Sunday, June 29, 2014

A do të më dënojë Allahu mua pse po falem?! (Për ata që bëjnë Bidate)


A do të më dënojë Allahu mua pse po falem?! (Për ata që bëjnë Bidate)

Imam Seid Ibn Musejibi (1), Allahu e mëshiroftë, një herë e ka parë një njeri duke falur më shumë se dy rekate pas lindjes së diellit, duke bërë shumë ruku dhe sexhde, dhe prandaj ai e ndaloi atë (që të veprojë kështu).
Njeriu tha: ''O Ebu Muhamed, a do të më dënojë Allahu mua pse po falem?'' (Imam) Seidi tha: ''Jo, por Ai do të dënojë ty pse ke kundërshtuar Sunnetin.''

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, duke komentuar fjalët e Imam Seid Ibn Musejibit, ka thënë: ''Kjo është njëra prej përgjigjeve shumë të mira të dhëna nga Seid Ibn Musejibi, Allahu e mëshiroftë.
Është një armë e fortë kundër heretikëve (bidatçive) të cilët rekomandojnë shumë lloje të ndryshme të bidateve (risive) në fe në emër të dhikrit dhe namazit (duke i emëruar si dhikër dhe namaz).
Pastaj ata kritikojnë Pasuesit e Sunnetit për shkak se i kritikojnë ata, dhe i akuzojne ata për censurim të dhikrit dhe namazit, kur në fakt (Ehli Sunneti) vetëmse janë duke kritikuar kundërshtimin e (tyre ndaj) Sunnetit në çështjet si dhikri dhe namazi.''

Burimi: ''Es-Sunnen El-Kubra'', 2/466, nga Imam Bejhekiu; ''El-Musannef'', nr.4755 nga Imam Abdurrezaku; ''Es-Sunnen'', 1/116 nga Imam Darimiu. Shejh Albani, e ka cilësuar si të saktë, në ''Irva El-Ghalil'', 2/236.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Seid Ibn Musejibi, Allahu e mëshiroftë, ishte prej tabi'inëve - pra gjeneratës së dytë të muslimanëve. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment