Sunday, March 29, 2015

Allahu iu ndihmon të drejtëve edhe nëse janë jobesimtarë


Allahu iu ndihmon të drejtëve edhe nëse janë jobesimtarë

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Allahu do të mbështesë (përkrah) shtetin e drejtë edhe nëse ai udhëhiqet nga jobesimtarët, por Allahu nuk do të mbështesë (përkrah) shtetin shtypës (tiran) edhe nëse ai udhëhiqet nga besimtarët.''1

Burimi: ''Mexhmu El-Fetaua'', 28/63.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Jobesimtari padyshim nëse nuk pendohet dhe vdes në atë gjendje, ai do të jetë përgjithmonë prej banorëve të Xhehennemit për dallim nga besimtari, por ajo që është për qëllim nga fjalët e Shejhul Islamit, është se Allahu subhanehu ue teala, do t'ju ndihmojë dhe mbështesë jobesimtarët të cilët janë të drejtë, në ato punë që janë të drejta dhe që nuk shkelen ligjet e Allahut subhanehu ue teala.
Kemi shembuj të tillë kur ndoshta njeriu nuk ka asgjë të bëjë me Islam, mirëpo ka mirësi në të (e ndihmon apo nuk e kundërshton/lufton Islamin dhe veprat e mira në përgjithësi), nga ana tjetër kemi njerëz të cilët janë të deklaruar si musliman, por e sulmojnë Islamin dhe muslimanët dhe nuk bëjnë vepra të mira, përkundrazi bëjnë vepra të këqija të cilat i ka ndaluar Allahu subhanehu ue teala.
Transmetohet nga i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, në një hadith kudsi se Allahu subhanehu ue teala, ka thënë: ''O robërit e Mi, unë ia kam ndaluar zullumin (padrejtësinë, keqbërjen) Vetes sime dhe e kam bërë atë haram ndërmjet jush, kështu që mos i bëni keq (padrejtësi) njëri-tjetrit.'' (Transmeton Imam Muslimi, nr.2577).
Allahu subhanehu ue teala, e di më së miri. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment