Askush nuk mund të tregojë gënjeshtra kundër të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem, përderisa unë jam gjallë!
Transmetohet se Imam Darekutni, Allahu e mëshiroftë, i cili ishte njëri nga Imamët e Hadithit - qëndroi në Bagdad si hatib dhe tha: ''O njerëz të Bagdadit! Askush nuk mund të tregojë gënjeshtra kundër të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem), ndërsa unë jam gjallë.''
Thotë Shejh Muhamed Salih El-Munexhid, Allahu e ruajtë: ''Këto fjalë tregojnë thellësinë e njohurive të tyre dhe të kuptuarit të Islamit, e cila ishte aq e madhe saqë njerëzit e së pavërtetës (së kotës) nuk mund ta sulmonin Islamin ose të fusnin në të gjëra të cilat nuk ishin pjesë e tij.''
Burimi: ''Pyetje dhe përgjigje në lidhje me Islamin'', vëll.1, fq.5 nga Muhamed Seid Abdurrahman.
Përktheu: Jetmir Jakupi
No comments:
Post a Comment