Thursday, January 29, 2015

Unë nuk jam duke agjëruar për prindërit e mi, unë jam duke agjëruar për Allahun


Unë nuk jam duke agjëruar për prindërit e mi, unë jam duke agjëruar për Allahun

Ishte një vajzë e vogël (gjashtë vjeçare) e cila agjëronte në Ramazan, megjithëse kjo nuk është e obligueshme për ata që nuk e kanë arritur moshën madhore.

Ajo ishte në shkollë, dhe gjatë kohës së drekës, kur të gjithë fëmijët tjerë dolën jashtë për të ngrënë drekën, ajo qëndronte në klasë, sepse ajo agjëronte.

Mësuesja e saj (jomuslimane) mendoi se ajo ishte shumë e re për të agjëruar, dhe i tha vajzës së vogël se nuk është e domosdoshme që ajo të agjërojë, dhe se ajo mund të hante pak.

Vajza akoma nuk dëshironte të hante. Atëherë mësuesja i tha: ''Prindërit e t'u nuk janë këtu, nuk është me rëndësi nëse t'i hanë pak.''

Vajza e vogël u përgjigj: ''Unë nuk jam duke agjëruar për prindërit e mi, unë jam duke agjëruar për Allahun.''

Kjo thënie e thjeshtë kishte një efekt të tillë të thellë në mësuesen, që më vonë ajo e pranoi Islamin.

Në disa transmetime përmendet se sahabët i mësonin fëmijët e tyre si të vegjël të agjërojnë (kuptohet përderisa nuk ndienin vështirësi të madhe), në mënyrë që ata të mësohen me këtë vepër të madhe të adhurimit.

Transmetohet se Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, i kishte thënë njërit i cili ishte i dehur gjatë Ramazanit: ''Mjerë për ty! Edhe fëmijët tanë janë duke agjëruar.'' Dhe e kishte goditur atë.''1

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. E transmeton Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, në transmetim mu'alak, Bab Seum El-Subijan (Kapitulli mbi agjërimin e fëmijëve).

No comments:

Post a Comment