Tuesday, January 19, 2016

Kur bidatçiu të thotë: Eja të bisedojmë e debatojmë!


Kur bidatçiu të thotë: Eja të bisedojmë e debatojmë!

Transmetohet se dy burra nga mesi i pasuesve të epsheve dhe dëshirave (bidatçive) hyrën tek (Imam) Muhamed Ibn Sirini dhe thanë: ''O Ebu Bekr, na le neve që të flasim me ty.'' Ai tha: ''Jo.''
Ata thanë: ''Na le neve që të të recitojmë ty një ajet nga Libri i Allahut.''
Ai tha: ''Jo, ose ju do të ngriheni dhe do të largoheni prej meje ose unë do të ngrihem dhe do të largohem prej juve.''
Kështu që të dy burrat u ngritën dhe u larguan.

Burimi: ''Kitab El-Sheri'ah'', 5/255, nga Imam Ebu Bekr El-Axhuri dhe ''Usul I'tikad Ehli-Sunneh uel-Xhemah'', nga Imam Lalikai, Allahu i mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment