Sunday, April 5, 2015

Sikur Allahu të lejonte që Hauarixhët të sundonin sipas rregullave të tyre


Sikur Allahu të lejonte që Hauarixhët të sundonin sipas rregullave të tyre

Imami, Tabi'ini Vehb Ibn Munebihu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kam arritur (një epokë) të hershme të Islamit.

Pasha Allahun! Hauarixhët asnjëherë nuk kanë pasur një grup, përveç se Allahu i Plotëfuqishëm, i ka ndarë ata për shkak të keqes në të cilën ishin ata.

Nuk kishte asnjë prej tyre i cili e kishte bërë të njohur mendimin (qëndrimin) e tij, përveç se Allahu i Plotëfuqishëm, ia ka goditur (thyer) qafën atij.

Ummeti (si i tërë) asnjëherë nuk janë mbledhur së bashku (nuk kanë rënë dakord) qoftë edhe me një person nga Haurixhët.

Sikur Allahu i Plotëfuqishëm, të lejonte që Hauarixhët (të sundonin) sipas mënyrave (rregullave) të tyre:

Korrupsioni (derdhja e gjakut) do të përhapej në të gjithë tokën.
Rrugët do të ndërpriteshin (nuk do lejohej qarkullimi, rrespektivisht do të kishte sulme që do bënin të pamundshme të ndihesh i sigurtë të udhëtosh, sh.p.).
Haxhi drejt Shtëpisë së Allahut do të ndalohej.
Ligjet e Ditës së Injorancës do të kishin mbizotëruar.
Kështu që edhe njerëzit do të ktheheshin përsëri në kërkimin e ndihmës (nga xhinnët) në majë të malit (domethënë do të ktheheshin përsëri në adhurimin e idhujve) siç ishte në ditët e injorancës.

Nëse më shumë se 10 apo 20 burra do të mblidheshin së bashku, nuk do të ishte asnjë (nuk do të mbetej asnjë) prej tyre, përveç se ai do t'i thërriste njerëzit drejt tij që ta bëjnë atë Halife.

Nëse secili prej tyre do të kishte më shumë se 10.000 pasues, ata do të luftonin mes vete, dhe do të bënin Tekfir njëri-tjetrin (do ta konsideronin kafira - jobesimtarë njëri-tjetrin).

Kështu që njeriu nuk do të zgjohej, përveç se ai do të kishte frikë për veten e tij, fenë e tij, jetën e tij, familjen dhe pasurinë e tij, duke mos e ditur me kë të bashkohet (rreshtohet).''

Burimi: ''Tarih Dimeshk'', 63/383, nga Imam Ibn Asakiri, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment