Wednesday, October 8, 2014
Allahu e mëshiroftë njeriun i cili i di kufijtë e tij!
Allahu e mëshiroftë njeriun i cili i di kufijtë e tij!
Një ditë Omer Ibn Abdul Azizi, Allahu e mëshiroftë, kishte ndëgjuar se djali i tij ka blerë një unazë për 1000 dirhem, kështu që ai shkroi një letër djalit të tij, duke i thënë:
''Më ka arritur (lajmi) mua se ke blerë një unazë 1000 dirhem, kështu që kur kjo letër të arrin ty, shite unazën dhe mbushi (ngopi) 1000 barqe (me ushqim - pra jepi sadaka)!
Pastaj blej një unazë për 2 dirhem dhe brendësia e saj duhet të jetë prej hekuri dhe gdhend në të fjalët që vijojnë:
''Allahu e mëshiroftë njeriun i cili i di kufijtë e tij!''
Burimi: ''Medarixh El-Salikin'', 2/331, nga Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment