Thursday, November 13, 2014

Pse Shejhul Islam Ibn Tejmije, nuk është martuar?


Pse Shejhul Islam Ibn Tejmije, nuk është martuar?

Pyetje: Pse Shejhul Islam Ibn Tejmije, nuk është martuar?

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut, Zotit të Botërave. Unë dëshmojë se nuk ka asnjë të denjë për adhurim përveç Allahut, dhe se Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij.

Ne nuk e dijmë se pse Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, nuk është martuar. Ai nuk është dijetari i vetëm i cili nuk është martuar. Ka një grup prej dijetarëve të cilët nuk janë martuar për një arsye ose një tjetër.
Disa dijetarë e kanë redaktuar edhe një libër me titull ''El-Ulema El-Uzab'' (Dijetarët beqarë)1 në të cilin janë përmendur një numër i madh i dijetarëve.
Sidoqoftë ne mendojmë mirë për ta dhe përpiqemi që të gjejmë justifikime (arsyetime) për ta. Mund të jetë që secili prej tyre kishte një arsye që askush nuk e di, dhe kështu me radhë.
Është e njohur megjithatë, se Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, është burgosur disa herë, përsëri dhe përsëri, kështu që kjo mund të jetë njëra nga arsyet e cila e ka parandaluar atë që të martohet.

Dhe Allahu e di më së miri.

Fetuaja me numër 88785, drejtuar Shejhut, Dr. Abdullah El-Fekihut, specialist në fikh dhe në gjuhë arabe.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Shejh Abdul Fetah Ebu Guda, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij ''El-Ulema El-Uzab El-Ledhine Etheru El-Ilm ala El-Zauaxh'' (Dijetarët beqarë të cilët preferuan diturinë e shenjtë mbi martesën), përmend disa dijetarë të mëdhenjë të cilët nuk janë martuar, si: Abdullah Ibn Ebi Naxhihun, Bishr Ibn El-Harith El-Hafiun, Imam Muhamed Ibn Xherir El-Taberiun, El-Zamakhsherin, Hani Ibn El-Sirinin, Ebu Ali El-Karijun, Ebu Sad El-Semanin, Imam Neveviun, Allahu i mëshiroftë të gjithë. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment