Sunday, August 30, 2015

Nuk ka nevojë që të mohosh fenë tënde, në mënyrë që të tregohesh se nuk je 'terrorist' dhe 'ekstremist'


''Nuk ka nevojë që të mohosh fenë tënde, në mënyrë që të tregohesh se nuk je 'terrorist' dhe 'ekstremist'.''

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Saturday, August 29, 2015

Disa njerëz mund të lexojnë pikëllimin nga sytë e juaj edhe kur ju jeni duke qeshur


''Disa njerëz mund të lexojnë pikëllimin nga sytë e juaj edhe kur ju jeni duke qeshur.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, August 28, 2015

Edhe në gjumë i mbante sytë larg grave të huaja


Edhe në gjumë i mbante sytë larg grave të huaja

Imam Muhamed Ibn Sirini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë kurrë nuk i jam afruar ndonjë gruaje në gjumë dhe as duke qenë zgjuar përveç Ummu Abdullahut (do të thotë gruas së tij).''

Ai gjithashtu ka thënë: ''Me të vërtetë, unë e kam parë (njëherë) një grua në gjumë dhe mu bë e qartë se ajo nuk është e ligjshme për mua (pra është grua e huaj), kështu që unë i largova sytë e mi larg prej saj.''

Burimi: ''Tarih Bagdad'', 5/336, nga Imam Hatib El-Bagdadi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, August 27, 2015

A është i përbërë Allahu nga gjymtyrët dhe pjesët trupore (organet)?


A është i përbërë Allahu nga gjymtyrët dhe pjesët trupore (organet)?

Imam Uthman Ibn Seid Ed-Darimiu (ka vdekur më 280 H), Allahu e mëshiroftë, kur iu drejtohet grupeve të devijuara të cilët mohuan Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, dhe të cilët i akuzojnë Pasuesit e Sunnetit se janë Mushebih (pra që përngjasojnë Allahun me krijesat e Tij), thotë: ''Sa i përket kundërshtimit tuaj të ashpër te atyre besimtarëve të cilët pohojnë Cilësitë e Allahut - duke i konsideruar se janë ''ata të cilët janë të humbur (të çorientuar) dhe besojnë se Cilësitë (e Allahut) janë të përbëra nga gjymtyrët dhe pjesët trupore (organet)'', atëherë pretendimi juaj në lidhje me ta është gënjeshtër (pra po gënjeni, shpifni për ta).
Në fakt, ju jeni ata njerëz të cilët jeni të mirënjohur që synoni këtë gjë!''1

Thotë Imami, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu: ''Njerëzit të cilët pohojnë Cilësitë (e Allahut) pohojnë atë që ju e mohoni dhe ata nuk supozojnë (nuk mendojnë dhe as nuk besojnë) në lidhje me Cilësitë (e Allahut) përveç asaj që Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë pasur për qëllim, dhe ata nuk pretendojnë se Ai (Allahu) ka gjymtyrë dhe pjesë trupore (organe) siç pretendoni ju në lidhje me ta.
Megjithatë ju nuk keni turp në kundërshtimin e tyre (Pasuesve të Sunnetit) me gënjeshtra në mënyrë që të promovoni devijimin tuaj në mesin e njerëzve të paditur.''2

Burimi: ''Er-Redd ala Bishr El-Meris'', vëll.1, fq.374-375 nga Imam Uthman Ibn Seid Ed-Darimiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, ju jeni ata njerëz që kur përmenden Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, në atë formë sikurse ka ardhur në Kur'an dhe Sunnet, ju menjëherë aludoni dhe i akuzoni Pasuesit e Sunnetit se me ato Cilësi kanë për qëllim gjymtyrët dhe pjesët trupore (organet), e kjo është gënjeshtër, sepse Pasuesit e Sunnetit nuk thonë se Allahu përbëhet nga gjymtyrët dhe pjesët trupore (organet) siç akuzojnë të devijuarit nga mesi i Xhehmive, Esharive e Maturidive.
Kur ndonjërit prej grupeve të devijuara në këtë kohë i thua Allahu subhanehu ue teala, ka Dorë sepse Ai ka thënë për Veten e Tij dhe i Dërguari alejhi selam na ka njoftuar për këtë gjë në hadithe të sakta, i devijuari menjëherë të akuzon dhe thotë: ''Ju me Dorë keni për qëllim Gjymtyrët'', pra këtë ka për qëllim Imami kur thotë ato fjalë më sipër.
2. Këtu imami haptazi tregon se Pasuesit e Sunnetit nuk pretendojnë dhe nuk besojnë se Allahu subhanehu ue teala, përbëhet nga gjymtyrët dhe pjesët trupore (organet) dhe tregon se ata që i akuzojnë Pasuesit e Sunnetit me këto gjëra, në realitet janë duke gënjyer sepse nuk është e vërtetë akuza e tyre.
Edhe në këtë kohë disa Eshari e Maturidi të devijuar, kanë hapur tema dhe akuzojnë Pasuesit e Sunnetit me këto akuza, e edhe Imam Uthman Ibn Seid Ed-Darimiun e akuzojnë pikërisht për këto çështje, edhe pse shihet qartë nga fjalët e imamit që cekëm më lartë, se Imami nuk ka pasur besim të tillë, dhe se tregon se grupet e devijuara gënjejnë dhe shpifin në lidhje me Pasuesit e Sunnetit, andaj mos u mashtroni nga këta të devijuar. (Shpjegime të Përkthyesit).

Wednesday, August 26, 2015

Shijat kanë shkuar në ekstrem në lidhje me Aliun radiallahu anhu, ashtu sikurse të Krishterët me Isën alejhi selam


Shijat kanë shkuar në ekstrem në lidhje me Aliun radiallahu anhu, ashtu sikurse të Krishterët me Isën alejhi selam

Transmeton Imam Sha'biu, Allahu e mëshiroftë, prej Imam Alkames, Allahu e mëshiroftë, i cili ka thënë: ''Me të vërtetë, këta Shija (Rafidi) kanë shkuar në ekstrem në lidhje me Aliun (radiallahu anhu) ashtu sikurse të Krishterët kanë shkuar në ekstrem në lidhje me Isën (alejhi selam).''

Burimi: ''Kitab El-Sunneh'', 2/548 nga Imam Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbel, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, August 22, 2015

O Allah! Këta njerëz nuk më njohin mua, por Ti më njeh!


O Allah! Këta njerëz nuk më njohin mua, por Ti më njeh!

Ata Es-Sulejmi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''E kam ndëgjuar Xhafer Ibn Jezidin (Allahu e mëshiroftë) duke përmendur se njëherë një njeri ishte duke kaluar pranë një tubimi, kështuqë ata e lavdëruan atë.
Kur ai u largua prej tyre, tha: ''O Allah! Me të vërtetë këta (njerëz) nuk më njohin mua, por Ti më njeh!''

Burimi: ''Kitab Es-Semt'', fq.272, nga Imam Ibn Ebi Dunja, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, August 20, 2015

Nuk ka hoxhë pa gabime


Nuk ka hoxhë pa gabime

Imam Seid Ibn Musejibi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nuk ka asnjë njeri të nderuar, dijetar ose bamirës përveç se ai ka një mangësi.
Megjithatë, ka disa njerëz të cilëve ne nuk duhet t'jua përmendim gabimet e tyre, kjo është, atyre veprat e mira të të cilëve ua tejkalojnë gabimet e tyre.''1

Burimi: ''Sifetu Safve'', 2/81.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, atyre njerëzve të cilët kanë më shumë vepra të mira se sa gabime, nuk lejohet që t'ua përmendim gabimet e tyre. (Shpjegim i Përkthyesit).

Tuesday, August 18, 2015

Kushdo që kryen një mëkat duke qeshur, do të hyjë në Xhehennem duke qarë


Kushdo që kryen një mëkat duke qeshur, do të hyjë në Xhehennem duke qarë

Imam Bekr Ibn Abdullah El-Muzani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kushdo që kryen një mëkat duke qeshur, do të hyjë në Zjarr duke qarë.''1

Burimi: ''El-Hilje'', 6/185.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Ky është një kërcënim që mëkatet mos t'i marrim si shaka, si gjëra të vogla, ku mëkatari qeshë dhe tallet gjatë bërjes mëkat dhe e përmend mëkatin e tij para tjerëve duke u lavdëruar dhe krenuar sikur të ketë bërë diçka të mirë, ndërsa në realitet vetëm më shumë e ngarkon veten me mëkate. (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, August 15, 2015

Me të vërtetë, ndihem i turpëruar nga Allahu azze ue xhel që të praktikojë fenë bazuar në mendimin tim


Me të vërtetë, ndihem i turpëruar nga Allahu azze ue xhel që të praktikojë fenë bazuar në mendimin tim

Abdul Aziz Ibn Vekiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''(Imam) Atau (Allahu e mëshiroftë) ishte pyetur në lidhje me një çështje, kështu që ai kishte thënë: ''Unë nuk e di (përgjigjen).''

Pastaj i është thënë atij: ''A nuk mund të thuash diçka në lidhje me këtë çështje bazuar në mendimin tënd?''

Ai (Imam Ata Ibn Ebi Rebahu) kishte thënë: ''Me të vërtetë, ndihem i turpëruar nga Allahu (azze ue xhel) që unë të praktikojë fenë në tokë bazuar në mendimin tim.''

Burimi: ''Sunen'', 1/235, nr.108 nga Imam Darimiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, August 14, 2015

Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën për të rishkruar një fillim të mirë...


''Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën për të rishkruar një fillim të mirë, por ne mund të punojmë për të ardhmen dhe të përpiqemi për një përfundim të mirë.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, August 9, 2015

Mos u gëzo me fatkeqësinë e vëllaut tënd, sepse nesër mund të sprovohesh t'i me të njëjtën fatkeqësi


Mos u gëzo me fatkeqësinë e vëllaut tënd, sepse nesër mund të sprovohesh t'i me të njëjtën fatkeqësi

Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Mos shpreh gëzim me qëllim të keq ndaj fatkeqësisë së vëllaut tënd, sepse Allahu mund të ketë mëshirë për të dhe t'i mund të goditësh me atë gjë që je dëfryer (pra mund të sprovohesh t'i me të njëjtën vepër).''

Imam Begaviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Abdullah (Ibn Mes'udi) thoshte se fatkeqësia (vuajtja) është shpesh herë e lidhur me atë që një person e thotë.''1

Transmeton Tirmidhiu i cili ka thënë se është hadith hasen gharib; ''Sherh Es-Sunneh''.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, e thotë apo edhe gëzohet me fatkeqësinë e tjetrit, dhe e njëjta gjë i ndodhë pastaj atij, sikurse që është dëfryer me fatkeqësinë e vëllaut të tij.

Tuesday, August 4, 2015

Nëse Dexhalli shfaqet, bidatçitë do ta ndjekin atë


Nëse Dexhalli shfaqet, bidatçitë do ta ndjekin atë

Është raportuar se Imam Muhamed Ibn Sirini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:  ''Nëse Dexhalli shfaqet, unë besojë se heretikët (pasuesit e epsheve, bidateve) do ta ndjekin atë.''

Burimi: ''Sherh Usul I'tikad Ehlul-Suneh'', 1:131, të Imam Lalikait, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, August 3, 2015

Shtatë gjëra të rëndësishme që t'i kesh dhe japësh në martesën tënde


Shtatë gjëra të rëndësishme që t'i kesh dhe japësh në martesën tënde:

1. Dashurinë: Ndjenja speciale e cila të bën të ndihesh ngrohtë dhe mrekullueshëm. Andaj këtë dashuri shprehja bashkëshortit/bashkëshortës qoftë me vepra apo edhe me fjalë, dhe bërjani të ditur se e doni atë.

2. Rrespektin: Trajtoje bashkëshortin/bashkëshorten ashtu siç dëshiron t'i, të të trajtojë ai/ajo. Gjithnjë silluni mirë ndaj tij/saj dhe jepeni maksimumin që ai/ajo të ndihet i/e rrespektuar.

3. Vlerësimin: Bëhu falënderues për gjitha gjërat e mira të cilat bashkëshorti/bashkëshortja jote i bën për ty, dhe këtë bërjani të ditur se e vlerësoni mundin e tij/saj.

4. Lumturinë: Kënaqësi të plotë për çdo moment që e kaloni së bashku me fytyrë të buzëqeshur. Gjatë kohës kur jeni bashkë, gjithmonë silluni mirë me të dhe bëjeni të ndihet mirë.

5. Faljen: Zotësia të lësh gjërat të bëhen pa zemërim (pa iu zemëruar bashkëshortit/bashkëshortes tënde). Nëse keni ndonjëherë mosmarrëveshje mes vete, faljani njëri-tjetrit e mos u zemëroni asnjëherë.

6. Ndarja e gjërave: Gëzimi i dhënies pa menduar në marrjen. Gëzoje atë, jepi dhurata, por mos pritë se edhe ai/ajo do të të bëjë të njëjtën për ty. Pra, bëje këtë gjë nga vullneti yt e jo të presësh kompenzim për atë që bën për të.

7. Sinqeriteti: Kualiteti i të treguarit gjithmonë të vërtetën, pa pasur nevojë asnjëherë ta gënjesh bashkëshortin/bashkëshorten tënde.

Mos harroni se çfarë na ka porositur i Dërguari, salallahu alejhi ue selem:

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Besimtari me iman të plotë, është ai që është më i sjellshmi, dhe më i miri prej kush është ai që është më i miri për gratë e veta.''1

Transmetohet nga Ummu Seleme, radiallahu anha, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Ajo grua, e cila ndërron jetë duke qenë bashkëshorti i saj i kënaqur me të, do të hyjë në Xhennet.''2

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Transmetojnë Tirmidhiu, 1/217 dhe Ahmedi, 2/250. El-Silsilat El-Sahihah, 284.
2. Transmetojnë Ibën Maxhe, 1/595 dhe Hakimi, 4/173.

Saturday, August 1, 2015

Për ata që mendojnë se janë kaq të pafat në këtë jetë


Për ata që mendojnë se janë kaq të pafat në këtë jetë

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: انْظُرُوا إِلَى مَنْ أَسْفَلَ مِنْكُمْ وَلَا تَنْظُرُوا إِلَى مَنْ هُوَ فَوْقَكُمْ فَهُوَ أَجْدَرُ أَنْ لَا تَزْدَرُوا نِعْمَةَ اللَّهِ قَ

''Shiko në atë që është në një nivel (gradë) më të ulët se sa ti, dhe mos shiko në atë që është mbi ty (në gradë më të lartë se ti), ngase ajo mund të të ruajë nga përbuzja e bekimit të Allahut.''

Transmetojnë Buhariu, nr.6490 dhe Muslimi, nr.2963.

Përktheu: Jetmir Jakupi