Friday, October 10, 2014
Edhe në qoftë se bëhesh sikur Sulejmani, t'i sërish do të përfundosh në një varr!
Edhe në qoftë se bëhesh sikur Sulejmani, t'i sërish do të përfundosh në një varr!
Në një poemë persiane në lidhje me dunjanë, thuhet:
''Pse t'i ecë me krenari/arrogancë, në këtë botë të pavlerë?
Edhe në qoftë se bëhesh sikur Sulejmani (1), t'i sërish do të përfundosh në një varr!''
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an, për Sulejmanin alejhi selam: ''Ne e vumë në provë Sulejmanin dhe vendosëm në fronin e tij një trup, por ai iu drejtua Zotit dhe tha: ''O Zoti im, më fal dhe më dhuro një pushtet që të mos e ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhurues i madh!''
Pastaj, Ne ia nënshtruam atij erën që të frynte me urdhërin e tij, andej nga të donte ai.
(Gjithashtu ia nënshtruam) edhe djajtë, ndërmjet të cilëve kishte ndërtues dhe zhytës në ujë, si dhe të tjerë të lidhur në pranga.
(Ne i thamë): ''Kjo është dhurata Jonë për ty, prandaj jep lirisht ose mos jep gjë prej saj, sepse nuk do të kesh kurrfarë llogarie për këtë!
Me të vërtetë, ai te Ne do të ketë vend të afërt dhe strehim të mirë (në jetën tjetër).'' (Sad, 34-40), dhe:
''Sulejmanit Ne ia nënshtruam erën, me të cilën udhëtimin e një muaji ai e bënte brenda një paraditeje ose një pasditeje. Ne i dhamë atij një burim të rrjedhshëm bakri të shkrirë dhe xhinde që i bëmë të punonin para syve të tij, me urdhërin e Zotit të tij.
Këdo prej tyre që largohet nga urdhri ynë, do ta bëjmë që të shijojë dënimin e Zjarrit. I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të drunjta) sikurse rezervuare, enë (kazane) të palëvizshme.'' (Es-Sebe, 12-13).
Pra, kur edhe Sulejmani alejhi selam me gjithë këtë mbretëri dhe bekime që Allahu subhanehu ue teala, ia dha atij, përfundoi në varr, çfarë mendon se të pret ty?!
Kur e di se përfundimi yt është në një varr, pse ecë dhe sillesh me krenari e mendjemadhësi! (Shpjegim i Përkthyesit).
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment