Sunday, March 13, 2016
Nëse thua se trashëgimia është një e drejtë që të takon, atëherë edhe kujdesi ndaj prindërve është diçka që të takon
Nëse thua se trashëgimia është një e drejtë që të takon, atëherë edhe kujdesi ndaj prindërve është diçka që të takon
Ashtu sikurse shpreson që nga prindërit të marrësh trashëgiminë, poashtu edhe duhet të kujdesesh për ta.
Nëse thua se trashëgimia është një e drejtë që të takon, atëherë edhe kujdesi ndaj prindërve është diçka që të takon, pasiqë kujdesi ndaj prindërve është obligim në fenë Islame.
Ata prindër u kujdesën për ty, të rriten, të shkolluan e të martuan, e cila është mënyra jote t'ua kthesh këto të mira atyre?!
Transmetohet se një njeri kishte shkuar tek i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, dhe e kishte pyetur: ''O i Dërguar i Allahut, cilët njerëz më së shumti e meritojnë kujdesin dhe respektin tim?''
I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte përgjigjur: ''Nëna jote.'' Pastaj njeriu, kishte pyetur: ''E pas saj?'' I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte përgjigjur: ''Nëna jote.''
Njeriu kishte pyetur përsëri: ''E pas saj?'' I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte përgjigjur: ''Nëna jote.'' Njeriu kishte pyetur sërish: ''E pas saj?'' I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte përgjigjur: ''Babai yt.''1
Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Ne e kemi urdhëruar njeriun që t'i nderojë prindërit e vetë. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: ''Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë.''2
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Transmetojnë Buhariu, nr.5971 dhe Muslimi, nr.2548.
2. Llukman, 14.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment