Thursday, August 27, 2015

A është i përbërë Allahu nga gjymtyrët dhe pjesët trupore (organet)?


A është i përbërë Allahu nga gjymtyrët dhe pjesët trupore (organet)?

Imam Uthman Ibn Seid Ed-Darimiu (ka vdekur më 280 H), Allahu e mëshiroftë, kur iu drejtohet grupeve të devijuara të cilët mohuan Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, dhe të cilët i akuzojnë Pasuesit e Sunnetit se janë Mushebih (pra që përngjasojnë Allahun me krijesat e Tij), thotë: ''Sa i përket kundërshtimit tuaj të ashpër te atyre besimtarëve të cilët pohojnë Cilësitë e Allahut - duke i konsideruar se janë ''ata të cilët janë të humbur (të çorientuar) dhe besojnë se Cilësitë (e Allahut) janë të përbëra nga gjymtyrët dhe pjesët trupore (organet)'', atëherë pretendimi juaj në lidhje me ta është gënjeshtër (pra po gënjeni, shpifni për ta).
Në fakt, ju jeni ata njerëz të cilët jeni të mirënjohur që synoni këtë gjë!''1

Thotë Imami, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu: ''Njerëzit të cilët pohojnë Cilësitë (e Allahut) pohojnë atë që ju e mohoni dhe ata nuk supozojnë (nuk mendojnë dhe as nuk besojnë) në lidhje me Cilësitë (e Allahut) përveç asaj që Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë pasur për qëllim, dhe ata nuk pretendojnë se Ai (Allahu) ka gjymtyrë dhe pjesë trupore (organe) siç pretendoni ju në lidhje me ta.
Megjithatë ju nuk keni turp në kundërshtimin e tyre (Pasuesve të Sunnetit) me gënjeshtra në mënyrë që të promovoni devijimin tuaj në mesin e njerëzve të paditur.''2

Burimi: ''Er-Redd ala Bishr El-Meris'', vëll.1, fq.374-375 nga Imam Uthman Ibn Seid Ed-Darimiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, ju jeni ata njerëz që kur përmenden Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, në atë formë sikurse ka ardhur në Kur'an dhe Sunnet, ju menjëherë aludoni dhe i akuzoni Pasuesit e Sunnetit se me ato Cilësi kanë për qëllim gjymtyrët dhe pjesët trupore (organet), e kjo është gënjeshtër, sepse Pasuesit e Sunnetit nuk thonë se Allahu përbëhet nga gjymtyrët dhe pjesët trupore (organet) siç akuzojnë të devijuarit nga mesi i Xhehmive, Esharive e Maturidive.
Kur ndonjërit prej grupeve të devijuara në këtë kohë i thua Allahu subhanehu ue teala, ka Dorë sepse Ai ka thënë për Veten e Tij dhe i Dërguari alejhi selam na ka njoftuar për këtë gjë në hadithe të sakta, i devijuari menjëherë të akuzon dhe thotë: ''Ju me Dorë keni për qëllim Gjymtyrët'', pra këtë ka për qëllim Imami kur thotë ato fjalë më sipër.
2. Këtu imami haptazi tregon se Pasuesit e Sunnetit nuk pretendojnë dhe nuk besojnë se Allahu subhanehu ue teala, përbëhet nga gjymtyrët dhe pjesët trupore (organet) dhe tregon se ata që i akuzojnë Pasuesit e Sunnetit me këto gjëra, në realitet janë duke gënjyer sepse nuk është e vërtetë akuza e tyre.
Edhe në këtë kohë disa Eshari e Maturidi të devijuar, kanë hapur tema dhe akuzojnë Pasuesit e Sunnetit me këto akuza, e edhe Imam Uthman Ibn Seid Ed-Darimiun e akuzojnë pikërisht për këto çështje, edhe pse shihet qartë nga fjalët e imamit që cekëm më lartë, se Imami nuk ka pasur besim të tillë, dhe se tregon se grupet e devijuara gënjejnë dhe shpifin në lidhje me Pasuesit e Sunnetit, andaj mos u mashtroni nga këta të devijuar. (Shpjegime të Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment