Thursday, December 31, 2015

Gjynahqari nuk brengoset në lidhje me atë se a e zemëron Zotin e tij apo jo!


Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Gjynahqari nuk shqetësohet (brengoset) në lidhje me atë se a e zemëron Zotin e tij apo jo, e gjitha për të cilën ai brengoset është ti kënaq epshet dhe dëshirat e tij.''

Burimi: ''Ighetul El-Lafan fi Meseid Esh-Shejtan'', fq.44.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, December 30, 2015

Gjuha është sikur luani...


Transmetohet se Ali Ibn Ebi Talibi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Gjuha është sikur luani. Nëse ju e leni të zgjidhur (të liruar), ajo do ta lëndojë dikë.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, December 27, 2015

Pse nuk duhet të debatojmë me Bidatçitë?


Pse nuk duhet të debatojmë me Bidatçitë?

Imam El-Axhuri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse ai thotë: Pse unë nuk duhet të debatojë me ta ose të ju përgjigjem asaj që ata thonë?''

Përgjigja është: Nëse ti debaton me ta ose i ndëgjon ato që ata të thonë, ti nuk mund të jesh i sigurtë se ata nuk do të ndikojnë në ty ose të të mashtrojnë me gënjeshtrat (kotësinë e rrugën e devijuar) të tyre, të cilën shejtani e bën tërheqëse, e atëherë ti do të kesh një përfundim të keq.''

Burimi: ''Kitab El-Sheri'ah'', 5/255, nga Imam Ebu Bekr El-Axhuri, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, December 26, 2015

Ata janë refugjatët Sirian në Greqi, të cilët mundohen ta mbrojnë vetën e tyre nga të ftohtit me fleta alumini.


Jo, këto nuk janë qese plehrash, ata janë refugjatët Sirian në Greqi, të cilët mundohen ta mbrojnë vetën e tyre nga të ftohtit me fleta alumini. Allahu subhanehu ue teala, ju ndihmoftë.

Jetmir Jakupi

Monday, December 21, 2015

Dhe Zoti yt nuk harron kurrë


Dhe Zoti yt nuk harron kurrë

Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Është një ajet në Kur'an nga i cili çdo zullumqarë (keqbërës) duhet të jetë i tmerruar.

Ai është pyetur: ''Cili ajet është ai?''

Ai u përgjigj: ''Dhe Zoti yt nuk harron kurrë.'' (Merjem, 64).

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, December 18, 2015

Unë nuk kam nevojë për njëqind shokë, kam nevojë për një shok për njëqind vjet


''Unë nuk kam nevojë për njëqind shokë, kam nevojë për një shok për njëqind vjet.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, December 16, 2015

Reagimi i mjekut Sirian pasi të zbulon se pacienti të cilin mundohet ta ndihmojë është vëllau i tij


ردة فعل طبيب سوري بعد ان اكتشف ان الشهيد الذي يحاولون إسعافه هو أخيه

Reagimi i mjekut Sirian pasi të zbulon se pacienti të cilin mundohet ta ndihmojë është vëllau i tij - i cili tashmë ka vdekur.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, December 12, 2015

Ti nuk duhet të jesh musliman që të shqetësohesh dhe të lutesh për ta, ti vetëm duhet të jesh njeri


''Ti nuk duhet të jesh musliman që të shqetësohesh dhe të lutesh për ta, ti vetëm duhet të jesh njeri.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, December 11, 2015

Sytë e tu janë një dhuratë nga Allahu, mos ia jep ata shejtanit


''Sytë e tu janë një dhuratë nga Allahu subhanehu ue teala, mos ia jep ata Shejtanit (mos shiko në haram).''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, December 9, 2015

Ti duhet të kuptosh se askush nuk i vë fëmijët e tij në një barkë, përveç nëse uji është më i sigurtë se toka


''Ti duhet të kuptosh se askush nuk i vë fëmijët e tij në një barkë, përveç nëse uji është më i sigurtë se toka.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, December 8, 2015

Saturday, December 5, 2015

Nuk do të thotë se nuk është duke ndodhur fare!


''Në qoftë se kjo nuk është duke ndodhur në shtetin tënd, nuk do të thotë se nuk është duke ndodhur fare!''

Allahu subhanehu ue teala, iu ndihmoftë muslimanëve.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Qëndro në të vërtetën, edhe nëse je i vetëm


Qëndro në të vërtetën, edhe nëse je i vetëm

''Mos kini frikë që të qëndroni në të vërtetën, edhe nëse kjo do të thotë se ju do të qëndroni të vetëm.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, December 4, 2015

E dua vdekjen në mënyrë që të mund të ha në Xhennet!


E dua vdekjen në mënyrë që të mund të ha në Xhennet!

Kjo është letra e një vajzë të vogël Siriane, e cila e ka shkruajtur atë në vendin e saj i cili luftohet nga regjimi i Asadit - Allahu subhanehu ue teala, e shkatërroftë.

''Letra ime lamtumirëse
E dashur Nënë, më kujto mua përgjithmonë, dhe kujto të qeshurat e mia të shumta, dhe ruaj vendin në të cilin unë kam fjetur.
Dhe ti motra ime, tregoju shoqeve të mija se unë kam vdekur duke qenë e uritur. Ti, vëllai im, mos u pikëllo, dhe kujto kur unë dhe ti thonim 'ne jemi të uritur'.
O Melek i Vdekjes! Eja dhe merre shpirtin tim, kështu që unë të mund të ha në Xhennet. Unë jam aq e uritur, dhe ti familja ime dijeni se unë do të ha në Xhennet sa më shumë që të mundem, kështu që ju të mos ndiheni të uritur. Ky është arkivoli im.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, December 3, 2015

Si ka gjithmonë para për Luftëra!


''Ata thonë se nuk ka para për Shkolla, nuk ka para për Spitale, nuk ka para për një Rritje të Pagës.
Kështu që si ka gjithmonë para për Luftëra?!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, December 1, 2015

Çdo nënë është thirrëse në Islam për fëmijët dhe familjen e saj


Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Çdo nënë është davetxhike (thirrëse në Islam për fëmijët dhe familjen e saj).''

Burimi: ''Zgjimi Islam'', fq.223.

Përktheu: Jetmir Jakupi