Thursday, April 10, 2014

Atëherë ti je më i miri prej tyre


Atëherë ti je më i miri prej tyre

Imam Vehb Ibn Munebihu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Musa (alejhi selam) iu ka thënë Izraelitëve: Sjelleni njeriun më të mirë nga mesi juaj. Ata sollën një njeri.
Ai (Musa) tha: Ti je më i miri i Izraelitëve. Ai pastaj tha: Kjo është ajo që ata pretendojnë.
Ai (Musa) tha: Shko dhe sjelle më të keqin prej tyre. Ai (njeriu) pastaj shkoi dhe u kthye i vetëm.
Ai (Musa) tha: A ke ardhur me më të keqin prej tyre? Ai (njeriu) tha: Unë nuk e njohë asnjërin prej tyre sikurse e njoh veten time (pra me këto fjalë ka dashur të thotë se nuk i ka konsideruar të tjerët më të këqinj se ai, pasiqë të metat e tij i ka ditur më mirë se ato të të tjerëve, sh.p.).
Ai (Musa) tha: Ti je më i miri prej tyre.''1

Burimi: ''Ez-Zuhd'', fq.63.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, ai njeri i cili i di dhe i pranon të metat dhe gabimet e veta dhe i cili nuk i konsideron të tjerët jashta tij si njerëz më të këqinj se veten e tij (duke i ditur të metat dhe gabimet e veta), ai është prej njerëzve më të mirë.
Ngase, njeriu së pari duhet të shikojë veten e tij dhe më të afërmit e tij të cilët i ka nën përkujdesjen e tij (pra duhet të kujdeset për ta dhe t'i udhëzojë për të mirë), para se të shikojë të metat dhe gabimet e të tjerëve dhe pastaj të gjykojë për të tjerët se a janë më të mirë apo më të këqinj se ai. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment