Thursday, July 17, 2014

Budalla: Pyet për Kur'anin pa Sunnet


Budalla: Pyet për Kur'anin pa Sunnet

Është transmetuar se Imran Ibn Husejni, radiallahu anhu, ishte njëherë duke transmetuar një hadith në mesin e një grupi të njerëzve kur një njeri tha:

''Lëre këtë (domethënë hadithin) dhe na jep diçka nga Libri i Allahut (nga Kur'ani). Imrani tha: ''Ti je kokëtrashë (budalla).
A i gjen në Librin e Allahut hollësitë e namazit? A i gjen në Librin e Allahut hollësitë e agjërimit?!
Ky Kur'an i përshkruan këto gjëra, dhe Sunneti i shpjegon ato.''1

Burimi: ''Dhemul Kelam ue Ahlihi'', 244, nga Shejhul Islam Ebu Ismail El-Haravi El-Ensari (ka vdekur më 481 H), Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Zakonisht kur Pasuesit e Sunnetit i përmendin hadithet (fjalët dhe veprat e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem), i gjen injorantët dhe Pasuesit e Bidateve të cilët kundërshtojnë hadithin dhe thonë se kjo e kjo vepër nuk shkruan (nuk thuhet) në Kur'an!
Kjo është njëherit një kundërpërgjigje ndaj një grupi të devijuar të quajtur ''El-Kur'anijun'' (Kur'anitët), të cilët pretendojnë se pranojnë vetëm Kur'anin dhe e mohojnë Sunnetin (hadithet) tërësisht, dhe injorantët e mjerë nuk e kanë parasysh se është Sunneti ai që i shpjegon gjitha çështjet e fesë islame, duke u nisur nga abdesi, namazi, agjërimi e kështu me rradhë.
Allahu subhanehu ue teala, në Kur'an qartazi ka shpjeguar se duhet të pasojmë të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, në thëniet dhe veprat e tij. Ai thotë: ''Çfarëdo që t'ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t'ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.'' (El-Hashr, 7).
Dhe: ''Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit! Kujdes! Nëse nuk ia vini veshin, ta dini se i Dërguari ka për detyrë vetëm të përçojë shpalljen e qartë!'' (El-Maide, 92).
Dhe: ''Po kështu, (për të plotësuar mirësinë Time ndaj jush) ju kam sjellë një të Dërguar, nga mesi juaj, i cili ju lexon shpalljet Tona, ju pastron (nga gjynahet), ju mëson Librin (Kuranin) dhe Hikmeh (Urtësinë që ka për qëllim Sunnetin, Ligjet Islame dhe Fikhun) dhe ju mëson ato gjëra që nuk i keni ditur.'' (El-Bekare, 151). Dhe ajete tjera e hadithe që flasin në këtë tematikë. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment