Sunday, October 19, 2014

Nëse i braktis veprat e këqija, ai është vëllau im


Nëse i braktis veprat e këqija, ai është vëllau im

رأيتم لو وجدتموه في قليب، ألم تكونوا مستخرجيه؟ قالوا: بلى، قال: فلا تسبوا أخاكم واحمدوا الله عز وجل الذي عافاكم، قالوا: أفلا نبغضه؟ قال: إنما أبغضوا عمله فإذا تركه فهو أخي

Njëherë, Ebu Derda radiallahu anhu, kaloi pranë një grupi të njerëzve të cilët ishin grumbulluar rreth një njeriu duke e ofenduar dhe rrahur atë, dhe ai (Ebu Derda radiallahu anhu) tha:

''Çfarë mendoni se ju do të bënit në qoftë se ai do kishte rënë në një pus?'' - pyeti Ebu Derda. ''A nuk do të përpiqeshit që ta nxjerrni atë jashtë?''
''Sigurisht'' - ata thanë.
Ebu Derda radiallahu anhu, tha: ''Mos e ofendoni (fyeni) vëllaun tuaj dhe falënderoni Zotin i Cili ju ka ruajtur juve nga rënia në një mëkat të tillë.''
''A nuk e urren atë?'' - ata e pyetën Ebu Derden.

Ai u përgjigj duke thënë: ''Unë vetëm e urrejë atë të cilën ai e ka bërë (pra mëkatin e tij) dhe nëse ai e braktis praktikën (veprën) e tillë, ai është vëllau im.''1

Burimi: ''El-Musanef'', 11/180, nga Imam Ibn Ebi Shejbe, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Sa këshillë dhe veprim i mirë i Ebu Derdes radiallahu anhu. Sa veprim i mirë është mosngutja. Shumica e njerëzve fatkeqësisht, çdoherë kur ndëgjojnë për mëkatin e ndokujt, e sulmojnë dhe ofendojnë pa u munduar fare të reagojnë në të mirën e tij, që të tillin ta këshillojnë që të pendohet dhe të largohet nga veprat e këqija.
Përkundrazi, shumica e njerëzve nuk hezitojnë fare që ta sulmojnë dhe ofendojnë të tillin ndërsa as që mundohen ta këshillojnë! Sa veprim i shëmtuar është ky. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment