Saturday, January 3, 2015

Mos u mashtro nga mjekrra ime e gjatë dhe grumbullimi i njerëzve rreth meje!


Mos u mashtro nga mjekrra ime e gjatë dhe grumbullimi i njerëzve rreth meje!

Imam Ibn Aun, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ne ishim me (Imam) Kasim Ibn Muhamedin, kur një njeri erdhi dhe ai (Imam Kasimi) është pyetur për diçka, por ai tha: ''Unë nuk jam i mirë në të (domethënë nuk kam njohuri në lidhje me atë që pyete).''

Pyetësi tha: ''Unë erdha tek t'i në veçanti, ngase unë nuk njoh asnjë tjetër dijetarë të ditur (jashta teje).''

Imam Kasimi tha: ''Mos u mashtro nga mjekrra ime e gjatë dhe grumbullimi i njerëzve rreth meje.''

Një burrë Kurejsh i moshuar i ulur pranë tij në këtë rast i tha atij: ''O vëlla! Përgjigju asaj (pyetjes); ne nuk kemi parë asnjë më të shkëlqyer dhe mbresëlënës se sa që je t'i sot.''

Imam Kasimi u përgjigj: ''Unë më mirë do të pres (këpus) gjuhën time, se sa të flas në lidhje me diçka për të cilën nuk kam asnjë dituri.''1

Burimi: ''Xhamiul Ulum uel Hikem'', 59/831, nga Imam Ibn Rexheb El-Hanbeliu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Thuaj: ''Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t'i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.'' (El-A'raf, 33).

Gjithashtu, thotë: ''Atëherë, kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra rreth Allahut, për t'i shpënë njerëzit në humbje nga padija?'' (El-En'am, 144).
Këto ajete Kur'anore dhe hadithe të tjera të cilat flasin në këtë tematikë, tregojnë se rreptësisht është e ndaluar që të flitet për fenë e Allahut subhanehu ue teala, pa dituri fetare.

Shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''T'iu përgjigjesh pyetjeve (fetare) pa dituri është prej gjynaheve më të mëdha.''
SubhanAllah, sot me të madhe shohim shumë njerëz të cilët flasin në lidhje me fenë e Allahut subhanehu ue teala, fare pa dituri. Allahu subhanehu ue teala, na ruajtë nga veprat e këtilla. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment