Wednesday, January 14, 2015

A është e vërtetë se ju i konsideroni Esharitë dhe Maturiditë jobesimtarë dhe a është ky edhe qëndrimi i dijetarëve të Arabisë Saudite?


A është e vërtetë se ju i konsideroni Esharitë dhe Maturiditë jobesimtarë dhe a është ky edhe qëndrimi i dijetarëve të Arabisë Saudite?

Pyetje: A është e vërtetë se ju i konsideroni Esharitë dhe Maturiditë, kafira (jobesimtarë) dhe se ky është edhe qëndrimi i dijetarëve kryesorë të Arabisë Saudite?
Kemi ndëgjuar nga disa hoxhallarë Eshari e Maturidi se ju i konsideroni ata jobesimtarë, a është e vërtetë kjo?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut.

Nuk është e vërtetë se ne i konsiderojmë Esharitë e Maturiditë si jobesimtarë, dhe as nuk është e vërtetë se dijetarët e Arabisë Saudite i konsiderojnë ata për jobesimtarë. Ai që thotë fjalë të tilla për ne, ka gënjyer.

Për të mbështetur këtë që po themi, po sjellim vetë fjalët e Dijetarëve të Komisionit të Përhershëm për Fetua në Arabinë Saudite, të cilët kanë thënë: ''Esharitë (1) nuk janë kafira (jobesimtarë), më saktë ata kanë gabuar në interpretimin (shpjegimin) e tyre të disa prej Atributeve (Cilësive) Hyjnore..''

Është pyetur, Shejh Ibn Bazi, ish myfti i Arabisë Saudite, Allahu e mëshiroftë: ''A janë Esharitë nga mesi i Ehli Sunnetit dhe Xhematit apo jo? A i konsiderojmë ata si Sunni apo si kafira (jobesimtarë)?

Ai është përgjigjur: ''Esharitë janë nga mesi i Ehli Sunnetit në lidhje me shumicën e çështjeve, por ata nuk janë nga mesi i tyre në lidhje me interpretimin (shpjegimin) e Atributeve Hyjnore, por ata nuk janë as kafira (jobesimtarë).
Më saktë në mesin e tyre janë disa dijetarë kryesorë dhe njerëz të mirë, por ata kanë gabuar në interpretimin (shpjegimin) e disa prej Atributeve Hyjnore.

Ata kanë ndryshuar (dalluar) me Ehli Sunnetin në disa çështje, të tilla siç është interpretimi (shpjegimi) i shumicës së Atributeve Hyjnore, në të cilën ata kanë gabuar.

Pikëpamja (qëndrimi) i Ehli Sunnetit dhe Xhematit është të pranojë ajetet dhe hadithet të cilat flasin në lidhje me Atributet Hyjnore ashtu sikurse kanë ardhur, pa i shpjeguar ato (në një mënyrë tjetër nga kuptimi i dukshëm), pa i mohuar ato, pa ua shtrembëruar kuptimin ose pa e përngjasuar Allahun me krijesat e Tij.''

Burimi: ''Fetuaja me numër 6606, vëll.3/220'', dhe ''Mexhmu Fetaua Ibn Baz'', 28/256.

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. Vendimi i njëjtë është edhe për Maturiditë, pasiqë Esharitë dhe Maturiditë i kanë bindjet e ngjashme. (Shënim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment