Friday, October 31, 2014
Kur besimtari do të gjejë rehati nga sprovat dhe vështirësitë?!
Kur besimtari do të gjejë rehati nga sprovat dhe vështirësitë?!
Imam Ibn Hasnevi, Allahu e mëshiroftë, ka transmetuar: حضرت أبا عبد الله أحمد بن حنبل وجاءه رجل من أهل خراسان فقال: يا أبا عبد الله قصدتك من خراسان أسألك عن مسألة قال له سل قال: متى يجد العبد طعم الراحة قال: عند أول قدم يضعها في الجنة
''Unë isha në prani të Imam Ahmedit kur një njeri nga njerëzit e Horosanit erdhi tek ai dhe tha: ''O Ebu Abdullah, kam ardhur tek ti prej Horosani për shkak se dëshiroja të të pyesë ty në lidhje me një çështje të caktuar.''
Imam Ahmedi, tha: ''Pyet.'' Ai tha: ''Kur besimtari do të gjejë shijen e rehatisë (pra, kur do ta shijojë rehatinë)?''
Imam Ahmedi, tha: ''Me hapin e parë të cilin ai e bën në Xhennet.''1
Burimi: ''Tabekat El-Hanabila'', 1/291.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Kjo dunja është dunja e sprovave, e vështirësive dhe padyshim se muslimanët do të sprovohen në të dhe do të kenë vështirësi në të.
Sikurse ka thënë i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem: ''Kjo botë është burg për besimtarin, dhe Xhennet për jobesimtarin.''(Transmeton Imam Muslimi, nr. 2956).
Pra, për muslimanin kjo dunja është një burg, dhe Xhenneti dhe kënaqësia e vërtetë e tij janë në botën tjetër, ndërsa sa i përket jobesimtarit, Xhenneti i tij është vetëm në këtë dunja, në të cilën ai i shijon kënaqësitë e saj, e pastaj fati i tij përfundimtar do të jetë poshtërimi dhe humbja, në Xhehennem në të cilin do të jetë përgjithmonë. (Shpjegim i Përkthyesit).
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment