Thursday, July 24, 2014

Engjujt nuk u ndien të turpëruar të thonë se nuk kanë dituri përveç asaj që Allahu i ka mësuar, ndërsa t'i ndihesh i turpëruar të thuash!


Engjujt nuk u ndien të turpëruar të thonë se nuk kanë dituri përveç asaj që Allahu i ka mësuar, ndërsa t'i ndihesh i turpëruar të thuash!

Imam Shabiu, Allahu e mëshiroftë, u pyet në lidhje me një çështje, kështu që ai tha: ''Unë nuk jam mirë i përgaditur (i ditur) për të.'' (domethënë nuk e di).

Shokët e tij atëherë i thanë atij: ''Ne u ndiem të sikletosur (të turpëruar) në emër tëndin.''1

Kështu që ai tha: ''Por engjujt nuk u ndien të sikletosur (të turpëruar) kur ata thanë: ''Ne nuk kemi dituri përveç asaj që Ti na ke mësuar.'' (El-Bekare, 32).2

Burimi: ''Ilem El-Muvekin'', fq.218 nga Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Qëllimi i shokëve të Imamit ishte se, duke qenë se Imam Shabiu kishte dituri të madhe, si është e mundur (sipas tyre) që të thotë se nuk e di këtë çështje!
2. Kur engjujt nuk janë ndier në siklet (nuk ju ka ardhur turp) që të pranojnë se nuk kanë dituri përveç asaj që Allahu subhanehu ue teala, ua ka mësuar atyre - kur dijetarët e mëdhenjë për dijen e madhe të të cilëve dëshmon Ummeti, nuk janë sikletosur (nuk ju ka ardhur turp) që të thonë se nuk kanë dituri për ato që nuk kanë ditur, atëherë pse neve të na vijë siklet dhe turp që për ato çështje për të cilat nuk kemi dituri, të themi se nuk dijmë? (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment