Saturday, July 26, 2014

Ai që nuk e ka sjelljen e mirë, nuk ka asnjë bukuri


Ai që nuk e ka sjelljen e mirë, nuk ka asnjë bukuri

Imam Ibn Hibbani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Gjëja më e bukur është sjellja e mirë. Ai që nuk ka këtë, nuk ka asnjë bukuri.''1

Burimi: ''Er-Reuda'', fq.222.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Së pari sjellja jonë duhet të jetë në nivel të tillë nga e cila të tjerët do të na lakmojnë e mandej vijojnë gjërat tjera, ngase fatkeqësisht shohim shumë vëllezër dhe motra të cilët elhamdulilah kanë dituri në çështje të ndryshme të fesë, mirëpo sjelljen nuk e kanë aspak të mirë dhe aspak Islame.
Nuk është parë e as ndëgjuar që ndonjë prej gjeneratave të para të muslimanëve (sahabëve, tabi'inëve dhe tabi'tabi'inëve) apo dijetarëve tjerë musliman, të cilët kanë pasur sjellje vulgare, e që në fjalorin e tyre kanë përdorur sharje e ofendime siç po bëhet në të shumtën e rasteve në diskutime mes vëllezërve musliman, sidomos mes atyre që pretendojnë se janë Pasues të Sunnetit.
Dhe të mos harrojmë se Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Thirrë për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe diskuto me ata (me kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira.'' (En-Nahl, 125). (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment