Tuesday, July 22, 2014

Omer Ibn Hattabi radiallahu anhu - Ky është shembull i asketëve e jo të tillët


Omer Ibn Hattabi radiallahu anhu - Ky është shembull i asketëve e jo të tillët

Aishja, radiallahu anha, i pa disa të rinjë duke kaluar dhe ata ishin duke u lëkundur në ecjen e tyre.1
Ajo pyeti shoqëruesit e saj: ''Kush janë ata?'' Ata u përgjigjën: ''Këta janë asketët.''
Ajo radiallahu anha, tha: ''Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, kur ecte, ai ishte i shpejtë; kur ai fliste, ai ndëgjohej; në qoftë se ai e kishte goditur (dikë), do të dhimbte; nëse ai hante, ai do të hante deri në kënaqësi; dhe në të vërtetë ai ishte një njeri i devotshëm.''

Burimi: ''Medarixh El-Salikin'', 1/517, nga Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, ata ecnin në një mënyrë të ngadaltë, sikur duke u lëkundur, në këtë formë duke ua bërë me dije të tjerëve se ata janë të dalluar, se ata gjoja janë Asket. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment