin fetua (përgjigjen në çështjet e fesë) meritojnë të jenë në burg më shumë se sa vjedhësit!''

Burimi: ''Xhamiul Bejan El-Ilm'', 578.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kjo për shkak se përgjigjen në çështjet fetare me injorancë (pa dije). (Shpjegim i Përkthyesit).

Thursday, January 15, 2015

Sepse ai (ajo) është njeriu në të cilin ne kemi rënë në dashuri


Sepse ai (ajo) është njeriu në të cilin ne kemi rënë në dashuri

''Ka shumë gjëra të cilat ne do të donim që bashkëshortët tanë të mund të ishin, sidoqoftë ne duhet të jemi falënderues për atë që ata janë, sepse ai (ajo) është njeriu në të cilin ne kemi rënë në dashuri.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, January 14, 2015

A është e vërtetë se ju i konsideroni Esharitë dhe Maturiditë jobesimtarë dhe a është ky edhe qëndrimi i dijetarëve të Arabisë Saudite?


A është e vërtetë se ju i konsideroni Esharitë dhe Maturiditë jobesimtarë dhe a është ky edhe qëndrimi i dijetarëve të Arabisë Saudite?

Pyetje: A është e vërtetë se ju i konsideroni Esharitë dhe Maturiditë, kafira (jobesimtarë) dhe se ky është edhe qëndrimi i dijetarëve kryesorë të Arabisë Saudite?
Kemi ndëgjuar nga disa hoxhallarë Eshari e Maturidi se ju i konsideroni ata jobesimtarë, a është e vërtetë kjo?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut.

Nuk është e vërtetë se ne i konsiderojmë Esharitë e Maturiditë si jobesimtarë, dhe as nuk është e vërtetë se dijetarët e Arabisë Saudite i konsiderojnë ata për jobesimtarë. Ai që thotë fjalë të tilla për ne, ka gënjyer.

Për të mbështetur këtë që po themi, po sjellim vetë fjalët e Dijetarëve të Komisionit të Përhershëm për Fetua në Arabinë Saudite, të cilët kanë thënë: ''Esharitë (1) nuk janë kafira (jobesimtarë), më saktë ata kanë gabuar në interpretimin (shpjegimin) e tyre të disa prej Atributeve (Cilësive) Hyjnore..''

Është pyetur, Shejh Ibn Bazi, ish myfti i Arabisë Saudite, Allahu e mëshiroftë: ''A janë Esharitë nga mesi i Ehli Sunnetit dhe Xhematit apo jo? A i konsiderojmë ata si Sunni apo si kafira (jobesimtarë)?

Ai është përgjigjur: ''Esharitë janë nga mesi i Ehli Sunnetit në lidhje me shumicën e çështjeve, por ata nuk janë nga mesi i tyre në lidhje me interpretimin (shpjegimin) e Atributeve Hyjnore, por ata nuk janë as kafira (jobesimtarë).
Më saktë në mesin e tyre janë disa dijetarë kryesorë dhe njerëz të mirë, por ata kanë gabuar në interpretimin (shpjegimin) e disa prej Atributeve Hyjnore.

Ata kanë ndryshuar (dalluar) me Ehli Sunnetin në disa çështje, të tilla siç është interpretimi (shpjegimi) i shumicës së Atributeve Hyjnore, në të cilën ata kanë gabuar.

Pikëpamja (qëndrimi) i Ehli Sunnetit dhe Xhematit është të pranojë ajetet dhe hadithet të cilat flasin në lidhje me Atributet Hyjnore ashtu sikurse kanë ardhur, pa i shpjeguar ato (në një mënyrë tjetër nga kuptimi i dukshëm), pa i mohuar ato, pa ua shtrembëruar kuptimin ose pa e përngjasuar Allahun me krijesat e Tij.''

Burimi: ''Fetuaja me numër 6606, vëll.3/220'', dhe ''Mexhmu Fetaua Ibn Baz'', 28/256.

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. Vendimi i njëjtë është edhe për Maturiditë, pasiqë Esharitë dhe Maturiditë i kanë bindjet e ngjashme. (Shënim i Përkthyesit).

Tuesday, January 13, 2015

Bëjë edhe ndonjë hap më shumë që të jesh i suksesshëm


Bëjë edhe ndonjë hap më shumë që të jesh i suksesshëm

Një djalosh i ri kishte punuar si çirak në një dyqan të biçikletave. Një njeri dërgoi një biçikletë për riparim.
Pas riparimit të biçikletës, djaloshi i ri e pastroi biçikletën dhe ajo dukej si një biçikletë e re.
Çirakët e tjerë e përqeshnin atë për punën e tepërt që ai kishte bërë.
Ditën tjetër erdhi pronari i biçikletës dhe e kërkoi biçikletën e tij. Këtij djaloshi i ishte ofruar një punë.

Morali i tregimit: Bëjë edhe ndonjë hap më shumë që të jesh i suksesshëm. Pra, bëjë ndonjë punë shtesë në mënyrë që të korrësh rezultat të mirë.
Nëse bën më shumë - fiton më shumë, dhe bërja më pak sjellë më shumë humbje.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, January 12, 2015

Kushdo që flen pas namazit të ikindisë dhe e humb mendjen e tij, mos të fajësojë askënd përveç vetes - Hadith shumë i dobët


Kushdo që flen pas namazit të ikindisë dhe e humb mendjen e tij, mos të fajësojë askënd përveç vetes - Hadith shumë i dobët

Prej haditheve shumë të dobëta është edhe ky:

''Kushdo që flen pas (namazit të) ikindisë dhe e humb mendjen e tij (çmendet), nuk ka asnjë për ta fajësuar (mos të fajësojë askënd) përveç vetes së tij.''

Ky hadith është daif xhidden (shumë i dobët).

Shih: ''El-Meuduat'' nga Imam Ibn El-Xheuzi, 3/69; ''El-Le'ali El-Mesnua'', nga Imam Sujuti, 2/279; ''Tertib El-Meuduat'', nga Imam Dhehebiu, 839.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, January 11, 2015

Unë nuk jam duke kultivuar të mbjellat e mija, por fëmiun tim


Unë nuk jam duke kultivuar të mbjellat e mija, por fëmiun tim

Një pronar i një ferme i kërkoi fëmijës së tij që të punojë çdo ditë në fermë.
Shoku i tij i tha atij: ''Ti nuk duhet të detyrosh djalin tënd që të punojë aq shumë. Të mbjellat do të zhvillohen (rriten) po aq mirë, edhe nëse nuk mundoheni shumë.''
Pronari i fermës u përgjigj: ''Unë nuk jam duke kultivuar të mbjellat e mija, por fëmiun tim.''

Morali i tregimit: Një mënyrë e thjeshtë që fëmija i juaj të bëhet një burrë është që të lejoni atë që të përjetojë disa vështirësi.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, January 10, 2015

Kushdo që thotë diçka dhe teshtin duke thënë atë, atëherë dijeni se është e vërtetë ajo që e thotë - Hadith i shpikur


Kushdo që thotë diçka dhe teshtin duke thënë atë, atëherë dijeni se është e vërtetë ajo që e thotë - Hadith i shpikur

Prej haditheve të shpikura e i cili nuk ka bazë është edhe ky: ''Kushdo që transmeton (thotë) diçka, dhe teshtin (duke thënë atë), atëherë (dijeni se) është e vërtetë (ajo që e thotë).''

Shih: ''Tenzih El-Sheria'', 483; ''El-Le'ali El-Mesnua'', 2/286 dhe ''El-Feuaid El-Mexhmu'', 669.
Është transmetuar nga Imam Taberaniu dhe është klasifikuar si i shpikur nga Imam Ibn Xheuzi, Allahu i mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Jetoni me shprehi të mira, dhe do të vlerësoheni


Jetoni me shprehi të mira, dhe do të vlerësoheni

Një njeri kishte marrë pjesë në një intervistë për një punë.
Përgjatë korridorit, ai pa një copë (mbeturine) të cilën e morri dhe e hodhi atë në një kosh plehrash.
Intervistuesi kaloi aty pranë dhe e pa atë. Ky njeri e fitoi punën.

Morali i tregimit: Jetoni me shprehi të mira, dhe do të vlerësoheni.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, January 8, 2015

A është Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbeli (djali i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), autor i librit ''Kitab El-Sunneh'' (Libri i Sunnetit)?


A është Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbeli (djali i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), autor i librit ''Kitab El-Sunneh'' (Libri i Sunnetit)?

Pyetje: A është Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbeli (djali i Imam Ahmed Ibn Hanbelit) autor i librit ''Kitab El-Sunneh'' (Libri i Sunnetit)?

Përgjigje: I gjithë falënderimi i takon vetëm Allahut.

''Kitab El-Sunneh'' i Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbelit është një libër i famshëm (i mirënjohur) dhe atribuimi i këtij libri atij është i saktë dhe i dukshëm (i qartë).

Ky libër është transmetuar prej tij përmes rrugëve të ndryshme dhe njerëzit e dijes (dijetarët) e kanë pranuar atribuimin e librit Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbelit pa ndonjë kundërshtim sa ne jemi të vetëdijshëm.

Ju lutem shikoni: ''Ibtal Et-Teuilat'' nga (Imam) Ebu Jala El-Ferra (fq.348), ''El-Ilel El-Mutenehijeh'' nga (Imam Abdurrahman) Ibn El-Xheuzi, ''Mexhmu El-Fetaua'' nga (Shejhul Islam) Ibn Tejmije (3/324), ''Zadul Mead'', nga (Imam) Ibn Kajjimi (3/592), ''El-Tekhuief min El-Nar'' nga (Imam) Ibn Rexhebi (fq.249) dhe ''Fet'hul Bari'', nga (Imam) Ibn Haxheri (13/381).

Për më tepër, ju lutemi referojuni Tahkikut të ''Kitab El-Sunneh'' (1/59-60) i cili është bërë nga (Shejh) Muhamed Ibn Seid El-Kahtani në të cilin ai konfirmon atribuimin e librit Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbelit dhe i citon disa nga dijetarët të cilët e konfirmojnë atë gjithashtu.

Dhe Allahu e di më së miri.

Fetuaja me numër 222692, drejtuar Shejhut Muhamed Salih El-Munexhid, Allahu e ruajtë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Shejh Muhamed Salih El-Munexhidi, Allahu e ruajtë ka marrë pjesë në mësimet e disa prej dijetarëve më të njohur të kësaj kohe, si nga: Shejh Abdul Aziz Ibn Bazi, Shejh Muhamed Ibn Salih El-Uthejmini dhe Shejh Abdullah Ibn Xhibrini, Allahu i mëshiroftë.
Gjithashtu ka mësuar edhe tek Shejh Abdurrahman Ibn Nasir El-Beraku, Shejh Salih El-Feuzani, Shejh Abdullah Ibn Muhamed El-Ghunejmani e të tjerë. (Shpjegim i Përkthyesit).

Wednesday, January 7, 2015

Asnjëri nga ju nuk duhet t'i premtojë diçka fëmijës së tij e pastaj të mos ia japë atë


Asnjëri nga ju nuk duhet t'i premtojë diçka fëmijës së tij e pastaj të mos ia japë atë

Abdullahu radiallahu anhu, ka thënë: ''Të gënjyerit nuk është korrekte (e duhur), as në seriozitet e as në shaka.
Asnjëri nga ju nuk duhet t'i premtojë diçka fëmijës së tij e pastaj të mos ia japë (përmbushë) atë atij.''

Burimi: ''El-Edeb El-Mufred'', nr. 387 nga Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, January 5, 2015

Çka konsiderohet Teshbih dhe Texhsim dhe kush është Mushebih e Muxhesim?


Çka konsiderohet Teshbih dhe Texhsim dhe kush është Mushebih e Muxhesim?

Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, është pyetur në lidhje me Mushebihët dhe çfarë ata pretendojnë (deklarojnë), e ai është përgjigjur: ''Kushdo që thotë: ''Shikimi (i Allahut), sikur shikimi im'', dhe ''Dora (e Allahut), sikur dora ime'' dhe ''Këmbët (e Allahut), sikur këmbët e mija'', atëherë ai e ka përngjasuar Allahun (me krijesat e Tij - ky pra është Mushebih)!
''Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i ndëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.'' (Esh-Shura, 11).''

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Pohimi i Atributeve të Tij nuk nënkupton (nuk paraqet) Teshbih (përngjasim të Allahut me krijesat e Tij) dhe Texhsim (Antropomorfizëm) sepse Teshbih (përngjasim) është të thuhet se Dora (e Allahut) është sikur dora jonë... (Këmba, Gishtërinjtë, Fytyra, Sytë e Allahut janë sikur të krijesave të Tij - kjo është Teshbih, sh.p.).
Por në qoftë se është thënë, (Ai ka) një Dorë e cila nuk përngjanë me duart (e njerëzve) ashtu siç Qenia e Tij nuk përngjanë me qeniet (e krijuara), ndëgjimi i Tij nuk përngjanë me ndëgjimet (e krijesave të Tij), dhe shikimi i Tij nuk ju përngjanë shikimeve; ajo në të vërtetë është lirim i Tij nga papërsosshmëria (nga të metat).''

