Monday, August 3, 2015

Shtatë gjëra të rëndësishme që t'i kesh dhe japësh në martesën tënde


Shtatë gjëra të rëndësishme që t'i kesh dhe japësh në martesën tënde:

1. Dashurinë: Ndjenja speciale e cila të bën të ndihesh ngrohtë dhe mrekullueshëm. Andaj këtë dashuri shprehja bashkëshortit/bashkëshortës qoftë me vepra apo edhe me fjalë, dhe bërjani të ditur se e doni atë.

2. Rrespektin: Trajtoje bashkëshortin/bashkëshorten ashtu siç dëshiron t'i, të të trajtojë ai/ajo. Gjithnjë silluni mirë ndaj tij/saj dhe jepeni maksimumin që ai/ajo të ndihet i/e rrespektuar.

3. Vlerësimin: Bëhu falënderues për gjitha gjërat e mira të cilat bashkëshorti/bashkëshortja jote i bën për ty, dhe këtë bërjani të ditur se e vlerësoni mundin e tij/saj.

4. Lumturinë: Kënaqësi të plotë për çdo moment që e kaloni së bashku me fytyrë të buzëqeshur. Gjatë kohës kur jeni bashkë, gjithmonë silluni mirë me të dhe bëjeni të ndihet mirë.

5. Faljen: Zotësia të lësh gjërat të bëhen pa zemërim (pa iu zemëruar bashkëshortit/bashkëshortes tënde). Nëse keni ndonjëherë mosmarrëveshje mes vete, faljani njëri-tjetrit e mos u zemëroni asnjëherë.

6. Ndarja e gjërave: Gëzimi i dhënies pa menduar në marrjen. Gëzoje atë, jepi dhurata, por mos pritë se edhe ai/ajo do të të bëjë të njëjtën për ty. Pra, bëje këtë gjë nga vullneti yt e jo të presësh kompenzim për atë që bën për të.

7. Sinqeriteti: Kualiteti i të treguarit gjithmonë të vërtetën, pa pasur nevojë asnjëherë ta gënjesh bashkëshortin/bashkëshorten tënde.

Mos harroni se çfarë na ka porositur i Dërguari, salallahu alejhi ue selem:

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Besimtari me iman të plotë, është ai që është më i sjellshmi, dhe më i miri prej kush është ai që është më i miri për gratë e veta.''1

Transmetohet nga Ummu Seleme, radiallahu anha, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Ajo grua, e cila ndërron jetë duke qenë bashkëshorti i saj i kënaqur me të, do të hyjë në Xhennet.''2

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Transmetojnë Tirmidhiu, 1/217 dhe Ahmedi, 2/250. El-Silsilat El-Sahihah, 284.
2. Transmetojnë Ibën Maxhe, 1/595 dhe Hakimi, 4/173.

No comments:

Post a Comment