Wednesday, July 9, 2014

Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju!


Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju!

Një burrë u përpoq të josh një grua në shkretëtirë të hapur natën, por ajo refuzoi.

''Janë vetëm yjet që të na shohin neve'', tha ai.

''E çfarë në lidhje me Atë i cili i vendosi ato aty?'', ajo u përgjigj.1

Burimi: ''Çelësi për Xhennet'', fq.64, nga Imam Ibn Rexheb El-Hanbeliu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, Allahu subhanehu ue teala, i sheh dhe i di të gjithat, sikurse ka thënë në Kur'an: ''Allahu është Një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është Mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumi.'' ( El-Bekare, 255).

Dhe: ''Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju!'' (Hud, 123). (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment