Wednesday, March 2, 2016

Istigatheja (kërkimi i ndihmës) prej atyre që janë gjallë dhe prezent a është shirk apo e lejuar?


Istigatheja (kërkimi i ndihmës) prej atyre që janë gjallë dhe prezent a është shirk apo e lejuar?

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Istigathe do të thotë të kërkosh ndihmë e cila është heqje (largim) i vështirësisë (mundimeve). Një qenie të krijuar mund t'i kërkohet ndihmë në lidhje me çështjet në të cilat ai është në gjendje të të ndihmojë, sikurse Allahu, qoftë i Lartësuar thotë: ''E, nëse ata ju luten që t'i ndihmoni për çështjen e fesë, atëherë jeni të detyruar t'u dilni në ndihmë.'' (El-Enfal, 72).

''Ai i grupit të vet i kërkoi ndihmë kundër atij të popullit armik.'' (El-Kasas, 15).

''Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira.'' (El-Ma'ide, 2).

Por në lidhje me atë që askush nuk mund ta bëjë përveç Allahut, duhet të kërkohet vetëm nga Allahu.''

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu ka thënë: ''Sa i përket asaj që askush nuk mund ta bëjë përveç Allahut, qoftë Ai i Lartësuar, nuk është e lejuar të kërkohet (ndihmë) nga askush përveç Allahut, qoftë Ai i Lartësuar; nuk duhet të kërkohet nga Engjujt apo nga Profetët apo nga dikush tjetër, dhe nuk është e lejuar t'i thuhet askujt tjetër përveç Allahut ''Më fal (gjynahet) mua'', ose ''Na jep shi'' ose ''Na mundëso neve fitore kundër jobesimtarëve'' ose ''Na i udhëzo zemrat tona'' dhe kështu me rradhë.
Sa i përket asaj që njerëzit janë në gjendje që ta bëjnë, ajo nuk hyn nën këtë rregull.''

Dhe Shejhul Islami, ka thënë: ''Sunneti është se një personi të gjallë mund t'i kërkohet që të bëjë dua (lutje), ashtu siç nga ai mund të kërkohet për ndonjë gjë tjetër për të cilën ai është në gjendje ta bëjë.
Sa i përket qenieve të krijuara të cilat nuk janë prezent (janë të papranishëm) ose janë të vdekur, ata (prej tyre) nuk duhet të kërkohet asgjë.''

Dhe Shejhul Islami, gjithashtu ka thënë: ''Gjërat të cilat askush nuk është në gjendje t'i bëjë përveç Allahut nuk duhet të kërkohet nga ndokush tjetër, të tilla sikurse rënia e shiut, shkaktimi i të lashtave të rriten, lehtësimi i shqetësimit, udhëzimi nga rrugët e gabuara (të devijuara), dhe falja e mëkateve.
Askush nga krijesat nuk është në gjendje t'i bëjë këto gjëra; askush nuk është në gjendje t'i bëjë ato përveç Allahut.''1

Burimi: ''Mexhmu El-Fetaua'', 1/103, 329, 344, 370 nga Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Në vazhdim do të jetë edhe një temë në lidhje me istigathen nga Imam Ahmedi për melekët, hadithin e Ibn Abbasit radiallahu anhu dhe shpjegimin e dijetarëve të Nexhdit - nxënësve dhe nipave të Shejh Muhamed Ibn Abdulvehabit (meqë ai akuzohet) dhe dyshimeve që i përhapin adhuruesit e varreve në lidhje me këto çështje. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment