Tuesday, November 18, 2014

E xhelozonin Shejhul Islam Ibn Tejmijen i cili ishte shpatë kundër Shirkut, dhe i cili kishte pasues të shumtë të cilët e donin...


E xhelozonin Shejhul Islam Ibn Tejmijen i cili ishte shpatë kundër Shirkut, dhe i cili kishte pasues të shumtë të cilët e donin...

Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, kur flet në lidhje me Shejhul Islam Ibn Tejmijen, ndër të tjera thotë: ''Një grup i fekihëve (juristëve) ishin xheloz ndaj Shejh Teki Ud Din Ibn Tejmijes (Shejhul Islamit), sepse ai kishte kontakte (lidhje) në Qeveri, dhe për shkak se ai i vetëm kujdesej për urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja, dhe për shkak se njerëzit e ndëgjonin atë që ai kishte për të thënë, dhe për shkak se ata e donin atë, dhe për shkak të numrit të madh të pasuesve të tij, dhe për shkak se ai qëndroi në të vërtetën, dhe për shkak të diturisë dhe veprave të tij.''

Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu ka thënë: ''Në po këtë muaj (të veçantë), Shejh Teki Ud Din Ibn Tejmije shkoi në xhaminë e El-Naruxhnit dhe i urdhëroi shokët e tij që të thyejnë shkëmbin (gurin), dhe gurëgdhendësit ishin gjithashtu me të.
Guri ishte në një lumë i cili ishte emëruar si Kalut. Njerëzit kishin shprehi ta vizitonin atë dhe bënin zotime për të. Ata e thyen atë dhe iu ofruan lehtësim Muslimanëve kundër shirkut që ishte atje.
Ai e pastroi dyshimin nga Muslimanët se e keqja e tij ishte e madhe.
Për shkak të këtyre llojeve të punëve (veprave që Shejhul Islami bënte), ata ishin xheloz ndaj tij dhe haptazi e tregonin armiqësinë e tyre.
Dhe ata e tregonin armiqësinë dhe xhelozinë e tyre për shkak të fjalës së tij në lidhje me Ibn Arabiun dhe pasimin e tij.
Megjithatë kjo nuk e kishte prekur (dëmtuar atë), e as që shqetësohej në lidhje me të, e as që ata mund ta dëmtonin atë. Ata nuk mund të gjenin asnjë gabim (të metë) tek ai (tek Shejhul Islami).
Më e shumta që ata bënë është se e futën në burg atë, por prap ai nuk i ndalte diskutimet në Egjipt dhe Sham.''1

Burimi: ''El-Bidaje Uen-Nihaje'', 14/52; 49 nga Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, kur bidatçitë e kohës së Shejhul Islam Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë, e xhelozonin dhe urrenin aq shumë Shejhul Islamin, çfarë mund të thuhet për këta të kohës sonë që janë më të këqinjë se sa të atëhershmit!
Në veprat dhe fjalët e tyre shihet xhelozia dhe mllefi i tyre ndaj Shejhul Islamit, i cili ishte shpatë kundër grupeve të ndryshme të devijuara. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment