Sunday, November 16, 2014

Çfarë i ndodhi atij i cili gënjeu në lidhje me një Ëndërr?!


Çfarë i ndodhi atij i cili gënjeu në lidhje me një Ëndërr?!

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, transmeton: ''Një njeri erdhi tek (Imam Muhamed) Ibn Sirini (1), dhe tha: ''Unë kam parë një ëndërr në të cilën e kisha një gotë të mbushur me ujë në dorën time. Papritmas, gota u thye, me ujin e mbetur në të ashtu siç ishte (pra gjoja uji ka mbetur në dorën e tij).''

(Imam Muhamed) Ibn Sirini, i tha atij: ''Ke frikë Allahun! Me të vërtetë, t'i nuk ke parë një ëndërr të tillë. Unë nuk do të merrem në përgjegjësi për gënjeshtrën tënde, por kjo ëndërr do të thotë (pra komentimi/shpjegimi i saj është) se gruaja jote do të vdesë, dhe fëmija i saj do të mbijetoj.''

Kur njeriu u largua, ai tha: ''Pasha Allahun, ai është në të drejtë. Unë nuk kisha (parë) një ëndërr të tillë.''

Kur ai arriti në shtëpi, gjeti gruan e tij shtatzënë të vdekur, dhe fëmija i saj i posalindur kishte mbijetuar.''2

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 4/617, nga Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Muhamed Ibn Sirini, Allahu e mëshiroftë ishte prej tabi'inëve dhe kishte njohuri të madhe në lidhje me komentimin apo shpjegimin e ëndërrave.
2. Ky person kishte për qëllim talljen dhe nxënien ngushtë të Imam Muhamed Ibn Sirinit, Allahu e mëshiroftë. I tilli kishte harruar atë të cilën transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, e ka thënë: ''Një ëndërr është e varur në këmbën e një zogu derisa ajo të komentohet (shpjegohet). 
Sapo që ajo të komentohet (shpjegohet me saktësi), ndodhë sikurse është komentuar (shpjeguar).'' (Transmetojnë Imam Ebu Davudi dhe Imam Ibn Maxhe. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë e ka cilësuar hadithin si të saktë).
Imam Munavi, Allahu e mëshiroftë, gjatë komentimit të këtij hadithi, ka thënë: ''Kjo do të thotë se komentimi (shpjegimi i ëndërrës) do t'i ndodhë personit i cili e ka parë ëndrrën ose personit i cili është parë në ëndërr.'' (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment