Thursday, April 24, 2014

Është absurde të thuhet se ai i cili thotë për Allahun atë që është në Librin e Tij është Mushebih (një që përngjason Allahun me krijesat)


Është absurde të thuhet se ai i cili thotë për Allahun atë që është në Librin e Tij është Mushebih (një që përngjason Allahun me krijesat)

Imam Ibn Abdul Berr El-Maliki (ka vdekur më 463 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë: قال ابن عبد البر المالكي (ت. 463 هـ) : (ومُحالٌ أن يكون مَن قال عن اللهِ ما هو في كتابه منصوصٌ مُشبهًا إذا لم يُكيّف شيئا، وأقرّ أنه ليس كمثله شيء.

''Është absurde të thuhet se ai i cili thotë për Allahun atë që është në Librin e Tij është Mushebih (1), kur Ai nuk e përshkruan se si është (kejfije), dhe Ai pohon se asgjë nuk është si Ai.''(2)

Burimi: ''El-Istidhkar'', nga Imam Ibn Abdul Berri, 8/150.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Mushebih apo Muxhesim (antropomorfist), quhen ata që e përngjasojnë Allahun subhanehu ue teala, me krijesat e Tij, pra ata të cilët shembull thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Dorë dhe Dora e Tij është sikurse dora e njeriut, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Fytyrë dhe Fytyra e Tij është sikurse e krijesave të Tij etj.
Besimi i Ehli Sunnetit në Emrat dhe Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, është se pohojnë dhe besojnë atë me të cilën Allahu subhanehu ue teala, e ka përshkruar Veten e Tij në Kur'an dhe i Dërguari i Tij, salallahu alejhi ue selem, në hadithe të sakta, pa e përngjasuar Atë me krijesat, duke u bazuar në ajetin Kur'anor: ''Asnjë send nuk është si Ai; Ai është ndëgjuesi, shikuesi.'' (Esh-Shura, 11).
Pra, Ehli Sunneti thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Dorë por Dora e Tij nuk është sikur dora e krijesave të Tij, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Fytyrë, por Fytyra e Tij nuk është sikur e krijesave të Tij e kështu me rradhë për ato Cilësi për të cilat ka argumente nga Kur'ani dhe Sunneti. (Shpjegim i Përkthyesit).
2. Kjo është një kundërpërgjigje ndaj grupacioneve të devijuara (ndaj Xhehmive, Esharive, Maturidive) nga ky dijetar i madh i Ehli Sunnetit, pasiqë grupacionet e devijuara e akuzojnë Ehli Sunnetin se janë Mushebih (që e përngjasojnë Allahun me krijesat e Tij) edhe pse Ehli Sunneti nuk flet për kejfijen (domethënë nuk flasin për mënyrën - nuk i përshkruajnë Cilësitë e Allahut se si janë), por vetëm i pohojnë (i vërtetojnë) ato që thuhen në Kur'an dhe Sunnet. (Shpjegim i Përkthyesit).
3. Në linkun në vazhdim mund të lexoni shpjegimin nga Imam Ibn Abdul Berri, në lidhje me dallimin e besimit në Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, mes Ehli Sunnetit dhe grupacioneve të devijuara: http://jetmirjakupi.blogspot.com/2014/03/dallimi-mes-pasuesve-te-sunnetit-dhe.html

No comments:

Post a Comment