Monday, April 14, 2014

Ditën kur të gjitha fshehtësitë do të zbulohen dhe unë nuk do ta dijë se a do të shkoj në Xhennet apo në Xhehennem


Ditën kur të gjitha fshehtësitë do të zbulohen dhe unë nuk do ta dijë se a do të shkoj në Xhennet apo në Xhehennem

Është transmetuar nga Ebu Derda, radiallahu anhu, se ai ka thënë: ''Tri gjëra më bëjnë të qesh, dhe tri gjëra më bëjnë të qajë.

Ato të cilat më bëjnë të qesh janë, një njeri i cili i vë shpresat e tij në jetën e kësaj bote, ndërsa vdekja e ndjek atë, një njeri i cili është i pavëmendshëm (ndaj Zotit të tij) ndërsa (Zoti i tij) nuk është i pavëmendshëm ndaj tij, dhe një njeri i cili gjithmonë qesh ndërsa ai nuk e di nëse ai e ka kënaqur Allahun apo e ka zemëruar Atë.

Ajo që më bën të qajë është se jam i ndarë nga i dashuri im: Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) dhe nga grupa e tij (nga Sahabët), nga tmerret e kohës së vdekjes, dhe nga qëndrimi para Allahut azze ue xhel në Ditën kur fshehtësitë do të zbulohen dhe unë nuk do ta dijë se atëherë a do të shkoj në Xhennet apo në Xhehennem?''

Burimi: ''El-Zuhd ue El-Reke'ik'', 250, nga Imam Ibn Mubareku, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment