Wednesday, October 22, 2014
Mos u shtir, Allahu do të të pyesë për të në Ditën e Gjykimit!
Mos u shtir, Allahu do të të pyesë për të në Ditën e Gjykimit!
Imam Er-Rebiu, Allahu e mëshiroftë ka thënë: ''(Imam) Hasani ishte duke i paralajmëruar (duke ua tërhequr vërejtjen) njerëzve dhe dikush psherëtiu (me zë të lartë) në praninë e tij (në mënyrë që njerëzit të mendojnë se ai i frikësohet Allahut), kështu që (Imam) Hasani tha:
''Allahu do të të pyesë në Ditën e Gjykimit se çfarë në të vërtetë ke menduar me atë.''1
Burimi: ''Kitab El-Ihlas uen-Nijeh'', 1/27.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Pra, përderisa Imam Hasani ishte duke i këshilluar njerëzit dhe duke ua tërhequr vërejtjen që të kenë kujdes nga veprat e këqija dhe t'i përmbahen veprave të mira, personi në fjalë psherëtiu me zë të lartë në praninë e Imamit në mënyrë që njerëzit të mendojnë se ai i frikësohet Allahut subhanehu ue teala.
Andaj, Imami duke e parë se vepra e atij personi nuk ishte e sinqertë, reagoi duke ia thënë ato fjalë.
Kjo është edhe këshillë e mirë që njeriu mos të shtiret së koti, pasiqë do të vjen dita kur Allahu subhanehu ue teala, do të na pyesë për çdo vepër dhe nuk do të mund të shtiremi para Tij. (Shpjegim i Përkthyesit).
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment