Thursday, January 8, 2015

A është Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbeli (djali i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), autor i librit ''Kitab El-Sunneh'' (Libri i Sunnetit)?


A është Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbeli (djali i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), autor i librit ''Kitab El-Sunneh'' (Libri i Sunnetit)?

Pyetje: A është Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbeli (djali i Imam Ahmed Ibn Hanbelit) autor i librit ''Kitab El-Sunneh'' (Libri i Sunnetit)?

Përgjigje: I gjithë falënderimi i takon vetëm Allahut.

''Kitab El-Sunneh'' i Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbelit është një libër i famshëm (i mirënjohur) dhe atribuimi i këtij libri atij është i saktë dhe i dukshëm (i qartë).

Ky libër është transmetuar prej tij përmes rrugëve të ndryshme dhe njerëzit e dijes (dijetarët) e kanë pranuar atribuimin e librit Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbelit pa ndonjë kundërshtim sa ne jemi të vetëdijshëm.

Ju lutem shikoni: ''Ibtal Et-Teuilat'' nga (Imam) Ebu Jala El-Ferra (fq.348), ''El-Ilel El-Mutenehijeh'' nga (Imam Abdurrahman) Ibn El-Xheuzi, ''Mexhmu El-Fetaua'' nga (Shejhul Islam) Ibn Tejmije (3/324), ''Zadul Mead'', nga (Imam) Ibn Kajjimi (3/592), ''El-Tekhuief min El-Nar'' nga (Imam) Ibn Rexhebi (fq.249) dhe ''Fet'hul Bari'', nga (Imam) Ibn Haxheri (13/381).

Për më tepër, ju lutemi referojuni Tahkikut të ''Kitab El-Sunneh'' (1/59-60) i cili është bërë nga (Shejh) Muhamed Ibn Seid El-Kahtani në të cilin ai konfirmon atribuimin e librit Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbelit dhe i citon disa nga dijetarët të cilët e konfirmojnë atë gjithashtu.

Dhe Allahu e di më së miri.

Fetuaja me numër 222692, drejtuar Shejhut Muhamed Salih El-Munexhid, Allahu e ruajtë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Shejh Muhamed Salih El-Munexhidi, Allahu e ruajtë ka marrë pjesë në mësimet e disa prej dijetarëve më të njohur të kësaj kohe, si nga: Shejh Abdul Aziz Ibn Bazi, Shejh Muhamed Ibn Salih El-Uthejmini dhe Shejh Abdullah Ibn Xhibrini, Allahu i mëshiroftë.
Gjithashtu ka mësuar edhe tek Shejh Abdurrahman Ibn Nasir El-Beraku, Shejh Salih El-Feuzani, Shejh Abdullah Ibn Muhamed El-Ghunejmani e të tjerë. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment