Monday, January 5, 2015

Çka konsiderohet Teshbih dhe Texhsim dhe kush është Mushebih e Muxhesim?


Çka konsiderohet Teshbih dhe Texhsim dhe kush është Mushebih e Muxhesim?

Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, është pyetur në lidhje me Mushebihët dhe çfarë ata pretendojnë (deklarojnë), e ai është përgjigjur: ''Kushdo që thotë: ''Shikimi (i Allahut), sikur shikimi im'', dhe ''Dora (e Allahut), sikur dora ime'' dhe ''Këmbët (e Allahut), sikur këmbët e mija'', atëherë ai e ka përngjasuar Allahun (me krijesat e Tij - ky pra është Mushebih)!
''Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i ndëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.'' (Esh-Shura, 11).''

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Pohimi i Atributeve të Tij nuk nënkupton (nuk paraqet) Teshbih (përngjasim të Allahut me krijesat e Tij) dhe Texhsim (Antropomorfizëm) sepse Teshbih (përngjasim) është të thuhet se Dora (e Allahut) është sikur dora jonë... (Këmba, Gishtërinjtë, Fytyra, Sytë e Allahut janë sikur të krijesave të Tij - kjo është Teshbih, sh.p.).
Por në qoftë se është thënë, (Ai ka) një Dorë e cila nuk përngjanë me duart (e njerëzve) ashtu siç Qenia e Tij nuk përngjanë me qeniet (e krijuara), ndëgjimi i Tij nuk përngjanë me ndëgjimet (e krijesave të Tij), dhe shikimi i Tij nuk ju përngjanë shikimeve; ajo në të vërtetë është lirim i Tij nga papërsosshmëria (nga të metat).''

Imami, Hafidhi Muhamed Ibn Sinan El-Uasiti, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Mushebihët janë ata të cilët shkojnë përtej Hadithit (pra flasin dhe dalin jashtë haditheve të sakta të cilat flasin në lidhje me Atributet/Cilësitë e Allahut, sh.p.).
Ndërsa sa i përket atyre të cilët flasin me Hadith, atëherë ata nuk shtojnë mbi atë që e kanë ndëgjuar (pra nuk flasim me fjalë të tjera përveç asaj që thuhet në Hadith të saktë).
Pra këta janë njerëzit (Pasuesit) e Sunnetit. Ata e besojnë vetëm atë të cilën ka ardhur në Hadith, këta janë besimtarët.
Ata besojnë në atë me të cilën ka ardhur Profeti (salallahu alejhi ue selem), dhe në Libër dhe në Sunnet.''

Transmetohet se gjatë një debati mes Imam Ebu Is'hak Ibn Shakla El-Hanbeliut, Allahu e mëshiroftë dhe Ebu Sulejman Ed-Dimeshkit (njërit prej pasuesve të Ibn Kulabit) ky i fundit i kishte thënë Imam Ebu Is'hakut: ''Ti je Mushebih.''
Imam Ebu Is'hak Ibn Ebi Shakla, i ishte përgjigjur: ''Zoti na ruajtë! Mushebih është ai i cili thotë se Fytyra (e Allahut) është sikur fytyra ime dhe Dora (e Allahut) është sikur dora ime.
Por ne themi: ''Ai ka Fytyrë ashtu si Ai ka afirmuar (pohuar) fytyrë për Veten e Tij, dhe Ai ka Dorë ashtu si Ai ka afirmuar (pohuar) Dorë për Veten e Tij, (''Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i ndëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.'' (Esh-Shura, 11).
Kushdo që thotë këtë, është me të vërtetë i sigurtë.'

Burimi: ''El-Ibtal'', 1:43-45 nga Imam Ebu Jala El-Ferra; ''El-Erbe'in fi Sifat Rab El-Alemin'', 1/104 nga Imam Dhehebiu; ''El-Huxheh'', Imam Ismail Ibnul Fadel dhe ''Tabakat El-Hanabilah'', nga Imam Ibn Ebi Jala, 3/239.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment