Tuesday, July 5, 2016

Në të vërtetë ti je përçarësi!


Në të vërtetë ti je përçarësi!

Mos e akuzo dikë që agjëron sot se është përçarës, sepse edhe ai bazohet në hadithe të sakta. Për çfarë përçarjesh na flet ti!

A nuk ishe ti prej atyre që thoje se dhikri me xhemat është bidat, e sot ulesh dhe vetë e praktikon këtë bidat!

A nuk ishe ti prej atyre që thoje se namazi duhet të falet me tekbire, e sot ti e vepron të kundërtën!

A nuk ishe ti prej atyre që thoje se ata janë bidatçi, e sot i konsideron ata prej njerëzve të cilëve po duheshka 'të ju bindemi'!

Për sa e sa bidate ke folur në të kaluarën, e sot ti të gjitha i vepron! Kush është në të vërtetë është përçarësi, ti që së pari i shkaktoje fitnet e mandej për interesa tuajat i 'ndryshoje mendimet' apo ai që bazohet në hadith të saktë?!

Mendimin tënd mbaje dhe praktikoje, mund edhe të veprosh si të duash mirëpo mos e akuzo askë për diçka për të cilën kanë argument.
Edhe njëherë ua urojmë festën atyre vëllezërve dhe motrave që sot e kanë festuar atë duke u bazuar në shpjegimet që disa dijetarë iu kanë bërë haditheve, ndërsa atyre që kanë agjëruar sot Allahu ua pranoftë agjërimin dhe ibadetet tjera.

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment