Sunday, October 20, 2013

A jemi ne Mushebih dhe Muxhesim (Antropomorfist)?



A jemi ne Mushebih dhe Muxhesim (Antropomorfist)?

Imam Ebu Is'hak Ibn Shakla El-Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, i kishte thënë Ebu Sulejman Ed-Dimeshkit, njërit prej pasuesve të Ibn Kulabit, Allahu e mëshiroftë, gjatë një debati mes atyre dyve, kur Ebu Sulejmani i kishte thënë atij: ''Ti je Mushebih1.''
Imam Ibn Ebi Shakla, i ishte përgjigjur: ''Zoti na ruajtë! Mushebih është ai i cili thotë se Fytyra (e Allahut) është sikur fytyra ime dhe Dora (e Allahut) është sikur dora ime.
Por ne themi: ''Ai ka Fytyrë ashtu si Ai ka afirmuar (pohuar) fytyrë për Veten e Tij, dhe Ai ka Dorë ashtu si Ai ka afirmuar (pohuar) Dorë për Veten e Tij, (Asnjë send nuk është si Ai; Ai është ndëgjuesi, shikuesi. (Esh-Shura, 11)).
Kushdo që thotë këtë, është me të vërtetë i sigurtë.''

Burimi: ''Tabakat El-Hanabilah'', nga Imam Ibn Ebi Jala, 3/239.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Mushebih apo Muxhesim (antropomorfist), quhen ata që e përngjasojnë Allahun subhanehu ue teala, me krijesat e Tij, pra ata të cilët shembull thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka dorë dhe dora e Tij është sikurse dora e njeriut, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka fytyrë dhe fytyra e Tij është sikurse e krijesave të Tij.
Besimi i Ehli Sunnetit është se pohojnë atë që Allahu subhanehu ue teala, e ka përshkruar Veten e Tij në Kur'an, pa e përngjasuar Atë me krijesat, duke u bazuar në ajetin Kur'anor: ''Asnjë send nuk është si Ai; Ai është ndëgjuesi, shikuesi.'' (Esh-Shura, 11).
Pra, Ehli Sunneti thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka dorë por dora e Tij nuk është sikur dora e krijesave të Tij, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka fytyrë, por fytyra e Tij nuk është sikur e krijesave të Tij (shënim i përkthyesit).

No comments:

Post a Comment