Saturday, April 12, 2014

Justifikoje vëllaun tënd në vend se ta sulmosh atë


Justifikoje vëllaun tënd në vend se ta sulmosh atë

Imam Muhamed Ibn Sirini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse diçka (e keqe) të arrin ty rreth vëllaut tënd (musliman), atëherë kërko një justifikim (shfajësim) për të.
Nëse t'i nuk gjen një justifikim për të, atëherë bëje një justifikim për të.''

Imam Xhafer Ibn Muhamedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse diçka që t'i nuk e pëlqen të arrin ty rreth vëllaut tënd (musliman), atëherë kërko një justifikim për të, deri në shtatëdhjetë justifikime (1).
Nëse ajo godet në shenjë (2), (atëherë mirë). Nëse jo, atëherë thuaj: 'Ndoshta ai ka një justifikim që unë nuk jam në dijeni për të.''(3)

Burimi: ''El-Xhami Li Shu'ab El-Iman'', 14/441-442.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Mundohu dhe kërko të gjesh deri në shtatëdhjetë justifikime (shfajësime) për atë gjë (fjalë apo lajm) të keqe që ndëgjon për vëllaun tënd musliman.
2. Pra, nëse e gjen justifikimin për atë (vepër të keqe) të vëllaut musliman, atëherë mirë - ke goditur cakun.
3. Sa këshilla me vend janë këto nga këta dy Imam të nderuar, Allahu subhanehu ue teala, i mëshiroftë.
Në të vërtetë, ky është shembulli më i mirë se si duhet të jenë muslimanët mes vete në rastet kur ne ndëgjojmë ndonjë fjalë (një lajm) të keq për ndonjë nga vëllezërit tanë musliman.
Ndërsa sot fatkeqësisht, me shumicën e muslimanëve ndodhë e kundërta, sapo të ndëgjojnë një fjalë (një lajm) të keq për vëllezërit e tyre musliman, qoftë ajo fjalë e vërtetë apo shpifje, manipulim apo keqkuptim, pa u vërtetuar fare ajo që pretendohet (shpesh herë shpifjet - gënjeshtrat e jobesimtarëve), menjëherë i përhapin ato fjalë në mesin e muslimanëve, duke mos u brengosur fare se sa dëmtohet (padrejtësisht) ndonjëri nga muslimanët në atë rast apo fare duke mos u brengosur për vërtetësinë e asaj fjale (apo lajmi).
Ndërsa Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjellë ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.'' (El-Huxhurat, 6).
Imam Taberiu, Allahu e mëshiroftë, gjatë komentimit të këtij ajeti Kur'anor, ka thënë: ''Mos nxitoni, së pari sigurohuni për vërtetësinë e lajmit dhe mos shpejtoni në përhapjen e tij dhe as mos merrni qëndrime pa i vërtetuar ato lajme, ngase ndodhë që ju të dëmtoni njerëz pa të drejtë.
Ndoshta lajmi ka qenë jo i vërtetë dhe ju do të pendoheni për veprimin tuaj të nxituar kundër njerëzve të pafajshëm.'' (''Xhamiul Bejan'', vëll.26, fq.123-125). (Shpjegime të Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment