Tuesday, September 10, 2013

Shenjë e Xhehmijëve është se ata Ehli Sunnetin e quajnë ''Mushebih'' (Antropomorfist)



Shenjë e Xhehmijëve është se ata Ehli Sunnetin e quajnë ''Mushebih'' (Antropomorfist)

Imam Ibn Ebil Iz El-Hanefi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Shenjë e Xhehmijëve është se ata Ehli Sunnetin e quajnë ''Mushebih'' (Antropomorfist).''

Burimi: ''Sherh El-Akide Et-Tahavije'', fq.118.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Xhehmitë janë grupacion i devijuar, të cilët pretendojnë se imani është thjeshtë njohja e Allahut subhanehu ue teala. Ata kanë bërë kufër të madh sepse kanë thënë se Kur'ani nuk është fjala e Allahut subhanehu ue teala, por është e krijuar dhe i kanë mohuar emrat dhe cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, duke ua prishur kuptimin.
Andaj, dijetarët e selefit kanë bërë tekfir mbi këtë grup.
2. Mushebih apo antropomorfist, quhen ata që e përngjasojnë Allahun subhanehu ue teala, me krijesat e Tij, pra ata të cilët shembull thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka dorë dhe dora e Tij është sikurse dora e njeriut, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka fytyrë dhe fytyra e Tij është sikurse e krijesave të Tij.
Besimi i Ehli Sunnetit është se pohojnë atë që Allahu subhanehu ue teala, e ka përshkruar Veten e Tij në Kur'an, pa e përngjasuar Atë me krijesat, duke u bazuar në ajetin Kur'anor: ''Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.'' (Esh-Shura, 11).
Pra, Ehli Sunneti thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka dorë por dora e Tij nuk është sikur dora e krijesave të Tij, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka fytyrë, por fytyra e Tij nuk është sikur e krijesave të Tij (shënim i përkthyesit).

No comments:

Post a Comment