Sunday, August 9, 2015

Mos u gëzo me fatkeqësinë e vëllaut tënd, sepse nesër mund të sprovohesh t'i me të njëjtën fatkeqësi


Mos u gëzo me fatkeqësinë e vëllaut tënd, sepse nesër mund të sprovohesh t'i me të njëjtën fatkeqësi

Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Mos shpreh gëzim me qëllim të keq ndaj fatkeqësisë së vëllaut tënd, sepse Allahu mund të ketë mëshirë për të dhe t'i mund të goditësh me atë gjë që je dëfryer (pra mund të sprovohesh t'i me të njëjtën vepër).''

Imam Begaviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Abdullah (Ibn Mes'udi) thoshte se fatkeqësia (vuajtja) është shpesh herë e lidhur me atë që një person e thotë.''1

Transmeton Tirmidhiu i cili ka thënë se është hadith hasen gharib; ''Sherh Es-Sunneh''.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, e thotë apo edhe gëzohet me fatkeqësinë e tjetrit, dhe e njëjta gjë i ndodhë pastaj atij, sikurse që është dëfryer me fatkeqësinë e vëllaut të tij.

No comments:

Post a Comment