Imami, Hafidhi Muhamed Ibn Sinan El-Uasiti, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Mushebihët janë ata të cilët shkojnë përtej Hadithit (pra flasin dhe dalin jashtë haditheve të sakta të cilat flasin në lidhje me Atributet/Cilësitë e Allahut, sh.p.).
Ndërsa sa i përket atyre të cilët flasin me Hadith, atëherë ata nuk shtojnë mbi atë që e kanë ndëgjuar (pra nuk flasim me fjalë të tjera përveç asaj që thuhet në Hadith të saktë).
Pra këta janë njerëzit (Pasuesit) e Sunnetit. Ata e besojnë vetëm atë të cilën ka ardhur në Hadith, këta janë besimtarët.
Ata besojnë në atë me të cilën ka ardhur Profeti (salallahu alejhi ue selem), dhe në Libër dhe në Sunnet.''

Transmetohet se gjatë një debati mes Imam Ebu Is'hak Ibn Shakla El-Hanbeliut, Allahu e mëshiroftë dhe Ebu Sulejman Ed-Dimeshkit (njërit prej pasuesve të Ibn Kulabit) ky i fundit i kishte thënë Imam Ebu Is'hakut: ''Ti je Mushebih.''
Imam Ebu Is'hak Ibn Ebi Shakla, i ishte përgjigjur: ''Zoti na ruajtë! Mushebih është ai i cili thotë se Fytyra (e Allahut) është sikur fytyra ime dhe Dora (e Allahut) është sikur dora ime.
Por ne themi: ''Ai ka Fytyrë ashtu si Ai ka afirmuar (pohuar) fytyrë për Veten e Tij, dhe Ai ka Dorë ashtu si Ai ka afirmuar (pohuar) Dorë për Veten e Tij, (''Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i ndëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.'' (Esh-Shura, 11).
Kushdo që thotë këtë, është me të vërtetë i sigurtë.'

Burimi: ''El-Ibtal'', 1:43-45 nga Imam Ebu Jala El-Ferra; ''El-Erbe'in fi Sifat Rab El-Alemin'', 1/104 nga Imam Dhehebiu; ''El-Huxheh'', Imam Ismail Ibnul Fadel dhe ''Tabakat El-Hanabilah'', nga Imam Ibn Ebi Jala, 3/239.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, January 3, 2015

Mos u mashtro nga mjekrra ime e gjatë dhe grumbullimi i njerëzve rreth meje!


Mos u mashtro nga mjekrra ime e gjatë dhe grumbullimi i njerëzve rreth meje!

Imam Ibn Aun, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ne ishim me (Imam) Kasim Ibn Muhamedin, kur një njeri erdhi dhe ai (Imam Kasimi) është pyetur për diçka, por ai tha: ''Unë nuk jam i mirë në të (domethënë nuk kam njohuri në lidhje me atë që pyete).''

Pyetësi tha: ''Unë erdha tek t'i në veçanti, ngase unë nuk njoh asnjë tjetër dijetarë të ditur (jashta teje).''

Imam Kasimi tha: ''Mos u mashtro nga mjekrra ime e gjatë dhe grumbullimi i njerëzve rreth meje.''

Një burrë Kurejsh i moshuar i ulur pranë tij në këtë rast i tha atij: ''O vëlla! Përgjigju asaj (pyetjes); ne nuk kemi parë asnjë më të shkëlqyer dhe mbresëlënës se sa që je t'i sot.''

Imam Kasimi u përgjigj: ''Unë më mirë do të pres (këpus) gjuhën time, se sa të flas në lidhje me diçka për të cilën nuk kam asnjë dituri.''1

Burimi: ''Xhamiul Ulum uel Hikem'', 59/831, nga Imam Ibn Rexheb El-Hanbeliu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Thuaj: ''Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t'i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.'' (El-A'raf, 33).

Gjithashtu, thotë: ''Atëherë, kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra rreth Allahut, për t'i shpënë njerëzit në humbje nga padija?'' (El-En'am, 144).
Këto ajete Kur'anore dhe hadithe të tjera të cilat flasin në këtë tematikë, tregojnë se rreptësisht është e ndaluar që të flitet për fenë e Allahut subhanehu ue teala, pa dituri fetare.

Shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''T'iu përgjigjesh pyetjeve (fetare) pa dituri është prej gjynaheve më të mëdha.''
SubhanAllah, sot me të madhe shohim shumë njerëz të cilët flasin në lidhje me fenë e Allahut subhanehu ue teala, fare pa dituri. Allahu subhanehu ue teala, na ruajtë nga veprat e këtilla. (Shpjegim i Përkthyesit).