Monday, June 30, 2014

Nuk agjëron pa arsye ndërsa kur vjen Dita e Bajramit pa turp thua 'Urime Festën e Bajramit'!


Nuk agjëron pa arsye ndërsa kur vjen Dita e Bajramit pa turp thua 'Urime Festën e Bajramit'!

Transmetohet se Ebu Musa El-Eshariu, radiallahu anhu, agjëronte në kohë të nxehtë, kështu që i është thënë atij: ''Ti je një njeri i vjetër.''1
Ai tha: ''Unë jam duke e përgaditur atë për një ditë të gjatë (domethënë për Ditën e Gjykimit).''

Burimi: ''Tenbih El-Ne'im El-Ghamr ala meuesim El-Umr'', fq.44 nga Imam Ibnul Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kjo ngase njeriut të moshuar i cili nuk ka mundësi të agjërojë apo agjëron por me vështirësi, të tillin Allahu subhanehu ue teala, e ka liruar nga agjërimi dhe në vend të agjërimit të tij, si shpagim e ka urdhëruar që sipas mundësisë për çdo ditë agjërimi të ushqejë nga një të varfër.
Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Dhe sa i përket atyre të cilët mund të agjërojnë me vështirësi (shembull një njeri i moshuar), ata kanë (një zgjedhje ose të agjërojnë ose) të ushqejnë një Miskin (njeri të varfër) (për çdo ditë).'' (El-Bekare, 184).

Thashë subhanAllah, të moshuar të cilët përkundër moshës dhe vështirësisë agjëronin nafile (agjërim vullnetar) në ditë të nxehta, brengoseshin dhe përgaditeshin për Ditën e Gjykimit, duke bërë sa më shumë vepra të mira, ndërsa sot në kohërat tona ne shohim njerëz të rinjë në moshë, të cilët nuk agjërojnë fare (pa arsye sheriatike) agjërimin e obligueshëm!
Thashë subhanAllah, si nuk i vjen turp një të riu (një të reje) i cili (e cila) nuk agjëron edhe pse e ka obligim, edhe pse nuk ka asnjë arsye që të mos agjërojë (si mosha, sëmundja, shtatëzënia etj) dhe po i njëjti (e njëjta) me krenari thotë se është musliman (muslimane) ndërsa nuk bën asnjë vepër të Islamit (as namaz, as agjërim, asgjë)!
Si ka mundësi që pa fije turpi i njëjti (e njëjta) Ditën e Bajramit, i thotë dikujt 'Urime Festën e Bajramit', kur asnjë ditë Ramazani nuk e ka agjëruar! Allahu subhanehu ue teala, i udhëzoftë të tillët. (Shënim nga Përkthyesi).

Sunday, June 29, 2014

A do të më dënojë Allahu mua pse po falem?! (Për ata që bëjnë Bidate)


A do të më dënojë Allahu mua pse po falem?! (Për ata që bëjnë Bidate)

Imam Seid Ibn Musejibi (1), Allahu e mëshiroftë, një herë e ka parë një njeri duke falur më shumë se dy rekate pas lindjes së diellit, duke bërë shumë ruku dhe sexhde, dhe prandaj ai e ndaloi atë (që të veprojë kështu).
Njeriu tha: ''O Ebu Muhamed, a do të më dënojë Allahu mua pse po falem?'' (Imam) Seidi tha: ''Jo, por Ai do të dënojë ty pse ke kundërshtuar Sunnetin.''

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, duke komentuar fjalët e Imam Seid Ibn Musejibit, ka thënë: ''Kjo është njëra prej përgjigjeve shumë të mira të dhëna nga Seid Ibn Musejibi, Allahu e mëshiroftë.
Është një armë e fortë kundër heretikëve (bidatçive) të cilët rekomandojnë shumë lloje të ndryshme të bidateve (risive) në fe në emër të dhikrit dhe namazit (duke i emëruar si dhikër dhe namaz).
Pastaj ata kritikojnë Pasuesit e Sunnetit për shkak se i kritikojnë ata, dhe i akuzojne ata për censurim të dhikrit dhe namazit, kur në fakt (Ehli Sunneti) vetëmse janë duke kritikuar kundërshtimin e (tyre ndaj) Sunnetit në çështjet si dhikri dhe namazi.''

Burimi: ''Es-Sunnen El-Kubra'', 2/466, nga Imam Bejhekiu; ''El-Musannef'', nr.4755 nga Imam Abdurrezaku; ''Es-Sunnen'', 1/116 nga Imam Darimiu. Shejh Albani, e ka cilësuar si të saktë, në ''Irva El-Ghalil'', 2/236.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Seid Ibn Musejibi, Allahu e mëshiroftë, ishte prej tabi'inëve - pra gjeneratës së dytë të muslimanëve. (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, June 28, 2014

Sot njerëzit vetëm bezdisen kur ju thua 'Ke frikë Allahun'


Sot njerëzit vetëm bezdisen kur ju thua 'Ke frikë Allahun'

Imam Sufjan Eth-Theuri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ne kemi takuar njerëz të cilët donin kur ju është thënë atyre: ''Ke frikë Allahun, Më të Lartin.''
Sot gjeni se njerëzit vetëm bëhen të bezdisur për këtë.''

Burimi: ''Min Ahlak Es-Selef'', fq.75-76 nga Shejh Ahmed Ferid.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, June 27, 2014

A është e mundur që një munafik të qajë nga frika e Allahut?!


A është e mundur që një munafik të qajë nga frika e Allahut?!

سُألَ عبّادٌ شميطَ بنَ عَجلان: هل يبكي المنافقُ؟ فقالَ: يبكي من رأسِهِ، فأما قلبُهُ فلا
حلية الاولياء 3/129

Imam Shumejt Ibn Axhlan, Allahu e mëshiroftë, është pyetur: ''A është e mundur që një munafik (hipokrit) të qajë (nga frika e Allahut)?''
Ai tha: ''Koka e tij qanë, por zemra e tij? Atëherë jo!''

Burimi: ''Hilje El-Evlija'', 3/129.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, June 26, 2014

Përzierja e burrave me gratë, është sikur përzierja e zjarrit dhe drunjëve


Përzierja e burrave me gratë, është sikur përzierja e zjarrit dhe drunjëve

قال شيخ الإسلام ابن تيمية رحمه الله:
فالرجال إذا اختلطوا بالنساء كان بمنزلة اختلاط النار والحطب " انتهى من "الاستقامة" (1/361)

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kur burrat përzihen me gratë, është sikur përzierja e zjarrit dhe drunjëve.''

Burimi: ''El-Istikame'', 1/361.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, June 25, 2014

Ato janë të nderuara dhe i kanë të drejtat e tyre


Ato janë të nderuara dhe i kanë të drejtat e tyre

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Gratë nuk janë një veshje që ju e veshni dhe e zhveshni sido që të ju pëlqen.
Ato janë të nderuara dhe i kanë të drejtat e tyre.''

Burimi: ''El-Lika Esh-Shehri'', 80.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, June 24, 2014

A munden Xhinnët të shfaqen në formë të njeriut apo kafshëve?


A munden Xhinnët të shfaqen në formë të njeriut apo kafshëve?

Duke u bazuar në hadithe të sakta, themi se Allahu subhanehu ue teala, ua ka dhënë mundësinë xhinnëve që të shfaqen në formë të njerëzve dhe kafshëve.

Imam Ibn Haxher El-Eskalani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: قال الحافظ ابن حجر رحمه الله:
وأنه – أي : الشيطان - قد يتصور ببعض الصور فتمكن رؤيته ، وأن قوله تعالى ( إِنَّهُ يَرَاكُمْ هُوَ وَقَبِيلُهُ مِنْ حَيْثُ لا تَرَوْنَهُمْ ) مخصوص بما إذا كان على صورته التي خُلق عليها ." فتح الباري " ( 4 / 489 )

''Ai, domethënë, Shejtani, mund të shfaqet në forma të ndryshme që mund të shihet.
Fjalët e Allahut, qoftë Ai i Lartësuar: ''Me të vërtetë, ai (Shejtani) dhe Kabiluhu (ushtarët e tij nga xhinnët ose fisi i tij) ju shohin juve, prej nga ju nuk i shihni ata.'' (El-A'raf, 27) - zbatohen (kanë për qëllim) vetëm në shikimin e tij në formën në të cilën Allahu e ka krijuar atë.''

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: قال شيخ الإسلام ابن تيمية - رحمه الله - :
والجن يتصورون في صور الإنس والبهائم ، فيتصورون في صور الحيات والعقارب وغيرها ، وفي صور الإبل والبقر والغنم والخيل والبغال والحمير ، وفي صور الطير ، وفي صور بني آدم ، كما أتى الشيطان قريشا في صورة سراقة بن مالك بن جعشم لما أرادوا الخروج إلى بدر ، قال تعالى ( وَإِذْ زَيَّنَ لَهُمْ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ وَقَالَ لا غَالِبَ لَكُمْ الْيَوْمَ مِنْ النَّاسِ وَإِنِّى جَارٌ لَكُمْ فَلَمَّا تَرَاءَتْ الْفِئَتَانِ نَكَصَ عَلَى عَقِبَيْهِ وَقَالَ إِنِّى بَرِىءٌ مِنْكُمْ إِنِّي أَرَى مَا لا تَرَوْنَ إِنِّى أَخَافُ اللَّهَ وَاللَّهُ شَدِيدُ الْعِقَابِ ) الأنفال/ 48 .
" مجموع الفتاوى " ( 19 / 44 ، 45 )

''Xhinni mund të shfaqet në formën e njeriut ose të kafshëve; ata mund të shfaqen në formën e gjarpërinjëve, akrepave dhe kështu me rradhë; ose në formën e deveve, gjedheve, deleve, kuajve, mushkave dhe gomarëve; ose në formën e zogjëve.
Ata gjithashtu mund të shfaqen në formë të njeriut, siç Shejtani erdhi tek Kurejshët në formën e Suraka Ibn Malik Ibn Xheshemit, kur ata deshtën të shkojnë në Bedër.
Allahu, qoftë i Lartësuar, thotë: ''Dhe (përkujto) kur Shejtani i bëri veprat e tyre të këqija t'iu duken të drejta atyre dhe tha: ''Askush nga njerëzimi nuk mund t'iu mposhtë sot ju (në Betejën e Bedrit), dhe në të vërtetë unë jam fqinji juaj (pra do të jem mbrojtës/ndihmës i juaji)!''
Por kur dy forcat u ballafaquan, ai iku dhe tha: ''Me të vërtetë, unë nuk kam asgjë të bëjë me juve. Me të vërtetë! Unë shohë çka nuk shihni ju. Me të vërtetë! Unë i frikësohem Allahut, sepse Allahu është ndëshkues i ashpër.'' (El-Enfal, 48).

Burimi: ''Fet'h El-Bari'', 4/489, nga Imam Ibn Haxheri, dhe ''Mexhmu El-Fetaua'', 19/44, 45, nga Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu i mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, June 16, 2014

Bidatçiu ka errësirë në fytyrën e tij, edhe sikur ai të lante fytyrën e tij tridhjetë herë në ditë


Bidatçiu ka errësirë në fytyrën e tij, edhe sikur ai të lante fytyrën e tij tridhjetë herë në ditë

Imam Abdullah Ibn Mubareku, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Një bidatçi ka errësirë në fytyrën e tij, edhe sikur ai do të lante fytyrën e tij tridhjetë herë në ditë.''

Burimi:  ''Sherh Usul I'tikad Ehli-Sunneh uel-Xhemah'', 284, nga Imam Lalakai, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, June 15, 2014

Pra le të qeshin munafikat pak në këtë botë e le të qajnë shumë në botën tjetër, si shpërblim i asaj që fituan


Pra le të qeshin munafikat pak në këtë botë e le të qajnë shumë në botën tjetër, si shpërblim i asaj që fituan

Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: فَلْيَضْحَكُوا قَلِيلًا وَلْيَبْكُوا كَثِيرًا جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ (82).
''Pra, le të qeshin pak (në këtë botë) e le të qajnë shumë (në botën tjetër), si shpërblim i asaj që fituan.'' (Et-Teube, 82).

Transmetohet nga Ibn Ebi Talha, se Ibn Abbasi, radiallahu anhu, në komentimin e këtij ajeti, ka thënë: ''Jeta është e shkurtër, kështu që le të qeshin ata (munafikët - hipokritët) sa të duan në të. Por kur të mbaron jeta dhe ata kthehen tek Allahu i Lartësuar, ata do të fillojnë të qajnë përgjithmonë pa fund.''

Burimi: ''Tefsir Ibn Kethir'', nga Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Mëkatet të shpiejnë në mosbesim


Mëkatet të shpiejnë në mosbesim

Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Disa nga Selefët kanë thënë:

''Mëkatet të shpiejnë në Kufër (mosbesim), puthjet në marrëdhënie (seksuale), këngët në zina (imoralitet), një shikim në rënien në dashuri, dhe një sëmundje në vdekje.''

Burimi: ''Ed-Da ued-Daua Fesl'', 49.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, June 14, 2014

Gruaja e edukuar mirë e tregon dashurinë ndaj burrit të saj, e rrespekton dhe i bindet atij



Gruaja e edukuar mirë e tregon dashurinë ndaj burrit të saj, e rrespekton dhe i bindet atij

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë: ''Një grua e edukuar mirë e tregon dashurinë ndaj burrit të saj dhe e rrespekton atë.
Nëse ai dëshiron diçka për t'u bërë, ajo e bën këtë, dhe në qoftë se ai nuk dëshiron diçka për t'u bërë, ajo nuk e bën atë.''1

Burimi: ''Ez-Zeuxh'', fq.19.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Dhe kjo është edhe fjala e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, kur është pyetur në lidhje me atë se cila është gruaja më e mirë.
Dhe është transmetuar se Ebu Hurejra (radiallahu anhu) ka thënë: عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ : قِيلَ لِرَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَيُّ النِّسَاءِ خَيْرٌ ؟ قَالَ : الَّتِي تَسُرُّهُ إِذَا نَظَرَ ، وَتُطِيعُهُ إِذَا أَمَرَ ، وَلَا تُخَالِفُهُ فِي نَفْسِهَا وَمَالِهَا بِمَا يَكْرَهُ .
رواه النسائي ( 3131 ) ، وصححه الألباني في " صحيح النسائي
''I është thënë të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem): ''Cila nga gratë është më e mira?''
Ai tha: ''Ajo e cila e bën të lumtur (burrin e saj) kur ai e shikon atë, i bindet atij kur ai i thotë që të bëjë diçka dhe që nuk vepron diçka që ai nuk e pëlqen sa i përket vetes ose pasurisë së saj në një mënyrë që ai nuk e pëlqen.'' (Transmeton Nesaiu, nr.3131. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, e ka cilësuar si të saktë në ''Sahih El-Nesai''). (Shpjegim i Përkthyesit).

Friday, June 13, 2014

Pra, ku është logjika?


Pra, ku është logjika?

Njëri nga Selefët, ka thënë: ''Dikush prej jush mund të shohë gabimet (defektet) e tij por ai ende e do veten e tij.
Ai pastaj e urren vëllaun e tij musliman në dyshim (domethënë pa qenë i sigurtë, sh.p.). Pra, ku është logjika?''1

Burimi: ''Min Ahlak Es-Selef'', fq.91 nga Shejh Ahmed Ferid.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, e urren vëllaun e tij musliman në lidhje me një vepër të keqe që nuk është i sigurtë se a e ka bërë ai apo jo, dhe nuk e arsyeton atë e as që mundohet paraprakisht ta këshillon atë (nëse është e nevojshme), ndërsa qartazi i sheh gabimet e veta dhe përkundër kësaj e do veten e tij dhe nuk brengoset.
Prandaj, ky dijetar i Selefit pyet se ku është logjika në këtë rast?! Ku është drejtësia këtu, derisa vëllaun musliman e urren në dyshim, ndërsa veten nuk e urren edhe pse e di se je i tillë?! (Shpjegim i Përkthyesit).

Thursday, June 12, 2014

Nëse dëshiron që propozimi i martesës të të pranohet, atëherë jepi një dhuratë nënës së vajzës


Nëse dëshiron që propozimi i martesës të të pranohet, atëherë jepi një dhuratë nënës së vajzës

Transmetohet se Imam Sufjan Eth-Theuri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse dëshiron që propozimi yt i martesës të të pranohet, atëherë jepi një dhuratë nënës (së vajzës me të cilën dëshiron të martohesh).''1

Burimi: ''Biografia e Sufjan Eth-Theurit'', fq.155-156.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kjo në shenjë rrespekti dhe mirësjelljeje ndaj nënës së saj, duke e pasur parasysh se është prej njerëzve më me vlerë në jetën e saj dhe një nga ndikueset më të mëdha për marrjen e vendimeve në jetën e saj.
Dhe nëpërmjet dhënies së dhuratave, do të krijohet një dashuri dhe rrespekt, siç transmetohet se ka thënë i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem: (تَهَادَوْا تَحَابُّوا) . رواه البخاري في "الأدب المفرد" وقال ابن حجر : إسناده حسن . وحسنه الألباني في صحيح الأدب المفرد (463)
''Shkëmbeni dhurata, ju do të doni njëri-tjetrin.'' (Transmeton Imam Buhariu në ''El-Edeb El-Mufred''. Imam Ibn Haxher Eskalani dhe Imam Albani, Allahu i mëshiroftë e kanë klasifikuar hadithin si të mirë. Shih në: ''Sahih El-Edeb El-Mufred'', 463). (Shpjegim i Përkthyesit).

Wednesday, June 11, 2014

Sa herë që Uthmani radiallahu anhu qëndronte mbi ndonjë varr, mjekrra e tij do të bëhej qull nga lotët


Sa herë që Uthmani radiallahu anhu qëndronte mbi ndonjë varr, mjekrra e tij do të bëhej qull nga lotët

Hani, robi i liruar i Uthmanit, radiallahu anhu, ka thënë: ''Sa herë që Uthmani (radiallahu anhu) qëndronte mbi ndonjë varr, mjekrra e tij do të bëhej qull (e lagur) nga lotët.''1

Burimi: ''El-Hilje'', 1/61.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kjo ishte nga frika ndaj Allahut subhanehu ue teala, dhe nga dënimi i varrit. Lusim Allahun subhanehu ue teala, që të na mbrojë nga dënimi i varrit. (Shpjegim i Përkthyesit).

Ruaju nga fama


Ruaju nga fama

Imam Abdullah Ibn Mubareku, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''(Imam) Sufjan Eth-Theuri më tha: ''Ke kujdes (ruaju) nga fama. Secilin që kam takuar më ka paralajmëruar (më ka tërhjekur vërejtjen) për famën.''1

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 7/260, nga Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kjo ngase zakonisht kur njerëzit bëhen të famshëm, i lënë anash obligimet ndaj Allahut subhanehu ue teala, dhe i bëjnë veprat që Ai subhanehu ue teala, i ka ndaluar, dhe të tillët bëhen mendjemëdhenjë.
Kemi me qindra e mijëra njerëz që kanë qenë dhe janë të famshëm dhe janë nga njerëzit më gjynahqarë në botë, prandaj edhe dijetarët kanë tërhjekur vërejtjen ndaj famës, dhe ata vetë janë ndier të kënaqur kur nuk janë njohur nga të tjerët (pra kur janë takuar me xhematlinjë dhe xhemati nuk e kanë njohur se ai person është filan dijetari). (Shpjegim i Përkthyesit).

Tuesday, June 10, 2014

Ndërsa neve nuk na duhen as 10 sekonda



Ndërsa neve nuk na duhen as 10 sekonda

Imami i Sunnetit, Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ndonjëherë unë do të kaloja tri vite duke menduar në lidhje me një pyetje të vetme, para se t'i jepja (asaj pyetje) një përgjigje.''1

Burimi: ''Menakib Ahmed'', fq.359.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Allahu e mëshiroftë Imam Ahmedin, njërin nga dijetarët më të mëdhenjë të muslimanëve, Imamin e Medh'hebit Hanbeli.
Me gjithë dijen e madhe të tij për të cilën dëshmon një Ummet i tërë, ai mendohej gjatë para se të jepte përgjigje për çështjet fetare, ndërsa ne sot fatkeqësisht 'ua kemi kaluar' në dije këtyre imamëve me sa shihet, pasiqë shumica prej nesh ende pa e ndëgjuar mirë pyetjen, e japim përgjigjen.
Ndërsa çështja e dhënies së fetuave (përgjigjeve në fe) është çështje serioze për të cilën ai që përgjigjet pa dituri bën gjynah të madh për të cilin do të dënohet.
Shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''T'iu përgjigjesh pyetjeve (fetare) pa dituri është prej gjynaheve më të mëdha.'' (Shpjegim i Përkthyesit).

Monday, June 9, 2014

Sa herë unë jam përpjekur që të heq syefaqësinë nga zemra ime, përveçse ajo ka mbirë në një formë tjetër


Sa herë unë jam përpjekur që të heq syefaqësinë nga zemra ime, përveçse ajo ka mbirë në një formë tjetër

Imam Jusuf Ibn El-Husejni, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Sa herë unë jam përpjekur që të heq rijanë (syefaqësinë) nga zemra ime, përveçse ajo ka mbirë (ka dalur) në një ngjyrë tjetër (pra në një formë tjetër).''

Burimi: ''Medarixh El-Salikin'', 2/92.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, June 8, 2014

Mos lejo që idetë e gabuara dhe lavdëratat e njerëzve të të mashtrojnë ty për realitetin tënd


Mos lejo që idetë e gabuara dhe lavdëratat e njerëzve të të mashtrojnë ty për realitetin tënd

Imam Halid Ibn Safuani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Mos lejo që idetë e gabuara dhe lavdëratat e njerëzve të të mashtrojnë ty për realitetin tënd.''1

Burimi: ''Ez-Zuhd El-Kebir'', fq.187.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, nuk duhet lejuar që idetë e gabuara dhe lavdëratat e njerëzve të të mashtrojnë në atë mënyrë sa që të harrosh se cili në realitet je. (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, June 7, 2014

Arsyeja pse disa gjëra në jetën tonë nuk bëhen dhe ne mërzitemi për to, ndërsa në fakt ato janë bekim nga Allahu


Arsyeja pse disa gjëra në jetën tonë nuk bëhen dhe ne mërzitemi për to, ndërsa në fakt ato janë bekim nga Allahu

قال ابن مسعود رضي الله عنه : " إن العبد لَيَهمّ بالأمر من التجارة والإمارة ، حتى ييسر له ، فينظر الله إليه فيقول للملائكة : اصرفوه عنه ، فإني إن يسرته له أدخلته النار ، فيصرفه الله عنه ، فيظل يتطيّر ( أي يتشاءم ) ، يقول : سبقني فلان ، دهاني فلان ، وما هو إلا فضل الله عز وجل " . ذكره ابن رجب في "جامع العلوم والحكم" (2/470) 

Ibn Mesudi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Një person mund të shpresojë për disa çështje të tregtisë ose pozitës së autoritetit, derisa ai është afër për të arritur atë, atëherë Allahu e shikon atë dhe i thotë engjëjve të Tij: ''Shmange (largoje) atë prej tij! Sepse nëse ai e arrin atë, Unë do ta dërgoj atë në Xhehennem!''
Kështu që Allahu e largon atë prej tij dhe ai (person) e konsideron atë si diçka të keqe, duke thënë: ''Kështu dhe kështu më ka goditur mua për atë, Kështu dhe kështu më mundi mua.''
Kur në fakt ajo është një bekim nga Allahu!1

Burimi: ''Xhamiul Ulum uel Hikem'', (2/470), nga Imam Ibn Rexheb El-Hanbeliu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Prej natyrës së njeriut është që kur nuk i plotësohen dëshirat e tij, i tilli dëshpërohet dhe e ndien veten të mërzitur që nuk i është realizuar dëshira, duke u ndier keq dhe duke u ankuar, ndërsa një gjë e tillë mund të jetë më hajr për të, prandaj edhe Allahu subhanehu ue teala, nuk ia plotëson atë dëshirë.
Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. Allahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.'' (El-Bekare, 216). (Shpjegim i Përkthyesit).

Friday, June 6, 2014

Kur dikush thotë ky dhe ky është Antropomorfist (Muxhesim), kemi ardhur në dijeni se ai person është një Xhehmi


Kur dikush thotë ky dhe ky është Antropomorfist (Muxhesim), kemi ardhur në dijeni se ai person është një Xhehmi

Imam Ali Ibn El-Medini (ka vdekur më 234 H) Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kur dikush thotë kështu dhe kështu është një Antropomorfist (Muxhesim), kemi ardhur në dijeni se ai (person) është një Xhehmi (1).''2

Burimi:  ''Sherh Usul I'tikad Ehli-Sunneh uel-Xhemah'', 306, nga Imam Lalikai, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Se kush janë Xhehmitë më gjërësisht mund të lexoni përgjigjen e Shejh Abdul Kadir Xhejlanit, Allahu e mëshiroftë, në këtë lidhje: http://jetmirjakupi.blogspot.com/2014/01/shejh-abdul-kadir-xhejlani-tregon-per.html
2. Ka qenë praktikë e Xhehmive që Ehli Sunnetin ta akuzojnë se janë Antropomorfista (Muxhesim) dhe Mushebih (përngjasues të Allahut me krijesat e Tij).
Dhe zakonisht në fjalët e tyre i gjen ata duke thënë: ''Kush thotë kështu dhe kështu është Muxhesim dhe Mushebih'' dhe ''Ky dhe ky është Muxhesim dhe Mushebih'', edhe pse ato fjalë që thuhen janë të argumentuara me Kur'an, Sunnet dhe me fjalët e dijetarëve të Selefit.
Edhe sot Pasuesit e Bidateve e akuzojnë Ehli Sunnetin me këto emra. (Shpjegim i Përkthyesit).

Thursday, June 5, 2014

I di njëqind virtyte, dhe nuk e di nëse e posedojë qoftë edhe një prej tyre


I di njëqind virtyte, dhe nuk e di nëse e posedojë qoftë edhe një prej tyre

Imam Junus Ibn Ubejdi (ka vdekur më 139 H) Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''I di njëqind virtyte, dhe nuk e di nëse e posedojë qoftë edhe një prej tyre.''

Burimi: ''Tehzib El-Kemel'', 32/524.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, June 4, 2014

A është e vërtetë se flokët dhe rrobat e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem egzistojnë edhe në kohën tonë?


A është e vërtetë se flokët dhe rrobat e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem egzistojnë edhe në kohën tonë?

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ne e dijmë se reliktet e tij (të të Dërguarit salallahu alejhi ue selem), të tillat si rrobat e tij, flokët dhe kështu me rradhë, kanë humbur dhe nuk është e lejuar për asnjërin që të vërteton se ndonjë prej tyre egziston me siguri.''

Burimi: ''Et-Tevesul'', fq.147.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, June 3, 2014

Dashuria ime për ta nuk më ka bërë mua që t'i mbështes ata kur janë gabim


Dashuria ime për ta nuk më ka bërë mua që t'i mbështes ata kur janë gabim

Uthman Ibn Affani, radiallahu anhu, ka thënë: ''Unë i dua të afërmit e mi dhe u jap atyre (nga paratë e mia), por dashuria ime për ta nuk më ka bërë mua që unë t'i mbështes (përkrah) ata kur ata ishin në gabim, më saktë i trajtojë ata njëjtë si gjithë të tjerët.''

Burimi: ''Tarih Et-Taberi'', 5/365, nga Imam Ibn Xherir Et-Taberiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, June 2, 2014

Nëse nuk më bindesh dhe shpërfill dëshirën time, atëherë mos u bëjë i pikëlluar në qoftë se nuk të bindem


Nëse nuk më bindesh dhe shpërfill dëshirën time, atëherë mos u bëjë i pikëlluar në qoftë se nuk të bindem

Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Më mbështet (përkrah) me këshillën tënde në vetmi, dhe shmang këshillën ndaj meje në publik.
Me siguri dhënia e këshillës në mesin e njerëzve është një lloj vërejtje (qortim i turpshëm), të cilën unë më mirë nuk do ta ndëgjojë.
Në qoftë se ti nuk më bindesh dhe e shpërfill dëshirën time, (atëherë) mos u bëjë i pikëlluar (mos u trishto) në qoftë se nuk të binden.''1

Burimi: ''El-Ahlak uel-Sijer'', nga Imam Ibn Hazmi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Prej rregullave të fesë Islame është se na mëson se këshilla duhet të jepet në vetmi, e jo në prezencën e të tjerëve, pasiqë ta këshillosh dikë para të tjerëve, është një lloj vërejtjeje dhe qortimi, në ç'rast ai që këshillohet do të ndihet i turpëruar dhe i nënçmuar, dhe i tilli nuk do e pranojë këshillën tënde me siguri dhe do të të kundërshtojë edhe nëse këshilla yte ka qenë me vend.
Dhe siç thotë Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, nëse nuk vepron në këtë mënyrë (pra ta këshillosh atë që gabon në vetmi e jo para të tjerëve), atëherë mos u pikëllo dhe as mos u çudit nëse nuk i binden këshillës tënde. (Shpjegim i Përkthyesit).