Thursday, July 3, 2014

Si të mos qajë, kur një derë për Xhennet më është mbyllur mua?


Si të mos qajë, kur një derë për Xhennet më është mbyllur mua?

Rifah Ibn Ijasi, ka thënë: ''E kam parë Harith El-Uklin, duke ecur në funeralin (xhenazen) e nënës së tij dhe duke qarë.
Ai është pyetur: ''Pse po qanë?'' Ai tha: ''Pse të mos qajë, kur një derë për Xhennet më është mbyllur mua?''1

Burimi: بر الوالدين.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kjo pasiqë sikurse ka thënë i Dërguari salallahu alejhi ue selem, Xhenneti është nën këmbët e saj.
Transmetohet nga Muavije Ibn Xhahime El-Sulemi, i cili kishte dashur të shkojë në xhihad dhe pasiqë e kishte pyetur i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, se a e ka nënën gjallë dhe ai ia kishte pohuar atë, atëherë i Dërguari salallahu alejhi ue selem, i kishte thënë: ''Kthehu mbrapa dhe nderoje atë (qëndro pranë këmbëve të saj), sepse aty është Xhenneti.'' (Transmeton Ibn Maxhe, nr.2781. Shejh Albani, e ka cilësuar si të saktë në ''Sahih Sunen Ibn Maxhe'').

Ndërsa tek Imam Nesaiu, Allahu e mëshiroftë, qëndron me këto fjalë: ''Qëndro me të, sepse Xhenneti është nën këmbët e saj.'' (Transmeton Nesaiu, 3104. Shejh Albani, e ka cilësuar si të saktë në ''Sahih El-Nesai''). (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment