Monday, March 14, 2016

Prej teje nuk kërkohet që të flasësh për ato gjëra!


Prej teje nuk kërkohet që të flasësh për ato gjëra!

Shumica e njerëzve flasin dhe mundohen ta 'mbrojnë' fenë pa dituri. Andaj i sheh të tillët të cilët dalin dhe japin deklarata të gabuara, me pretekstin se qëllimi i tyre është luftimi i 'ekstremizmit' dhe 'ekstremistëve'.
Më e mira do të ishte që secili njeri t'i përmbahej vetëm asaj për të cilën ka dituri, e të mos flasë për çështjet që nuk i takojnë, pasiqë Allahu subhanehu ue teala nuk na ka obliguar që të flasim për ato çështje për të cilat ne nuk kemi dituri.

''Allahu nuk e ngarkon (obligon) asnjë njeri përtej mundësisë së tij.''1

Pjesa më e madhe e atyre që flasin për gjëra për të cilat nuk kanë dituri, vetëmse thellohen edhe më keq në gjynahe, sepse sikurse transmetohet se Omer Ibn Abdul Azizi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kushdo që vepron pa dituri, më shumë bën dëm se sa dobi.''2

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. El-Bekare, 286.
2. ''El-Musanef'', 13/470 nga Imam Ibn Ebi Shejbe, Allahu e mëshiroftë.

No comments:

Post a Comment