Monday, December 8, 2014

A do t'i shohim ne në jetën tonë Imam Mehdiun, Dexhallin dhe Isaun alejhi selam (a është afër ardhja e tyre)?


A do t'i shohim ne në jetën tonë Imam Mehdiun, Dexhallin dhe Isaun alejhi selam (a është afër ardhja e tyre)?

Pyetje: Unë kam lexuar shumë shenja në lidhje me shfaqjen e (Imam) Mehdiut, Dexhallit dhe Profetit Isa (alejhi selam).
Shenja të cilat Profeti i Shenjtë (salallahu alejhi ue selem) i ka parashikuar.
Këto shenja më kanë befasuar mua sepse pothuajse të gjitha ato janë realizuar (shfaqur), ose janë duke ndodhur në këtë moment.
Shenja të tilla si koha do të kalojë shpejtë, pirja e verës do të rritet, kurvëria (imoraliteti) do të rritet (shtohet), këndimi do të bëhet i zakonshëm dhe shumë më tepër.

Pyetja ime është: A mendoni ju se ardhja e ndonjërit prej tre njerëzve të përmendur më lartë është afër dhe mund të ndodhë në jetën tonë? Faleminderit.

Përgjigje: Falëndërimi i takon Allahut.

Shfaqja e këtyre tri shenjave, Mehdiut, Dexhallit dhe zbritjes së Isaut (alejhi selam), padyshim do të ndodhin, sikurse është përmendur në transmetimet sahih (të sakta).
Këto tri shenja do të shfaqen brenda një hapësire të shkurtër kohore (është për qëllim do të shfaqen njëra pas tjetrës, e nuk është për qëllim se do të shfaqen sigurt në këtë kohë, sepse kur do të ndodhë kjo vetëm Allahu e di, sh.p.), sikurse Isa (alejhi selam) do të falet pas Mehdiut, dhe do të vrasë Dexhallin, sikurse është transmetuar në hadithe sahih (të sakta). Sa i përket asaj se kur kjo do të ndodhë, Allahu e di më së miri këtë.
Ndërsa a do të ndodhë kjo së shpejti, tekstet duket të tregojnë këtë, por pyetja se a do të ndodhë në jetën tonë ose pas është pjesë e Gajbit (të padukshmës), të cilën askush përveç Allahut nuk e di.
Muslimani duhet të kërkojë strehim tek Allahu nga fitnet në përgjithësi, dhe prej fitnes së Dexhallit në veçanti; ai duhet t'i lutet Allahut, haptazi dhe fshehurazi, që t'i ndihmojë atij të mbetet i palëkundur në këtë botë dhe në tjetrën.

Shejh Muhamed Salih El-Munexhid, Allahu e ruajtë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment