Pse u përçamë!
Është një gjë që i mundon shumë prej pasuesve të Sunnetit.
Përçarja që ndodhi mes atyre të cilët pretendonin se janë Pasues të Sunnetit ku sot ata janë të ndarë në shumë grupe, ku secila palë e respekton vetëm grupën e tyre, vetëm Hoxhën e tyre. Ku secili grup hoxhallarët e tyre i konsideron për 'Dijetarë', për 'Shejha', si më të dijshmit në trojet tona, ndërsa të gjithë të tjerët që dallojnë me grupën e tyre - sipas tyre janë të devijuar!
Disa prej tyre krenohen me numrin e madh të grupës së tyre duke menduar kështu se haku njihet në numra (edhe pse kjo nuk është e vërtetë), e të tjerë që krenohen me emra (se pasojnë filan e halan Hoxhën). Të tjerë që janë të gatshëm ta konsiderojnë bidatçi secilin që nuk pajtohet me ta qoftë edhe për një mendim të vetëm, apo të tjerë që kartonin e kuq e mbajne të gatshëm që të përjashtojnë nga feja secilin që nuk pajtohet me ta.
E vërteta është se pjesa më e madhe e tyre u përçanë sepse lakmuan në pozita, lakmuan në pasuri e në të mirat e kësaj dunjaje.
U përçanë për shkak të këtyre dy gjërave (pozitës dhe pasurisë) e i ndryshuan pothuajse të gjitha qëndrimet që kishin më herët. U bën edhe më keq se ata që deri dje i kritikonin.
Ata sot vetë janë bërë vegla talljeje e nënçmimi nga ana e pasuesve të bidateve. Pasuesit e bidateve sot çuditen me ta, me ndryshimin e tyre e tallen me gjendjen e tyre.
''
Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kur'anin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër.''1
Allahu subhanehu ue teala i faltë dhe ua mundësoftë që t'i kthehen rrugës së drejtë.
Shkruar nga: Jetmir Jakupi
1. Ali Imran, 103.